Pas sulmit në Kuvendin e PD, Ibsen Elezi zbulon deputetin me shtëpi 450 mijë €

April 30, 2018 14:51

Pas sulmit në Kuvendin e PD, Ibsen Elezi zbulon deputetin me shtëpi 450 mijë €

 

Deklaratat e ish-kryetarit të degës lokale të PD në Kukës, Ibsen Elezi, në Kuvendin Kombëtar të PD, ishin lajmi i ditës duke kaluar në plan të dytë dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Elezi tha se PD ka deputetë të korruptuar që kanë shtëpi nga 450 mijë euro.

Sot ai shkoi edhe më tej kur në studion e Report TV tha se mjafton të shohësh makinat luksoze të deputetëve për të kuptuar se si i kanë bërë paratë.

Demokrati tha se Flamur Noka është vetëm njëri prej këtyre deputetëve.

Çfarë prodhoi Kuvendi Kombëtar dje?

Prodhoi një statut të ri me ndryshime, por që në thelbin e vet nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Pati fare pak njerëz që folën dhe diskutuan. Ishte një Kuvend që nuk futet te kuvendet e mira të PD-së.

Kush është përgjegjës për këtë, Basha apo Berisha?

Përgjegjës është ai që drejton, nuk mund të akuzosh Berishën për diçka që nuk ka rol të drejtpërdrejtë.

Sulmuat Ristanin, përse ky mllef apo shqetësim?

Nuk është mllef, por shqetësim. Nuk ishte një akuzë e drejtuar ndaj Ristanit. Nëse kam diçka konkrete mund ta atakoja. Në rastin e Ristanit desha të paraqes që si sekretar organizativ duhet të vijë një njeri me shumë përvojë, dhe mora rastin e zotit Bode, si njeri me shumë përvojë. Dhe thashë se problemet do çalojnë kur një profesionist do zëvendësohej nga një njeri pa punë. Ristani u katapultua nga kryetar i KQZ në Sekretar Organizativ.

Ka raste të tjera?

Ka raste katapultimesh, unë i quajta kacavjerrke. Si në rastin e deformimit të strukturës së departamenteve, të cilat Basha i ka bërë në funksion të individëve, nuk janë thjesht cic-mice për t’i ofruar role njerëzve të caktuar.

Çfarë shkaktoi humbjen më të thellë të PD në 23 qershor?

Katapultimi i personave shkakton një efekt domino poshtë, sepse i tregon të tjerëve poshtë që ju kot merreni, se këtu ka të katapultuar. Kjo është një ndër arsyet kryesore.

Protesta e Rrugës së Kombit, thatë se anëtarët e PD u përpoqën të bojkotojnë protestat?

Deputeti Noka etj, me këshilltarë të tjerë u munduan ta pengonin, nuk e kam besuar kur e kam dëgjuar. Unë kërkova një ditë para protestës që zoti Basha të ketë reagimin dhe prononcimin e vet, ai nuk reagoi, atëherë unë u detyrova ta bëja pjesë në Kuvendin Kombëtar. Basha edhe pse e di, e nxori Nokën krah njërit prej të arrestuarve. Noka u ka çuar mesazhe njerëzve që mos shkoni në protestë, sepse janë të shitur ata që janë atje. Shpjegimi që e ngarkon më pak Nokën do të ishte që s’dinte gjë, por kjo është idiotësia më e madhe.

Çfarë ndodhi në Kukës?

Një nga gazetarët thoshte iu tradhtoi politika, atje. Unë e pyeta e flet shqip ti?

Gazetarët janë tregues, raportojnë. Por si u organizuat?

Ne këshilltarët kemi diskutuar që të majtë dhe të djathtë të çohemi masivisht dhe erdhëm. Duhet të vinin më shumë nga Kosova e Tropoja, por nga bllokimi atë ditë mbetën 2-3 mijë protestues.

A i ndani protestuesit e thjeshtë nga ata që shkatërruan?

Protestues të thjeshtë janë ata që shkatërruan. Mund ta kryeja edhe unë si veprim, por do vinin 2 mijë të tjerë të merrnin para policinë. Unë kam qenë shumë në siklet atë ditë që të mbroja policinë. Policia u nxitua. Personat që janë në burg, që i kanë arrestuar me të drejtë ose të padrejtë, janë qytetarë të Kukësit dinjitozë, për të cilët ndihemi krenarë të gjithë.

A keni ambicie për kryetar baskie, ndërkohë që hodhët akuza ndaj Nokës, me të cilin duhet të bashkëpunoni?

Unë kam qenë kryetar partie në Kukës në disa palë zgjedhje të suksesshme. Jam larguar me vullnet të lirë për shkak të sadopak zërave kundra që ka patur, për t’i hapur rrugën të tjerëve. Nuk kam qenë i dhënë shumë që të fus emrin për deputet, sepse e kam parë karrierën ndryshe. Ndejta kryetar partie në 2013 dhe u thashë më vendosni të tretin sepse e dija që do të humbja, ndërkohë që si kryetar partie mund të organizoja më mirë.

Gjuha jo e mirë e juaj me Nokën, e dëmton PD në Kukës?

S’mund të mbyll sytë ndaj së vërtetës. Nokën e kam patur bashkëpunëtor dikur, dhe kam qenë mbështetësi më i madh që Noka të ishte ministër.

Për LSI

Kosto që kemi marë në 2013 ka qenë kryesisht nga LSI. Dështuam me pasoja katastrofike. Nuk ka logjikë as moral të kemi një bashkëpunim tjetër. Unë mund të them këtë që PD-ja mund të bënte protestën më të madhe vetë pa LSI-në. LSI e dëmton shumë PD-në. Nuk është Luzim Basha që vendos nga lart dhe ne pranojmë. Basha duhet të marrë vendime në përputhje me logjikën. Ka shumë zëra kundër pa fund kundër tij. Pse Jozefina Topalli që ka qenë ndër kryesoret, beson se nuk është kundra bashkëpunimit me LSI? Po edhe mos ta ngrejë njeri zërin, është budallallëk.

Basha akuzohet për vendimmarrje të mëdha se nuk respekton partinë dhe nuk pyet strukturat…

Listat e 23 qershorit ishte faj i drejtpërdrejtë i Bashës dhe secili duhet të përgjigjet për fajet e veta.

Në kuvendin e PD folët për apartamente 450 mijë euro… kujt iu referuat?

Duhet të ulem t’i referohem nja 10-15 me listë, që të mos i referohem njërit. Këto i verifikon nga makinat luksoze. Këta ecin me shtëpi me vete, qytetari nuk ka para për shtëpi. Flamuri (Noka) është një ndër ta, por nuk është i vetmi.

I kam thënë zotit Selami në Kukës që fliste për analizën, a e kupton t’i që të bësh një analizë, analizat duhet të jenë të matshme me fakte dhe argumenta. Këtë strukturë ne nuk e disponojmë. Ne kemi strukturë analize të përgjithshme, që nuk e di sa efekte ka.

Si e shihni PD në zgjedhje në Kukës për bashkinë?

Duhet t’i lihet anëtarësisë së PD siç premtoi Basha. Kukësi është i djathtë dhe do jetë e PD, por s’duhet të bëjmë gabime. LSI e mbajmë mend në 2013, kur bleu 13% të votave. Solli një biznesmen nga Gjirokastra. I bleu në Kukës, ka qenë e tmerrshme. Ne që kemi qenë atje, thoshin të kesh bashkëpunëtor Colen që bleu vota në Kukës? Duhet të heqin dorë nga këto budallallëqe, dhe LSI sot denoncon vjedhjen e votës.

Keni patur kontakte nga PD pas fjalimit tuaj?

S’jam drejtues i lartë që të kem kontakte nga PD. Problemet që u ngritën janë probleme themelore, nëse analizohen krijojnë unifikimin.

a.s/dita

April 30, 2018 14:51
Komento

4 Komente

  1. XXXL April 30, 15:12

    Kukesianet “hajde dru me pre”, per taksa (pra te mos kete) duan kominizmin per te vjedhur dhe perfituar duan kapitalizem.
    Patatja Nola vete ka shtepi 450 mije euro, por ka bere me shtepi ne Orikum edhe vellezerit dhe gruan e njerit nga Belgjika dhe cfare te permendesh me pare….
    Ky maloku Elezi llap se e hoqen nga Kryecar i PD, ne te kunderten nuk do te nxirrte nje gjysem fjale.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi April 30, 17:59

    Protestat dhe demonstratat jane nje e drejte e plote demokratike e popullit. Por, une ve re me shqetesim se ne vend te veprosh me logjike dhe te kerkosh ata te drejta qe te takojne, shkaterrohet gjithshka, si ne rastin konkret. Kjo eshte teresisht e papranueshme, dhe tani, detyrohemi qe te gjithe te paguajne ate dem jo te vogel. Pse? Sepse keshtu u desh qejfi disa njereve qe u kishte marre koka ere! Protesto sa te duash, blloko dhe rruget po deshe (dhe kjo jo fort e keshillueshme), pasi vertete ishte momenti per t’i u kundervene taksave te larta, por kurre mos djeg dhe shkaterro! Ne shqiptaret kemi ende rruge per te bere drejt maturimit dhe demokratizimit. Ju pershendes!.

    Reply to this comment
  3. Albani007 May 1, 00:22

    Maloku ti Shker**efte te gjithe ato ne familje e liber shpie o XXXL …O Moter Qi** kuj I thua malok o Vorio_Epiriot…o pleher pse ai po flet te verteten te djeg ty more kelysh ku**e ??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*