Pas Syriza-s! Ngritja e furishme e radikalëve të majtë

January 31, 2015 21:00

Pas Syriza-s! Ngritja e furishme e radikalëve të majtë

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qendër të Madridit në një tubim të organizuar nga të majtët radikalë Podemos.

“Marshimi për ndryshim” është një nga mitingjet më të mëdha të partisë, e cila pretendon fitoren në zgjedhjet në Spanjë, duke ndjekur shembullin e Greqisë.

Lideri i Podemos, Pablo Iglesias tha përpara turmës se “një erë ndryshimi” po fryn në mbarë Europën.

Podemos po ecën fuqishëm në sondazhet spanjolle dhe ka premtuar se do të fshijë borxhet spanjolle, nëse vjen në pushtet.

Korrespondenti i BBC tha se ka pasur një pjesëmarrje masive në këtë demonstrim dhe një atmosferë karnavalesh.

Disa nga sheshet kryesore të Madridit u përmbytën nga njerëzit.

Protestuesit vërshuan nga të gjitha qytetet e Spanjës.

Protestuesit këndonin “Si, Podemos”, që do të thotë “Po, ne mundemi”.

Podemos u shfaq në skenën politike majin e shkuar dhe është rritur në mënyrë befasuese.

Të dy palët politike në Spanjë e kanë kritikuar partinë se ka lidhje me radikalët e majtë në Venezuelë.

Pas triumfit të Syriza-s në Greqi, Podemos shpreson se do të arrijë një rezultat befasues në Spanjën e goditur nga kriza.

Vitin e shkuar Spanja doli nga recesioni, por një në katër punonjës është pa punë./mapo

23 4 5 6 7 Spain Podemos APTOPIX Spain Podemos

 

 

January 31, 2015 21:00
Komento

10 Komente

  1. Roni January 31, 22:01

    Zhvillimi me qesharak dhe me i papritur nga kjo heshtje e frikshme e dy forcave kryesore tradicionale ne shqiperi eshte qe ne nje moment surprize LSI te luaj Syriza-n ne kete vend!!!!Edhe mund te ndodhe nese Edi Rama nuk rikthehet me kembe ne toke duke filluar ndershkimin pikerisht nga ky i fundit,Ilir Meta, koka e te gjitha pislleqeve dhe degradimit te moralit ne shqiperi.Kam frike se ne mendien e Edit po perseritet thenia e Ramizit qe :”ne nuk jemi as lindje as perendim”.Ne shqiperi dicka po ndodh mendoj une,po gatuhet nje Syriza,problemi ka ngec tek karizma dhe prakticiteti i personit qe mund te quhet lideri i saj i cili duhet te dije te harmonizoje dijen dhe aksionin.Gjithshka besoj do te filloje pasi Berisha tja arrije qe me marveshje te fshehta mes Rames-Metes dhe Berishes,ky i fundit do ta emeroje dhenderin e tij ne krye te PD.Ketu situata do dali jashte kontrollit pasi shoqeria do bindet per lojen dhe monopolin qe duan te mbajne monarket e rinj te partive te vjetra ne politiken shqiptare.Syriza shqiptare vjen ne Shtator.

    Reply to this comment
    • gorezi February 1, 11:11

      Cpune ka Lsi e korruptuar me rrevalucionaret e Siriza.Ne Shqiperi rolin e tyre do ta luaj I vetmi revaluc.majtist . PINDERI.DO SHKOJME NE EVROPE ME BYTHE.

      Reply to this comment
  2. moisiu February 1, 03:09

    Syriza shqiptare nuk duhet te vonoje ,pastaj do shofim komedine kur PD,PS,LSI te behen koalicjon !

    Reply to this comment
  3. socialisti bythpambuk February 1, 05:41

    Shume bukur .
    Kjo duhet te ndodhe edhe ne Shqiperi . Mjaft me me PD , PS , LSI , Berisha , Nano , Meta , Rama , te shporren nje ore e me pare.

    Reply to this comment
  4. Arben February 1, 07:59

    MUHABETE PA LIDHJE FARE.

    O POPULL, GREKET KANE ABUZUAR SHUME ME PARANE SI POPULL, KANE NGRENE NE AVANCE EDHE PER 20 VITE TE TJERA.

    NE NUK E KEMI KETE PROBLEM FARE.

    E VETMJA GJE QE NA LIDH ME GREQINE JANE VENDET E PUNES KU SHKOJNE TE PUNOJNE NJE PJESE E MIRE E SHQIPETAREVE, KETO VENDE TANI PO MBYLLEN.

    NUK KEMI LIDHJE TJETER NE ME PROBLEMET QE PO KALON GREQIA SOT.

    Reply to this comment
  5. Lul February 1, 09:47

    Francezja Mari Le Pen….zyriza Greke Aleks Tcipras…podemo spanjolle Pablo Iglesias…britaniku Nigel Farage…do te ndryshojne europen…rrofte Fidel Castro.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 1, 14:41

      Përderisa në Shqipëri nuk ka të majta duhet patjetër një e majtë radikale. Të majtat e. Shqipërisë janë të majta vetëm kur janë në opozitë! Por edhe në këtë rast janë “gjasme të majta”? Janë aliazh eklektizmi! Tung!

      Reply to this comment
  6. Baba Ali Tomori February 1, 16:53

    E Majta ne Shqiperi nuk ekziston. Jane ca horra te cilet vetequhen komuniste dhe kaq. Nese e Majta do te perfaqesohet prej verteti, PS, LSI dhe PD treten brenda 24 oreve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*