Pas takimit me ambasadorët, PD kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme

September 15, 2020 16:54

Pas takimit me ambasadorët, PD kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme

Pas takimit me ambasadorët në selinë e Partisë Demokratike, opozita kërkon thirrjen e mbledhje së Këshillit Politik, ditën e nesërme, në orën 10:00.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadorja Yuri Kim, Soreca, Duncan dhe zv. ambasadorja Leyla Moses-Ones.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

 

j.l./ dita

September 15, 2020 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim