Pas takimit me delegacionin e Venecias, Basha: Vendi është në një kolaps total!

February 14, 2020 09:36

Pas takimit me delegacionin e Venecias, Basha: Vendi është në një kolaps total!

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Venecias me opozitën-jashtëparlamentare.

Pas takimit me delegacionin e Venecias, kreu i PD-së, në një komunikim për media shprehet se ky takim ka qenë tejet i frytshëm.

“Takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias ishte tejet i frytshëm. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, jeta e qytetarëve është e kërcënuar sepse Republika e Shqipërisë nuk është më e shqiptarëve por e një grupi oligarkësh, që drejton këtë vend. Vendi është në një kolaps total”, shprehet Basha.

“Nuk është demokraci, nuk është shtet ligjor. Me Komisionin diskutuam për shkatërrimin e reformës në drejtësi dhe rrugën e dalje, të kthehet legjitimiteti i institucioneve”, shton ai.

“Zgjidhjen që kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, kemi sakrifikuar gjithçka për të gjetur një rrugë për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vazhdojë në mënyrë të paligjshme, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një partie evropiane”, shprehet ai.

o.j/dita

February 14, 2020 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim