Pas takimit me Johnson, Juncker: Brexit pa ujdi, rrezik i prekshëm

September 18, 2019 14:24

Pas takimit me Johnson, Juncker: Brexit pa ujdi, rrezik i prekshëm

Presidenti i Komisionit Europian në largim, Jean-Claude Juncker, ka informuar eurodeputetët në lidhje me Brexit, pas takimit të tij me kryeministrin britanik, Boris Johnson, në Luksemburg.

Duke nënvizuar se ndarja pa marrëveshje do të jetë vetëm një zgjedhje e qeverisë së Londrës dhe kurrë e Bashkimit Europian, Juncker theksoi se ka akoma kohë për një ujdi të re: “Kryeministri britanik më tha se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të arrijë një marrëveshje, por edhe se në çdo rast, Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor me apo pa ujdi. Nuk ka asgjë të re, por kjo nënkupton se rreziku i një largimi pa ujdi mbetet shumë real”.

Më tej, Juncker i tha eurodeputetëve s i kishte kërkuar Johnsonit që të prezantonte të gjitha alternativat e tij për një marrëveshje tjetër të mundshme, të shkruara.

Juncker, nga ana tjetër, angazhoi kreunnegociator të BE-së për Brexit, Michel Barnier, që të intensifikojë tratativat për planin politik dhe jo vetëm.

Në lidhje me këtë, Barner ushpreh: “Ne jemi të vetëdijshëm lidhur me Brexit-in pa ujdi dhe i këshilloj të gjithë që të mos i nënvlerësojnë pasojat, kryesisht Britania e Madhe, por edhe ne”.

Duhet theksuar se si Juncker ashtu dhe Barnier kanë bërë të qartë se sistemi kufitar irlandez do të jetë të jetë në qendër të çdo marrëveshje tjetër të mundur për Brexit. Por kufiri me Irlandën është pikërisht pika kryesore që Johnson dhe ligjvënësit britanikë kundërshtojnë në marrëveshjen aktuale.

e.ll./dita

September 18, 2019 14:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*