Ndryshon grupi negociator për Detin pas takimit Rama-Micotaqis

October 31, 2019 00:10

Ndryshon grupi negociator për Detin pas takimit Rama-Micotaqis

Në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare mbi takimin në Athinë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit grek, Qirjakos Mitsotaqis flitet vetëm për një takim me frymë pozitive, me zotimin për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Por, një ditë pas këtij takimi, Qeveria ka shkrirë grupin negociator të ngritur në Ministrinë e Jashtme, duke reduktuar pjesëmarrësit dhe duke ulur nivelin e përfaqësimit politik të tij.

Ndryshe nga komisioni i deritanishëm, që përbëhej nga ministrat, komisioni i ri do të përbëhet nga zëvendësministrat.

Duke nisur nga zëvendësministri i Jashtëm, që është njëkohësisht edhe kryetar, një zëvendësministër i Brendshëm, zëvendësministër nga Ministria e Mjedisit, zëvendësministër nga ministria përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, zv.ministër i Energjisë, zv.ministër i Bujqësisë dhe zv.ministër i Mbrojtjes.

Roli i sekretariatit teknik të këtij Komisioni i jepet sërish Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, por me kompetenca të ndryshuara.

Në grupin e parë, ky sekretariat kishte për detyrë katër pika, hartimin e programit të mbledhjes së komisionit, hartimin e drafteve sipas tematikave përkatëse, njoftimin e anëtarëve dhe realizimin e detyrave të tjera që i ngarkoheshin nga kryetari i Komisionit.

Në Komisionin e ri, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore do të organizojë mbledhjet dhe njoftojë anëtarët, planifikojë dhe hartojë projekt-aktet sipas tematikave, realizojë çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i komisionit dhe raportoi periodikisht direkt tek Kryeministri për veprimtarinë e Komisionit.

Sipas këtij vendimi të miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria, titullarët e institucioneve të përmendura në këtë VKM ngarkohen me detyrën që të caktojnë përfaqësuesit e tyre.

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj pritet që të caktojë zëvendësministrin e Jashtëm, Etjen Xhafajn, që do të jetë edhe kryetar i këtij komisioni.

Ndryshimi tjetër është edhe reduktimi i numrit të anëtarëve. Komisioni i mëparshëm përbëhej nga 13 anëtarë, ndërsa komisioni i ri do të jetë me 7 anëtarë. Gjithashtu, ndryshime pritet të pësojnë edhe grupet e punës me ekspertë të ngritura nga komisioni i mëparshëm.

Nuk dihet nëse ndryshimet janë kërkesë e kryeministrit të ri grek dhe as nëse dy palët do të vazhdojnë të punojnë mbi ato që u arritën në bisedimet e udhëhequra nga Kotzias-Bushati, apo gjithçka do të nisë nga zero.

Por, ajo që mund të thuhet deri më tani është që grupi i ri negociator shqiptar, përveç reduktimit të përbërjes bie edhe nga “pesha” e përfaqësimit, pritet të shoqërohet, sipas një tradite tashmë të konsoliduar në administratën Rama,  me hermetizimin e mëtejshëm të këtyre bisedimeve.

 

a.d. / dita

October 31, 2019 00:10
Komento

25 Komente

  1. ShkoDrani October 31, 01:01

    Shesin shpirtin, e jo ma Shqipnine. Njerez pa atdhe.

    Reply to this comment
  2. mirel October 31, 03:04

    Tani po tallet hapur fare me kufijte e Shqiperise.
    Punen ja ngarkon as ministrave, por vartesve kalamaj.
    Do bere copash se nuk mund te quhet me kryeminister i Shqiperise, por i Greqise dhe Serbise.

    Reply to this comment
  3. Arben October 31, 06:57

    Shqiperia uropiane prostitute e greqise

    Reply to this comment
  4. . October 31, 07:19

    reduktimi ne numer dhe pergjegjesi i Komisionit ka qellim te ule kompetencat e komisionit ne pergjithesi ne ket menyre cdo vendimmarrje i kalohet per shqyrtim final vete KM

    Reply to this comment
  5. Lili October 31, 07:41

    Skandal i radhes qe fo me mbuluar hoorlleqet tjera me paktin per detin !
    Sa ma shpejt duhet qe ky idioti i balkanit te largohet nga pushteti e te lihet me punet e veshjes se tij!

    Reply to this comment
    • Mondi October 31, 17:57

      Vazhdo ti hash ate qe nukk thuhet sic ke bere tash 6 vjet.Dhe nja gjashte te tjera e ke siguruar ushqimin tend te perditshem.

      Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 October 31, 07:53

    të lumtë o nip i ahmetit dhe adhurues i shkrimtarit mit’hat!!
    më mirë vështirë se mund të gjejmë!!
    përpara rilindje e tradhëtisë!!

    Reply to this comment
  7. Doda October 31, 08:06

    I ka nez semaforin jeshil per detin , mir qe nuk ka ven rojet e kryeministris te meren me ket pun , se osht bo kopil dhe ky kali me tuta kom miu , ve njerez te rendomt dhe i le dobiçin ne der neser , i heq pergjegjsit nga vetja , lan duart si pilati siç ka ber ter kto vite .

    Reply to this comment
  8. kasemi October 31, 08:23

    Aman more, flisni more nje fjale te mire per vendin tuaj! Eshte shqiperia vendi juaj, nqs jeni shqiptare. Po si more cdo dite e per cdo gje ju vetem shani e shpifni, si ka mundesi, a jeni shqiptare?

    Reply to this comment
    • mirel October 31, 12:20

      Kasem bajga, per Shqiperine po flasim, qe ti dhe halete si puna jote e shesin sikur eshte mall tregu.

      Reply to this comment
    • Mondi October 31, 18:01

      Mos u habit.Ketu mblidhen llumi I shqiptareve.Sa nxjerrin vrer keta plehra kunder shqiptareve nuk nxjerrin gjarperinjte e Amazones.Jemi me fat qe jane nje grusht.Nuk na mbetet gje tjeter vecse tu urojme te helmohen me helmin e tyre pasi me shume se nje milion e kane treguar qe nuk I kane fare ne liste.

      Reply to this comment
  9. ETHEM LALAJ October 31, 08:29

    D I T A..NGA E MORET KETE TE DHENE.!?
    -PER TE GJITHA SA SHKRUHET NUK KAN FARE RENDESI NESE:
    1-KTHEHET DETI QE FALI SALI-LULI NE 09.!
    2-NESE PERCAKTOHET PERFUNDIMISHT KUFIRI TOKSOR..
    3-NESE HIQET LIGJI ABSURD I LUFTES..
    4-NESE EMIGRANTET TANE NE GREQI FITOJNE TE GJITHA TE DREJTAT ME LIGJ..!
    5-NESE ZGJIDHET PROBKEMI ÇAM QE GREKU U KA BERE KERDIN ME VENIZELLOSIN VRASTAR..!
    6-NESE GREKU HEQ DORE NGA VORJO- EPIRI..DHE KACIASI -VRASES..QE U VRA(JU LUMT DORA POLICIT)TE KONSUDERIHET SI ARMIK I DY VENDEVE.
    -DHE RAMA KETO DO TI ARRIJE,DO APO NUK DO SALIU,LULI,LIKJA,MONA,ARTA DADE..ETJ.
    -Nga ish ushtaraku madhor jo anonim Mallakastriot.

    Reply to this comment
  10. Haka Tekizoti October 31, 08:59

    Komisioni duhet të jetë i përbërë nga specialistë të aftë profesionalisht dhe që e duan atdheun me gjith shpirt. Kjo do të thotë që të vënë në plan të parë atdheun dhe jo piruetat politike të politikanëve.

    Reply to this comment
    • mirel October 31, 12:22

      Ca komisioni o Haki? Ska nevoje per komision. Kufijte nuk i cakton Ramuti. Jane te vendosur qe me 1913en. Me Ligj e Kushtetute nuk diskutohen nga askush.

      Reply to this comment
  11. I juaji Edi Rama October 31, 09:16

    Grupin negociator do ta ndryshoj sipas shijes se mikut Micotaqis. Ishte deshira ime qe grupi te jete ne rang zv. ministrash. Duhet te me kuptoni, dreqi e mori, nuk mund te coj atje Gent Kaken

    Reply to this comment
  12. historia perseritet October 31, 11:21

    Eshte marrveshja qe ka qene e ri-firmosur nga ish-i Bushati ne Krete ku e vune greket te kerceje vallet e tyre. Dallimi i vetem eshte se nuk do ta hedhe poshte Gjykata kushtetuese.
    Ku eshte ai gjenerali, pse nuk ndihet ai eksperti qe paraqiti marrveshjen e pare si tradheti ndaj atdheut? Te dale dhe ta mbroje kete marrveshjen e dyte kopjen e se pares, apo nuk ka mandat nga Rama kete here.

    Reply to this comment
  13. Shkelzen Hoti October 31, 11:55

    Zotni Edi Rama ka fillue me u ba i mencem, se e paska kuptue tashma qi ministrat i ka me biberon edhe s munden me i perballues bisedimet serioze me burra shteti te huej.
    Besoj fort se teknicient qi ka vu tash kane me e ba punen ma sakt se erdoganistat e maparshim.
    Duket qi zotni Rama ka filue me i ra radakes se vet.
    Ka mbete megjithate autarkik gjersa kopshtin e fmive qeveritar e ka transformue me reforma vartsash e servilash t bindun.
    Ky s ja paska haberin qeverisjes edhe asht duke luejte me ngjyrat e politkes. .

    Reply to this comment
  14. Buda October 31, 12:33

    Rama rreh uje ne havan, sic thote populli. Protokolli Perfundimtar i Komisionit Nderkombetar i caktimit te kufirit midis Shqiperise dhe Greqise, eshte mbyllur me 27 janar 1926. Cdo marreveshje tjeter e imponuar nga pala greke do t’i damkose pushtetaret e perkohshem te Shqiperise me vulen e tradhtarit te popullit. (Shih: Arben Puto, Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare pas Luftes se Pare Boterore, dok. nr. 48, f. 352-361)

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 31, 17:49

      buda
      a thu se mithatit,ballabanit,toptanit i ka plasur mender bytha se “Cdo marreveshje tjeter e imponuar nga pala greke do t’i damkose pushtetaret e perkohshem te Shqiperise me vulen e tradhtarit te popullit.”??
      të bëjnë patriot fterr beterrët,net haletë,alban shkërdhatat,nastradinët e demët,infot e turrli shkërdhatash!!
      o budë nuk duhet ta lejojmë ta bëjë!
      se po e bëri të dhjefsha damkën e tradhëtarit!!
      të hikën dhe një copë shqipëri dhe ti e barazon me një damkë mbi një pusht!?
      po do tja dijë pushti për damkë??
      përse jeni kaq të cektë në mendime mor njerëz!!
      apo nuk prekeni direkt në xhepin tuaj??
      paratë e tua i mban fort dhe nuk i lë si lopa bajgën!?
      nuk i lë që ti marrin të tjerët??
      nuk mjaftohesh me quajtjen hajdut të tjetrit,por e ndjek pas dhe e vret fare!

      Reply to this comment
  15. anticensurë25642654 October 31, 17:43

    hidhini një sy fotos!!
    duket që është e re,prandaj duket dhe problemi që ka kreshniku ynë i haleve!!
    shtyllën e ka për lesh!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim