Pas takimit me ministrin gjerman Roth, Basha mbledh grupin parlamentar

July 23, 2018 11:11

Pas takimit me ministrin gjerman Roth, Basha mbledh grupin parlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth.

Ky i fundit mbërriti në vendin tonë dje, ku zhvilloi edhe një takim me ministrin Bushati, në kuadër të reformave që duhet të ndërmarrë vendi për të plotësuar kushtet për Bashkimin Evropian.

Burime të “Balkan Web” bëjnë me dije se pas takimit që Basha pati ministrin gjerman, kreu i PD-së ka mbledhur grupin e tij parlamentar.

Po të njëjtat burime shprehen se është vendosur që dikush do të flasë në emër të PD-së, dhe më pas grupi parlamentar do të largohet nga seanca.

s.a/dita

July 23, 2018 11:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*