Pas taksës, Kosova paralajmëron masa të tjera ndaj Serbisë

May 7, 2019 20:15

Pas taksës, Kosova paralajmëron masa të tjera ndaj Serbisë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mund të pasohet edhe me masa shtesë ndaj Serbisë, paralajmërojnë autoritetet në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka përcaktuar se cilat do të jenë ato masa, por si të tilla do të pasonin vendimin e 21 nëntorit, për vendosjen e taksës 100 për qind.

Të shtunën, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar se ka marrë vendim që të shpallen persona të padëshiruar apo non-grata, të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata në mohim të krimeve të luftës në Kosovë.

​Ndërkohë që ditëve të fundit, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë paralajmëruar se Kosova mund të ashpërsojë masat deri në reciprocitet të plotë, varësisht sjelljeve të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ende nuk ka ndonjë masë konkrete që mund të vendoset, por që disa masa reciprociteti ndaj Serbisë, sipas tij,janë duke u shqyrtuar nga Qeveria.

“Nuk ka diçka konkrete deri më tani, por masa e reciprocitetit si vendosja e ndalimit të hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë në Kosova, si dhe mosnjohja e patentë-shoferëve dhe masa të tjera, janë duke u shqyrtuar të vendosen nëse paraqitet nevoja”, thekson Shatri.

Politologu Ramush Tahiri, thotë se vendosja e masës së plotë të reciprocitetit ndaj Serbisë në parim është e drejtë që mund të shfrytëzohet.

Sipas tij, edhe me marrëveshjet që janë arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraparë reciprociteti.

Megjithatë, siç thekson Tahiri, problemi është se masat e reciprocitetit të plotë të paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës nuk po hasin në përkrahje nga mekanizmat ndërkombëtarë.

“Qeveria e Kosovës ka filluar të ketë një politikë ndryshe ndaj Serbisë me qëllim të forcon dinjitetin e vet shtetëror dhe sovranitetin, por që edhe Serbia të ndjejë pasojat e politikës që i bën ndaj Kosovës. Por, që këto masa nuk po e kanë përkrahjen e Bashkimit Evropian”.

“Duket diplomacia jonë nuk po ka argumentim të drejtë dhe të mirë pasi që masat reciproke kudo në botë pranohen dhe janë në norma ndërkombëtare, kurse masat e njëanshme siç ishte taksa doganore 100 për qind nuk janë. Kosova nuk dihet se pse po përcaktohet për masa që nuk janë popullarizuese dhe nuk po përcaktohet për norma siç është reciprociteti që janë normale në raport mes shteteve”, thekson Tahiri.  Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë kërkuar që të hiqet taksa, duke e konsideruar taksën 100 për qind edhe si shkelje e Marrëveshjes për Tregti të Lirë, CEFTA.

l.h/ dita

May 7, 2019 20:15
Komento

5 Komente

  1. Zorro May 7, 20:31

    Bravo qeveria e Kosoves,qe ndryshe nga bythlepiresit e Shqiperise po mbroni interesat e Kosoves.
    Ne se bota ju kritikon,atehere kesaj bote i kerkoni qe keto gjera t’ia kerkojne edhe Serbise.
    Ne se Serbia nuk e njeh Kosoven nuk ka asnje te drejte t’i kerkoje asaj qe te bleje mallrat serbe me detyrim.

    Reply to this comment
  2. fery May 7, 22:06

    Ata qe paralajmerojne masa tjera shtrenguese Serbise kishin rastin ti vendosin 20 vite dhe nuk i vendosen por, ne Veri te Kosoves ndanin placken e dengje parash bashke me serbet.Tani parashikohen zgjedhje ne Kosove dhe bashke me afrimin e tyre edhe deklaratat populliste e pompoze

    Reply to this comment
    • s.g. May 8, 00:04

      Pas lufte veriun e Kosovës e kanë udhëheqë Partia e Ivanoviqit dhe Spahija nga dega e Ldk si fituesite zgjedhjeve të para plurale

      Reply to this comment
      • fery May 8, 14:40

        Me mire te ja futeshe nji pordhe , se qe fole s.g. ….!
        Veriun e Kosoves pase kuftes e kane sunduar strukturat kriminale serbe me emer ” rojet e ures ” te dirigjuara nga organet shtetrore te Bg te cilet kane kontrolluar gjithcka pra edhe mallrat me vlere disa qindra milonshe € , distribuimin e gjitha mallrave qe hynin ne Kosove deri me 2016 e kane kryer shqiptaret si ” devolli ” ose ” ETC ”
        ( Ekonomski Trgovinski Centar = Qendra Ekonomike Tregetare ) e shume shqiptar tjere pronar firmash dhe te cilet fitimin dhe dengje parash ndani me vite ne Veri te Mitrovices bashke me kriminelet serb . Keta shqiptar mund te kene qene edhe te LDK por , ne esence dhe kryesishte jane te krahut te luftes , te ashtuquajtur komandanta te cilet shqiptareve ua kane futur tmerrin ne palce kurse , ne ballafaqoheshin e pard me serbet ne Veti te Kosoves ose diku tjeter , i mbushin breket

        Reply to this comment
  3. V.F.L.P May 8, 12:02

    Dakort me “Zorro”.Politikanet dhe populli kosovar kane ko…e.Nuk jane sahanlepires si shqipetaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim