Pas tërmeteve në Greqi rikthehet makthi i zjarreve, evakuohen 4 fshatra

August 13, 2019 21:08

Pas tërmeteve në Greqi rikthehet makthi i zjarreve, evakuohen 4 fshatra

4 fshatra në ishullin verior të Athinës, Evia janë evakuar si pasojë e zjarrit i cili ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët u shfaqën në orën 3:00 të mëngjesit të së martës dhe rreth 300 banorë të këtyre 4 fshatrave,Makrimallit, Kontodoptit, Stavros dhe Platanias u detyruan të largohen me autobusa ose me automjetet e tyre.

Vetëm ditën e sotme janë përfshirë rreth 1000 zjarrfikës për të shuar flakët por zjarri është ende jashtë kontrollit. Autoritetet greke kanë kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile të BE, dhe menjëherë 4 avionë zjarrfikës nga Italia dhe Kroacia u vendosën në dispozicion të fqinjëve grekë.

Prej situatës së rënduar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndërpreu menjëherë pushimet dhe u kthye në Athinë për të kryer një takim urgjent me Departamentin e Përgjithshëm Zjarrfikës të Greqisë.

Pas takimit Mitsotakis u shpreh se kushtet ditën e sotme janë jashtëzakonisht shumë të vështira dhe se qëllimi primar është mbrojtja e jetëve njerëzore. Kurse ministri i brendshëm Takis Theodorikakos ishte në një vijë me kryeministrin: Më e rëndësishmja është mos kemi humbje në njerëz.

Në fakt zjarret kanë përfshirë gjithë Greqinë. Vetëm 24 orët e fundit në gjithë vendin janë 56 vatra zjarri aktive, kryesisht pyjore por bilanci është vetëm një zjarrfikës i lënduar në Evia dhe asnjë viktimë deri tani.

Ky nuk është problemi i vetëm e grekëve dhe i pushuesve në këto ditë të nxehta vere pasi vendi po goditet dhe nga shumë tërmete sidomos në zonën e Athinës dhe Kretës.

Kujtojmë se vitin e kaluar 100 persona vdiqën nga zjarret në rajonin e Attica-s në Greqi.

 

l.h/ dita

August 13, 2019 21:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin