Pas tërmeteve, pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

December 10, 2019 13:34

Pas tërmeteve, pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Qeveria ka marrë një vendim për të pezulluar lejet e ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmetet.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga ana e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, institucion që është në varësi të Kryeministri, mësohet se ky institucion ka njoftuar aplikantët në lidhje me vendimin e marrë për të bllokuar dhënien e lejeve të ndërtimit, i marrë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.

“Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky institucion është duke punuar edhe për pezullimin e afateve që prej datës 26 nëntor për lejet në proces.

AZHT-ja bën të ditur gjithashtu se për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile).

Ky njoftim sipas burimeve i është shpërndarë edhe bashkive që janë në këto tre qarqe si Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Shijak, Kamëz dhe Kurbin.

Një masë e tillë “moratoriumi” merret mbase edhe për faktin se qeveria ka shpallur si synim dhe ndryshimin e ligjit për ndërtimet, pas situatë së krijuar me dëmtimet e mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërtimet pa kriter në bashki, detyruan qeverinë Rama, që në mandatin e parë të merrte një vendim në 2014 që të vendoste një moratorium duke ngrirë dhënien e lejeve të ndërtimit.

Një vendim që bllokonte bashkitë që drejtoheshin nga të djathtët. Por ky moratorium nuk zgjati as as 6 muaj dhe më pas qeveria vendosi të zhbllokojë procesin dhe të japë lejet e ndërtimit.

Pas kësaj ngrirjeje pati një bum të madh të leje të ndërtimeve, kjo dhe për faktin se dhënia e tyre u bë me anë të një procesi online.

j.l./ dita

December 10, 2019 13:34
Komento

2 Komente

  1. intelektuali December 10, 15:19

    SHYQYR QE I ERDHEN MENDTE KESAJ QEVERIE RRUMPALLE ME KAQOLA DHE INJORANTE!

    Duket se Skenderbeu i Spiropalit ka mare leksion te Sulltan Erdogani dhe ka nderruar fene si Gjon Kastrioti qe sipas Nolit tregon se eshte:

    SHQYPTAR I KULLUAR

    dhe:

    Ka vendosur te fuse ne shina trenin enverist te ndertimit qe vrau 51 njerez te pafajshem kur kishte dale nga shinat fare dhe kishte vite te tera qe levizte si “Mize pa Koke” ne ujra te turbullta qeveritare te Rilindjes Socialiste

    por:

    Mos e kane me Hile sic veproi si Skuth edhe Lali Eri me premtimet elektorale?

    Reply to this comment
  2. Genti December 11, 06:07

    Thjesht perpiqen te ruajne cmimet e larta, ne fllucken e tregut imobilar Shqiptar. Mirepo heret a vone, fllucka do te plase duke i lene me gisht ne goje, sidomos ata qe kane kredira per te shlyer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim