Pas uljes së rasteve ditore të COVID-19, rihapen shkollat në Gjermani

February 22, 2021 20:08

Pas uljes së rasteve ditore të COVID-19, rihapen shkollat në Gjermani

Gjermania zbut masat kufizuese pas rënies së rasteve ditore me koronavirus. Në shumicën e qyteteve janë rihapur shkollat, për herë të parë që pas izolimit të vendosur para festës së krishtlindjeve, dhjetorin e kaluar.

Institucionet e arsimit po ndjekin masa paraprake të sigurisë dhe ofrojnë një larmi zgjidhjesh, përfshirë mësimet e alternuara në ditë dhe javë të ndryshme për nxënësit në mënyrë që të reduktohet numri i tyre në klasa.

Rregulla të ndryshme anti-covid aplikohen në 16 landet e ndryshme të Gjermanisë. Në Berlin, nxënësit vetëm nga klasa e parë deri në të tretën janë rikthyer në klasa, teksa të tjerët vijojnë mësimin online. Mësuesit janë të lumtur që rikthehen në shkolla, megjithatë qeveria gjermane bën apel për kujdes të shtuar, pasi rastet mund të rriten.

 “10 nga 16 shtetet federale po rihapin shkollat dhe çerdhet gjatë ditëve në vijim dhe ne duhet monitorojmë nga afër nëse kjo rihapje do të ketë një efekt, dhe nëse është kështu, sa e prek nivelin e infeksionit. Qeveria dhe shtetet federale duhet ta kenë këtë në mendje kur vendosin se si të procedojnë në një mënyrë që është e arsyeshme dhe e sigurt”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

h.b/dita

February 22, 2021 20:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim