Pas urdhrit të Lleshajt, shuhen zjarret në Porto Romano

November 8, 2018 15:59

Pas urdhrit të Lleshajt, shuhen zjarret në Porto Romano

Urdhri i zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, me sa duket dha efektet e para. Në Porto Romano, zjarrfikëset ndalën djegien e mbeturinave.

Por Durrësi nuk është i vetmi qytet që ka probleme me djegiet në vendgrumbullimet e mbetjeve dhe ndotjen e ajrit nga tymërat toksikë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila sqaroi urdhrin, probleme janë konstatuar edhe në Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër. Sipas Ministrisë, kjo është një praktikë absurde dhe e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Dikasteri, që drejtohet nga Lleshaj prej së martës, paralajmëroi masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit, dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mosveprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona, e duke bashkëpunuar me strukturat përgjegjëse në prefektura, bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

l.h/ dita

November 8, 2018 15:59
Komento

8 Komente

  1. mirel November 8, 17:11

    Po le te shuaje protestat antishqiptare ne Bularat Sander leshi po ja mbajti.
    Te mos bej lufte me kafet dhe trimim me plerat.
    Ministria e brendshme nuk merret me luften kunder plerave, por me sigurine kombetare,

    Reply to this comment
  2. Dash November 8, 17:45

    Z. Minister presim reagimin e shtetit dhe tuajin per ngjarjet ne bularat…

    Reply to this comment
  3. Ujku November 8, 19:29

    Kesaj i thone “STAMBOLLI DIGJET E KURVA KRIHET”!

    Reply to this comment
  4. shvejku November 8, 19:30

    Kesaj i thone “STAMBOLLI DIGJET E KURVA KRIHET”!

    Reply to this comment
  5. beterrani November 8, 19:33

    E shikoni me cfare di te merret ky Lleshi i Rames?
    Per plehrat ka bashki e nuk do merret policia me keto gjera!
    A e ka marre vesh ky gjenerali se Rama e ka vene tre drejtoje ministrine e Brendshme ne LUFTE KUNDER KRIMIT e jo kunder plehrave?
    Kaq benin dikur kapterret ne ushtri,por jo ministrat se bie ne nivelin e ish Komunales!
    Mjere vendi dhe policia se cfare kuadri ka vene Rama minister!

    Reply to this comment
  6. MH November 8, 21:12

    Po pse more idiot e shkruani Lleshajt kur duhet te shkruhet simbas shquesit te emrit ne Lleshi.Kena te bajme me nji person,individ qe quhet Lleshi dhe jo me shume individ te keti emrimit.
    Llesh Lleshi apo Llesh Lleshaj.
    Asht jeter te thuash Balshajt qe mund te thuash edhe lleshajt.Qe perfaqesojne nji oxhak ku kontribojne shume nga Fisi i Balshajve apo fisi i Lleshajve.
    Ky kokrra e debilit don me cdo mundesi te nxjerrin rregulla te cuditshme gramatikore.
    Gazeta Dritaj.Sali Berishaj.Edvin Ramaj.Thuthuq Palokaj.Nuk po e dim se kush asht ky hajvan.Sepse do e therritsha me kete mbrapashtes mbiemrin e tije.

    Reply to this comment
  7. mushak palok perbiba November 9, 00:27

    o llesh mos u merr me lesh po shko ne bularat ku kane ardh do grekqira hundlesh.

    Reply to this comment
  8. "BOHOTINA" November 9, 12:32

    Padituria eshte ne kulm. A thua gjenerali i nderuar brenda 3 diesh duhet te pastroje çdo poshtersi te “mbjelle” per afro 30 vjet. O njerez! Termetet, vullkanet, zjarret, permbytjet futen ne inondate qe angazhohet policia dhe ushtria.
    Ne shqiptaret ketyre 4 fenomeneve natyrale u kemi shtua dhe dy te tjera. Mbulimin me mbeturina te gjithe vendit dhe tymin nga plehrat. Pra per mua dhe keto jane inondate. Ministri beri mjaft mire, po ju nuk doni pasterti, por rremuje e rrumpalle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*