Pas vdekjes së bashkëshortes, George H.W. Bush në gjendje të rëndë

April 24, 2018 10:10

Pas vdekjes së bashkëshortes, George H.W. Bush në gjendje të rëndë

Një ditë pasi përcolli për në banesën e fundit bashkëshorten e tij, Barbara, George H.W. Bush shtrohet vetë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara është shtruar në spitalin e Huston, pas një infeksioni që i është përhapur në gjak. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes Jim McGrath, përmes një postimi zyrtar në Twitter.

“Presidenti Bush u shtrua mëngjesin e së hënës në Spitalin e Hustonit pas një infeksioni. Mjekët po kujdesen për të. Po u përgjigjet mirë kurave dhe gjendja është duke u përmirësuar. Të tjera informacione do të publikohen në vazhdim”, shkruan zëdhënësi i Bush.

Megjithatë, mediat amerikane thonë se gjendja e ish-Presidentit mbetet kritike edhe për shkak të moshës së thyer.

Bush zbuloi disa vjet më parë se vuan nga një formë Parkinsoni, e cila e ka lënë atë të paaftë për të ecur. Gjendja e tij u përkeqësua edhe pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush pak ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

Në fjalimin e lamtumirës për bashkëshorten e tij Barbara, Bush deklaroi: “Kemi besim se ajo tani është në parajsë dhe jeta duhet të vazhdojë, ashtu siç ajo e ka dëshiruar”.

o.j/dita

April 24, 2018 10:10
Komento

1 Koment

  1. Patrioti April 24, 10:53

    Po,po,jeta vazhdon,dhe kjo eshte mese e besueshme,z. ish President Bush.Barbara tashme ndodhet ne PARAJSE me afer me Zotin,ngase vertet ishte jo vetem nje Nene e Madhe,por dhe nje Zonje e Pare e Madhe,qe beri sa mundi per me te miren e mundeshme njerezore per familjen,amerikanet dhe popujt qe kerkojne liri e demokraci.I uroj sherim te shpejt ish Presidenti Bush.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*