Pas vettingut, jo avokatë/ Socialistët çojnë amendamentin për votim

July 21, 2018 15:25

Pas vettingut, jo avokatë/ Socialistët çojnë amendamentin për votim

Mazhoranca socialiste ngulmon në nismën e saj për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vetingut, duke mos i lejuar që të punojnë as si avokatë.

Pasi dështoi me propozimin që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vetingun të mos lejohen të punojnë si avokatë, socialistët duke shmangur diskutimin në komisionin e ligjeve kanë shtuar një amendament direkt për t’u votuar në projektligjin për profesionin e avokatit, votim i cili pritet të bëhet ditën e hënë në Parlament.

Ky amendament që i shtohet nenit 13 të projektligjit, përcakton që nuk mund të ushtrojnë funksionin e avokatit, ato persona që janë shkarkuar nga funksioni publik për arsye të integritetit etik me vendim të organit kompetent.

Por edhe ky amendament si për ironi të fatit bie në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1993, që është marrë me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në atë kohë socialistët ankimonin ligjin për profesionin e Avokatit, i cili përjashtonte nga ky profesion juristët që kishin punuar gjatë kohës së monizmit.

Por Gjykata Kushteteuse që në vitin 1993 është shprehur se avokati është një profesion i lirë dhe heqja e së drejtës së profesionit bëhet me vendim gjykate të formës së prerë dhe jo përgjithmonë, por me një afat maksimal deri në 5 vjet.

Por pavarësisht këtij vendimi, nëse socialistët e votojnë amendamentin e shtuar për të penguar të shkarkuarit nga sistemi i drejtësisë të punojnë si avokatë, ky ligj nuk ka se ku të ankimohet.

Pasi Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm dy anëtarë, dhe madje një prej tyre, vetë kryetari Bashkim Dedja ndonëse u konfirmua nga vetingu, është ankimuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët i kanë kërkuar komisionerit publik që të ankimojë vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedjes.

o.j/dita

July 21, 2018 15:25
Komento

7 Komente

  1. Konti Sbalta July 21, 16:41

    Avokatet jane sekseret e gjykatesve dhe prokuroreve, per kete arsye edhe ata duhet ti neneshtrohen vetingut, ndersa per ata qe nuk “kalojne vetingun” te mos lejohen te ushtrojne detyren e avokatit , sepse ata do te vazhdojne te bejne te njejtat gjera qe kane bere kur kane qene ne vendet para “vetingut

    Reply to this comment
  2. Referendum per arrestimin e koleres sali July 21, 16:56

    Ne kete vend eshte per te uluritur me te madhe.
    Keta hiqen nga puna per korrupsion pe xhvatje te klienteve per pislliqe me pronat e shume e shume vepra penale dhe ne vend te japin llogari perpara ligjit sidomos sekuestrim pasurie,keta shperblehen si avokat dhe i thuhet ta gezoni placken e vjedhur.
    Dhe kur te behen avokate do bashkepunojne dhe ti mesojne zanatin atyre qe i zevendesuan.
    Dhe ne kete menyre i thuhet dhe atyre qe do i zevendesojne,vidhni edhe ju se ketu ju hane mootin…

    Reply to this comment
  3. katarakti July 21, 17:26

    Shpresoj se ky amendament mund te aprovohet me 71 vota. Ndryshe prit gomar te mbije bar.

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji July 21, 18:24

    ndryshon puna me te larguarit nga vetingu.hiqen per veprim korrupsioni te kryer me dashje,per abuzim me ligjet me qellim. ne a te kohe ishin ligjet te til·la. gjukatesit dhe prokuroret zbatonin ligjet.rolin e atij qe te tridhte tani e kane organet qe bejne vetingun sipas ligjet.

    Reply to this comment
    • Arben July 21, 21:42

      te drejten kushtetuese per te ushtruar nje profesion

      ja heq gjykata me vendim, jo ligji me 71.

      Ligji nuk del dot mbi kushtetuten, po tani qe edkokaina

      mbylli dhe gjykaten kushtetuese, hajd dhe ankohu

      po deshe.

      rrofte edkokaina.

      Reply to this comment
  5. Arben July 21, 19:36

    Eksperimente Po behen me kete popull.

    Reply to this comment
  6. alphade July 22, 10:01

    Zoterinj komentatore te mesiperm : megjithe respektin
    qe kam per mendimin e lire dhe e mbeshtes ate fuqi-
    misht, ka gjera ne kete bote reale,konkrete qe disa
    gjerave u duhen vene pikat mbi “i” dhe cilat jane keto?
    Nje avokat i se ardhmes,qe dikur ka ushtruar detyren e
    Prokurorit apo gjykatesit dhe qe hedhur topa e gjyle mbi
    Drejtesine, e ka percudnuar ate duke vendosur kudo
    “Drejtesine e Euros,Dollarit apo Lekut” nuk mund te leshe
    hapsire per te vazhduar te beje endenpadrejtesi. Madje,
    shumekush prej tyre,sipas fajit, do te ,ose duhet te perba-
    llohen me Drejtesine, shumekush prej tyre duhet te dore-
    zojne pasurine e plackitur te ketij populli dhe ne fund te
    jene objekt ndeshkimi penal. Reci, zoterinj nuk eshte bere kot , Ai eshte bere per nje qellim dhe kete e kane
    sponzorizuar nderkombetaret dhe atje dikush duhet te
    shkoje. Cilet do te jene ata ? Drejtesia e Re, me cekanin
    e saj te drejtesise do t’i bjere ne koke shume gjykatesve,
    prokuroreve,politikaneve, deputeteve pa dallim,majtas apo djathtas qofshi, te gjithe do te kalojne ne shoshen e
    Vettingut,heret apo vone,do apo nuk do Saliu,Meta,Ra-
    ma,etj. Kjo do te jete “mortje per te gjithe” ! Besimi i
    shqiptareve mbeshtetet ne faktin e thjeshte se kete Re-
    forme rrealisht nuk pome bejne politikanet shqiptar. Po
    te ishte kjo “problem shqiptar” as per nje mije vjet nuk do
    behej nje hap perpara,por kete e kane marre ne dore
    nderkombetaret: SHBA-ja dhe BE-ja dhe ky eshte besimi
    qe i ben optimiste shqiptaret. Shqiptare ! Mos degjoni se
    c’fare llomotit goje-haleja i Vicidolit apo Lulushi e Mona,
    keta kane hallin e tyre dhe nuk u plasi fare per hallet qe
    ka ky popull. Ky trinom i lartpermendur dhe shume te tje-
    re : gjyqtare,prokurore, poltikane do t’ju vije dita te japin
    llogari per gjemen e madhe qe i kane bere ketij populli.
    Por jo vetem kaq: konkretisht ata do te japin llogari se si
    e kane siguruar pasurine ,ashtu sic po veprohet tani me
    zagonjoret,dedajt, thanzat,….do vijne te hajdarmatajt,
    salajt,bashajt,monajt,ramajt…..te gjithe pa perjashtim. Dhe pikerisht kjo i tremb keta mafioze qe kane ngulur
    kthetrat kudo dhe mbahen me dhembe per te gjetur zgji-
    dhje dhe kete “zgjidhje finale”, “Revolucionin Demokratik”
    i ideuar dhe i programuar nga kush do thoni ju ? Nga Sa-
    li Vicidoli ? Jo more, jo ! Ky term eshte i shpikur nga te-
    rroriste binladenas ! Pyetja shtrohet: A pajtohet Demokra-
    cia me Revolucionin ?! Pergjigjen e kesaj pyetje mund ta
    jape edhe babai i Mulit analfabet. Te heqim qafe sa me
    pare Edvin Kristaq Ramen,ta hedhim ne Lane ….! Dhe
    shqiptaret e zakonshem si puna ime, rrine dhe degjojne
    marrezite e nje plaku delirant,skizofren, i papergjegjshem
    thone shume veta kur degjojne llomotitjet e tij ne parla-
    met,te tjeret e duatrokasin e thereasin “gjeni” ,te “zotin”
    etj. etj. Te dyja palet gabojne: Sali Vicidoli nuk eshte as
    delirant,as skuzofren,as gjeni,as i zoti….! Sali Milloshevi-
    ci i ka bere dhe i ben mire hesapet. Ai eshte i ndergjegj-
    shem ne subkoshience per malin me krime qe rendon
    mbi. Ai e di se sa krime monstruzoze ka realizuar ne keto
    vite te pushtetit te tij: bajraktar,gjakatar,diktatorial – kanu-
    nor. Ai e di mire se sa ka vjedhur,se sa makinacine ka bere me parate e taksapaguesve shqiptare. Keto gjera
    shqiotaret i dine,i hamendesojne dhe koha do t’i zbardhe.
    Evidentimi i gjithe katraures berishiane eshte monstruoze
    dhe shqiptaret kur te ndergjegjesohen per kete,Saliu me
    banden e tij, gjeni vend e futuni.Ne Shqiperi jane derdhur,
    shqiptare, 52 miliard dollare keto 28 vjet . Ku shkuan keto
    para ! Pas sikterrisjes me arme ne vitin tragjik te 97-tes
    dhe pasi e kaperceu urrejtjen mbare popullore, shkurt sa
    e mori veten ,jo nje here Ai ka deklaruar frazen e famesh-
    me popullore: ” Te behem edhe nje here nuse, pa di une
    si te nuseroj” ! Ky refren popullor ne gojen e Saliut u in-
    terpretue ne forma e menyra te ndyshme,,pergjithesisht
    ne sensin pozitiv,se gjoja tashme Saliu ka “nxjerre mesi-
    me nga e kaluara” ! Shume pak intelektuale e politikane
    e kuptuan thelbin e ketyre deklaratave te Vicidolasit. Dhe
    ky moskuptim i ka kushtuar shqiptareve ate qe as push-
    tuesit me te eger te kombit shqiptar nuk do t’ja benin !
    Aq me teper kur nje individ i tille si Sali Berisha,i lidhur
    ngushte me agjenturen udbashe te Milloshevicit. Duke
    perdorur populizmin qe eshte natyra e dyte e tij,Sali Berisha erdhi ne pushte per se dyti, sponsorizuesit e
    brendeshem dhe te jashtem tashme dihet: Komshijt e
    Veriut dhe te Jugut,forcat ebrendeshme agjenturiale,qe
    praktikisht do te perbente gjemen me te madhe te shqiptareve. Sali Beridha jo vetem qe nuk kishte nxjerre
    asnje medim nga katraura e 97-tes qe vete e pergatiti
    dhe e coi vendin ne ate derexhe, por ky kanunor primi-
    tiv hapi kapitullin e hakmarrjes kunder popullit shqiptar,
    nje hakmarrje qe do te shenohet me germa te medha,te
    ZEZA STERR ne historine e kombit shqiptar dhe jo vetem kaq,nese ne fazen e pare te pushtetit u ruajt nga
    frika apo se do ta kishte perjete pushtetin e kufizoi babe-
    zitjen e tij per pasurim,ne fazen e dyte ky hajn i lindur
    brez pas brezi i ra me top pasurise se shqiptareve.Zenin
    e leshoi ne krye te bandave plackitesve : Gerdeci,CESI ,
    Taci Oil,,etj. Kudo gjendesh Gita dhe Erzeni,sekseret e
    Saliut vodhen c’ka sot njihet vetem maja e aisbergut ne
    pasurine qe ka plackitur familja Berisha dhe klani i tij.His-
    toria do te flase ! Ajo nuk te fal !
    Pikerisht ketu qendron thelbi,kuintesenca e gjithe kasaj
    katraure e zalkamahie qe ka shkaktuar tash dy vjet ban-
    dat: Sali- Mona- Basha. Gjerat aparente qe shohim nuk
    kane lidhje fare,por fare me gjerat qe keto banda fshehin
    ne brendesi te mendjes se tyre diabolike. Shkur duan t’i
    shpetojne ndeshkimit ,penalitetit,por sidomos,e perseris
    nje mije here fjalen “sidomis” ,fjala kapilare eshte shpeti-
    mi i pasurise se tyre. Gjithe lufta qe beher ne parlament
    nga keto banda duke kercyer dege me dege jane kot. Ato
    jane per t’i hedhur hi syve “naivit popull” qe naiv nuk
    nuk eshte aspak por i ka “zene rrota bishtin” dhe s’ka c’ben ku shtetin dhe pushtetin e ka kapur per fyti MAFIA
    BERISHIANE ….!!! Sa per Edin deri tani gezon vetem
    CELSAT E KASHTES, te shohim se cdo te ndodhe me
    VONE,por VETEM MEVONE…..,!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*