Pas vrasjes së gjyqtares, policia u “vihet pas” burrave dhunues. Dy në pranga

September 3, 2017 11:33

Pas vrasjes së gjyqtares, policia u “vihet pas” burrave dhunues. Dy në pranga

 

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi në mes të Tiranës nga ish-burri i saj, policia është vënë në lëvizje për të parandaluar rastet e dhunës në familje.

Reagimi i uniformave blu ka ardhur edhe pas thirrjes së drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për të qenë më vigjilent ndaj këtyre rasteve.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Ata janë shtetasit:

– Qani Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.

– Antonio Hyseni, 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhërmbrojtje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Qani Muça për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Antonio Hyseni për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kundërshtim i Vendimit të Gjykatës”, neni 130/a dhe 321 i Kodit Penal.

 

September 3, 2017 11:33
Komento

1 Koment

  1. vera e nxehte September 4, 10:07

    Jane police femra apo meshkuj, se mund te ndodhe qe edhe vete policet te ushtrojne dhune dhe fshihen pas rrobes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*