Pas Vuçiç, edhe Gruevski vjen në Tiranë

May 27, 2015 08:58

Pas Vuçiç, edhe Gruevski vjen në Tiranë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, që do të mbahet sot dhe nesër (27-28 maj) në Tiranë.

Kreu i qeverisë maqedonase pritet të mbërrijë sot pasdite, në orën 17.00, në kryeqytetin shqiptar dhe në agjendën e tij, ndër të tjera, janë parashikuar takime me krerët më të lartë të shtetit.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mbërrin po sot në kryeqytetin shqiptar.

Në këtë samit do të mungojë kryeministri grek, Alexis Tspiras.

May 27, 2015 08:58
Komento

1 Koment

  1. Arben May 27, 14:59

    KETIJ KRIMINELI I DUHET TREGUAR VENDI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*