Pas zjarreve, Greqia mund të përballet me përmbytje

July 25, 2018 13:56

Pas zjarreve, Greqia mund të përballet me përmbytje

Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar fqinjët e tyre jugorë, Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të tejfryjnë shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa.

Lumi Arda rrjedh drejt lindjes në Greqi dhe i bashkohet lumit Maritsa në kufirin greko-turk dhe paralajmërimi vjen në një kohë ku shërbimet greke të emergjencave po luftojnë me flakët në kryeqytetin grek.

“Diga Ivailovgrad në lumin Arda dhe në malet Rodope në lindje ka shumë gjasa të tejmbushet ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që pritet të bien”, tha Ministria e Jashtme bullgare.

Sofja tha se pritet rritje masive të nivelit të ujit veçanërisht në afërsi të qytetit bullgar Svilengrad, në afërsi të kufirit turk.

s.a/dita

July 25, 2018 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim