Pasaktësi dhe mospërputhje mes titullit dhe përmbajtjes në një shkrim mbi Nartën

December 3, 2017 15:15

Pasaktësi dhe mospërputhje mes titullit dhe përmbajtjes në një shkrim mbi Nartën

I nderuar z.Thano

Pak ditë më parë gazeta që ju drejtoni, një nga më të mëdhatë që botohen në vend, saktësisht më 27 nëntor 2017, botoi një shkrim të Zylyftar Hoxhës me titull “Nartiotet, greko-shqiptarët që s’e vrasin mendjen për origjinën e tyre”.

Duke lexuar përmbajtjen e tij në asnjë rrjesht ai nuk shprehet se “nartiotet nuk e vrasin mendjen për origjinën e tyre”. Por në çastin kur e dëgjova këtë titull në një emision të leximit të shtypit në televizor, si nartiot nuk mund të mos ndihesha tepër i fyer.

Një njeri e, ca më pak, një fshat shumë i madh që nuk e vret mendjen se nga e ka origjinën, ai sigurisht është një qenie a vend pa identitet, pa rrënjë, madje as si një grur i rrokullisur nga kushedi se ku. Ndoshta është rasti që kjo gazetë me aq shumë lexues edhe mes nartiotëve, të kërkoj ndjesë për këtë.

Nuk flas për përmbajtjen e shkrimit, autori i të cilit, me gjithë dashamirësinë e tij, nuk u ka shpëtuar edhe pasaktësive.

Kështu përshembull, ndërsa flitet për karnavalet që festohen çdo vit në Nartë. të cilat autori i vendos më 21-25 dhjetor (?!!!) e njëherësh saktësohen me solsticitin veror, në të vërtet ato janë të lidhura, ndryshe nga vendet e tjera, me tri ditët e Pashkëve Ortodokse, por që janë shumë më të vjetra se sa vetë krishtërimi.

Për pasojë ato nuk kanë ndonjë date të caktuar, sikundër Pashkët nuk festohen në të njejtën ditë të vitit, por ndryshojnë mes marsit dhe fillimit të majit.

Sigurisht Narta, apo Arta, ka një histori të veçantë e shumë interesante, ajo është një enklavë greke në tokën shqiptare, por autori nuk e tregon se kur ata mund të kenë mbërritur.

Eshte e vërtetë gjithashtu se (n)artiotët nuk kanë bërtitur kurrë me nacionalizëm primitiv për origjinën e tyre, as kanë thënë se janë ndonjë zgjatim i vendit të origjinës, por, ashtu siç thotë edhe autori, me emër e mbiemër shqiptar,  ata “ e duan dhe e nderojnë origjinën e tyre, gjuhën e tyre të vjetër greke, kulturën dhe traditat nga janë, janë krenarë për gjithë kontributet  e filozofisë, letërsisë, arteve dhe demokracisë së lashtë greke. Këtë e pranojnë jo vetëm historianët grekë të vjetër e të rinj, por edhe ata shqiptarë”.

Atëhere përse duhet të fyhen këta njerëz fisnikë?

 

****

I nderuar z.Qilleri

Vërejtja juaj, tashmë e botuar, do të analizohet në konsultë me autorin dhe redaktorin e shkrimit. Në emailin tuaj do t’ju njoftojmë mbi rezultatet e kësaj konsulte dhe vendimin e redaksisë. 

Faleminderit që lexoni Ditën

Redaksia 

December 3, 2017 15:15
Komento

13 Komente

  1. Jimi December 3, 18:59

    Te veteshpallurit greke nuk do te thote se e verteta eshte pikerisht ashtu sic ata pretendojne!
    Toponimi flete qarte per “enklaven” e shqiptareve te Artes te ngulur ne treven egzistuese, te ciles per nder te vendit prej nga vinin e quajten po ashtu “Arte”
    Ne Shqiperi ky fenomen eshte hasur shpesh, pothuaj ne tere viset shqiptare do te gjesh te dubluar nje numer te pafund fshatrash me te njejtin emer.dhe ne distanca jo te vogla larg njeri tjetrit.
    Nese vertet kjo enklave qe pretendon se eshte greke e shperngulur prej Arte, per aresyu emigrimi nuk kishte pse vinte pikerisht ne nje vend qe nuk e lidhte as gjuha e as zakonet e rraca, por shume mire munde te migronte brenda Greqise, larg vendit te saje te origjines.

    Reply to this comment
    • Narta December 4, 01:18

      Për të evituar ndonjë keqkuptim me ata që mendojnë se po ja fut kot Jimi…. Ke ndonjë evidence apo ndonjë fakt të shkruar (përveç fantazisë tuaj) që tregon se Narta u krijua nga shqiptarët e Artës?
      Po të ishe vërtet i interesuar dhe po të pyesje, do kishe mësuar se këta Grekë nga Arta u sollën me forcë nga Otomanët për të nxjerrë kripë.

      Reply to this comment
  2. Besniku December 3, 19:26

    Nuk e di historine e popullit te Nartes, vetem se ka qene nje vend-banim grek. Por emri I vjeter Arta, tregon se aty kane banuar popullsi autoktone. Ashtu si dhe ne te gjitha vend-banimet e tjera ku greket nuk jane vendosur ne vend te pabanuar e te paemer.
    Sot studiues te huaj,na kane njohur me risite ne argumentime shkencore per jeten ne keto vend-banime, te cilat jane nje shkembim kulturash midis te ardhurve dhe vendasve.
    Kurse gjuha greke , ashtu si ne Himare, eshte perdorur si gjuhe tregetie , si dhe mbeshtetje e fuqishme per te mos ndruar fene e te pareve.
    Tjeter se kisha greke rezultoi po aq, bile dhe me shume e rezikshme se pushtimi turk, ne drejtim te idenditetit shqiptar

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana December 4, 00:42

    Percaktimi i Nartes (Artes) si nje enklave greke ne truallin e Shqiperise Londineze, eshte krejtesisht arbitrar. Ky percaktim eshte i lidhur kryekeput me agresionin grek te pas 90-es nepermjet politikes se megaliidese shoviniste greke dhe posacerisht nepermjet pushtimit te kishes autoqefale shqiptare nga ortodoksia e janullatosit dhe politika antikombetare e obskuratizmit te bandes se saliut qeb kane ne platformen e tyre heqjen qafe te Shqiperise se Jugut me cdo lloj kompromisi me kishen greke dhe qarqet shovene greke. Studiueset shqiptare duhet te heqin pluhurin e helenizmit nga treva e Narte (Arte) – Zvernec dhe tia rikthejne ate kombit e etnise shqiptare. Greqishtja e cale e Nartes e perziere me shqipe e kompromenton tezen grekomane nga pikepamja ghuhesore. Ajo qe bie ne sy menjehere e qe opinioni shqiptar duhet ta dije, eshte vewte emri i Nartes, qe eshte origjinalisht emri i Artes shqiptare te Greqise se sotme, prej nga kane ardhur artiotet e jane vendosur ne truallin qe sot quhet Narte e Zvernec. Pra Narte do te thote nga Arta, – Shkojme NE ARTE (Narte). Ose me greqishten e cale te nartioteve do te thuhej, PTINARTA- nga Arta, qe nga padija e kohes u kuptua e mbeti Narta. Dihet se Gjiri i Ambrakise dhe qyteti i Ambrakise kane qene te banuara nga Iliret e konkretisht nga Thesprotet, te cilit jane camet dhe Cameria e sotme. Pra, ne thelb nartiotet nuk jane gje tjeter vecse pjese e Camerise dhe e cameve te krishtere ortodokse te shkulur nga vendi i tyre i origjines e te vendosur ne pjese me veriore te Detit Jon, ne nje terren te perafert me te origjines, ku jane marre me kultivimin e vreshtarise (veres se tyre te famshme Vlosh), me ullirin e perpunimin e vajit, te kripes, etj., produkte per te cilat kane qene mjeshter e te mirenjohur ne trevat perreth e pertej deteve. Duhet theksuar gjithashtu se pothuajsete gjithe nartiotet kane karakteristike tiparin fizik te vecante te perbashket qe eshte ngjyra e verdhe e flokeve,m ashtu sic jane camet ne pergjithesi. ( Nuk ka greke te vertete bjonde ! ) Si koto ka edhe shume elemente te tjere qe duhen hulumtuar e dhene opinionit dhe pasurise sone kombetare, qe te tjeret, sidomos greket e kisha e tyre monstruoze te mos i pervetesojne per shkak te padijes apo neglizhences sone.( Pa dashur te fyej nartiotet, eshte shume domethenese shprehja e tyre ne ‘greqisht”: Parto to gomari qe lidhto sto huri” – merre gomarin dhe lidhe te huri !!!)

    Reply to this comment
    • IRENA NASTO December 28, 23:38

      Po me NARTËN ç’patën xhanëm???

      Z. Thano, pergëzime per “modestine”tuaj. Nga shkrimi juaj shoh që pretendoni të jeni njohës I mirfilltë I shkencave :gjuhësore, antropologjike, historike, etj. Pretendoni gjithashtu te keni studjuar levizjet demografike të popullatave në epoka historike të ndryshme, gjë që ju bën “ekspert”për të folur me kopetenca për historinë, kulturën, gjuhën, prejardhjen e një komuniteti të caktuar. Nuk e di kush ju “ka shkelur në kallo”, por, kushdo që të ishte, nuk duhet t’ju bënte JU të shkelnit Etikën Profesionale dhe të shkruanit për çështje që nuk I njihni. Nuk duhen aftësi të veçanta gazetareske për të ditur se çdo informacion dohet të verifikohet para se të botohet, le që ju, çfar të verifikonit, llafe pazaresh??!!! Sokrati, filozofi I madh grek thoshte: “Unë di atë që nuk di asgjë”. Përmbajuni, ju lutem kësaj thënieje dhe mos veproni sipas parimit :Shpif, shpif se diçka do të ngelet. Nuk e di kush jeni, nuk e di nga vini, por, pse e keni marë me kaq revan? Kush ju autorizoi ju të shkruani pasaktësi të tilla historike? Lërini: historianët të meren me historinë, gjuhëtarët me studimet gjuhësore, antropologët me matjet antropometrike, arkeologët të zbulojnë të fshehtat e nëntokës si dhe komunitetet të jetojnë në paqe dhe harmoni me njëri tjetrin, me kulturën dhe dinjitetin që I karakterizon prej shumë shekujsh para se të lindnim NE, ”brezi që I di të gjitha”. Është e lehtë sot, me lirinë e fjalës që gëzojmë, të hedhësh baltë mbi këdo, qoftë ky person apo komunitet por kjo nuk na bën as gazetarë dhe as të ditur. Sa për gjuhën tonë” të çalë”, po jua them me plot gojën, që megjithë fjalët e huazuara nga gjuhët e tjera si nga:italishtja, turqishtja, shqipja, jemi krenarë që të parët tanë e ruajtën gjuhën e tyre deri në ditët e sotme. Nuk ka gjuhë të mirfilltë në botë, megjithë mundësitë për t’a shkrojtur dhe lexuar që kanë përdoruesit e saj, që të mos ketë huazime. Si mund të pretendohet që të mos pasurohet me huazime gjuha mëmë e një komuniteti të shpërngulur nga trungu mëmë, I privuar të mësonte shkrim e këndim, të cilit I mbyllën shkollën në gjuhën amëtare pseudonacionalistët që mendonin se do t’I vinte e keqja kombit nga diversiteti kulturor I komuniteteve minoritare, sepse, sa për dijeni z. Thano, deri në mesin e viteve 20_ të shekullit të kaluar, në Nartë funksiononte shkolla në gjuhën greke, por, ju s’keni si t’I dini këto, ju keni marë përsipër të shkruani pasaktësira. Të kesh fatin të flasësh dy gjuhë dhe të lindësh me dy kombësi, nuk do të thotë të jesh I ndryshëm nga fqinjët dhe besoj se nuk meriton të bëhesh tabelë qitjeje nga ata që kërkojnë të shërojnë komplekset e tyre duke fyer të tjerët. Sa për shprehjen që keni përdorur, ju siguroj se ne nuk e masakrojmë në atë mënyrë gjuhën tonë, por edhe sikur t’a bënim, e çfar pastaj??? Kush ju emëroji ju redactor të gramatikës dhe sintaksës tonë? Pyes veten dhe sidomos juve:përse kjo “gjueti shtrigash”, në emër të cilave parime dhe ndaj kujt? Ndaj një populate që diti të jetë vetvetja dhe njëkohësisht të ngrinte ura dhe jo mure me kulturat përeth saj?! Përse po u bini hekurave me grushte? lërini kushtrimet për ndonjë problem të vërtetë, NARTA dhe diversiteti I saj kulturor nuk përbëjnë kërcënim për asnjë!Gjeni një LODËR tjetër për të kaluar kohën dhe na lini ne t’a dimë më mirë se kushdo tjetër se kush jemi, nga vijmë dhe ç’vlera përfaqësojmë!

      Reply to this comment
  4. Aleksander Thana December 4, 04:03

    ju lutem botoni komentin tim

    Reply to this comment
  5. DENONCIM December 4, 14:08

    Leter per z.Adrian Thano

    Quhem Bruna Musaj, lindur dhe banuese në Vlore.

    Po u shkruaj sot sepse kam nje problem pune. Aktualisht jam punonjese prane Autoritetiut Kombetare te Ushqimit Vlore (DRAKU Vlore) dhe punoje ne pozicionin e specialistes se laboratorit te mikrobiologjise , duke analizuar produktet me origjine shtazore.

    Me daljen ne pension te Specialistes Kristina Vito, jam emeruar prane drejtorise Rajonale AKU Vlore , ne daten 9 Mars 2017. Laboratori Mikrobiologjik i DRAKU Vlore nuk ka funksionuar qe prej muajit Maj 2016.

    Jam emeruar me urdher Emerimi Nr.1012, date 07.03.2017, deri ne momentin e perfundimit te procedurave per pranimin, levizjen paralele , periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive nga DAP. Gjate kesaj periudhe, deri ne diten e sotme, vendi nuk eshte shpallur nga DAP.

    Ne momentin ne te cilin ky pozicion pune do te shpallej isha e gatshme te aplikoja per te qene pjese e institucionit , pasi plotesoj kushtet per te qene pjese e ketij konkurimi. Jam diplomuar ne vitin 2013, Bachelor ne Degen Biologji dhe ne vitin 2015, kam marr Titullin Master i Shkencave ne Biologji Molekulare (Mbrojtje e titullit me noten 9).

    Laboratori ishte ne gjendje shume te keqe dhe cdo dite jam kujdesur per sterilizimin e ambientit te punes si dhe kam vene ne funksionimte vazhdueshem termostatet. Gjate periudhes time te punes kam kryer rreth 125 analiza te dokumentuara ne regjister.

    Ne daten 24.10.2017 me eshte komunikuar permes nje shkrese zyrtare se do te me nderpritet kontrata e punes. Ndersa ne daten 17.11.2017 me vjen nje shkrese zyrtare se mardheniet e punes do me nderpriten brenda dates 30.11.2017. Nderkohe qe shkresa ish protokolluar dhe duhet te me kish ardhur qe ne daten 27.10.2017. Pra shkresen mire qe ma kan ber gati , ma kane firmos e vulosur por ma dergojne ne DRAKU Vlore me 20 dite vonese ,si shefja e personelit JOHANA LACI ashtu edhe Drejtori i Pergjithshem i AKU-se Z. AGIM ISMAILI.

    Duke marr shkas nga shkresa qe me ka ardhur per largim nga puna ndjehem e prekur pasi mendoj se jam e pershtatshme per kete pozicion pune, jo vetem se disponoj nje Diplome Master i Shkencave, por edhe sepse laboratori eshte pasioni im. Ky pozicion pune nuk eshte shpallur asnjehere vakant ne DAP dhe sme eshte dhene mundesi te konkuroj e te fitoj statusin e nenpunesit civil.

    Sipas Ligjit te Ushqimit , si dhe duke u bazuar ne Rregulloren e Kritereve Mikrobiologjike te Produkteve Ushqimore, pozicioni im eshte i rendesishem pasi ndikon drejtpersedrejti te konsumatori, ne aspektin e sigurise se ushqimit, higjenes se ushqimit, si dhe cdo emergjence qe rrezikon jeten e njerezve permes helmimeve, si dhe shperthimeve epidemike.

    Me mbylljen e Laboratorit te Mikrobiologjise, subjektet e Vlores do u duhet qe mostrat per analize mikrobiologjike ti dergojne ne Tirane dhe kjo gje jep probleme, pasi ndodh kontaminimi i produkteve gjate transportit ose sic quhet ndryshe kontaminimi i kryqezuar. Me largimin tim do te pezullohej Monitorimi i Qumeshtit, dhe theksoj se jam e vetmja mikrobiologe e mirefillte nga Vlora ne Sarande e trajnuar ne Tirane per te kryer nje analize te tille.

    Nderkohe Z. Agim Ismaili , Drejtor i Pergjithshem i AKU-se me heq mua nga puna se jam pa Dap e sipas tij ai po zbaton ligjin, mesa di une para ligjit jemi te gjithe te barabarte. Por nuk e ka zbatuar ligjin per te gjithe, pasi ata qe kane miq e shok ,te cilet disponojne te njejten kontrat pune me mua rrine ne pune . Martin Arapi inspektor prane DRAKU VLORE me shkolle pylltarie arrin ta mbaj ne pune edhe pse pa master shkencor, pa shkollen perkatese per kete pozicion pune,pa statusin e nepunesit civil.Gjithashtu mban ne pune Genci Myrto ekonomist e ben rolin e inspektorit ne vlore, pa dap e pa arsimin perkates, ndersa une me pozicion kyc per sigurine ushqimore largohem nga puna. Mikrobiologia pergjegjese ne Sarande Zj.Aurora Caushaj, qe kryhen te njejtat analiza si une jo vetem qe nuk ka ber asnje trajnim ne Tirane por eshte edhe veterinere.

    Ju lutem me ndihmoni sepse po hiqen nga puna njerezit e afte me arsimin perkates.
    Jam ne pritje te pergjigjes tuaj

    Reply to this comment
  6. Jimi December 4, 21:41

    I nderuar z. Narta! Me vjen mire kur komentet jane konstruktive dhe pa ngarkesat e demshme nacionaliste.
    Si ti edhe une komentojme per ato tema te cilat paraqisin interes. Komentojme gjithmone ne baze te informacioneve qe kemi dhe deduksionet e dala prej tyre, por jo si specialiste te fushes. Vertetesine e ketyre versioneve qe ne komentojne e kane per detyre specialistet e fushes, te cilet jane te certifikuar, si gjuhetare historiane antropologe e tj.
    Megjitheate kjo nuk me privon te te them, se me mundesite qe ka krijuar sot shkenca, fare lehte keto teza te cilat ne komentojme munde te vertetohen pa asnje medyshje. Nje test i ADN-s, nuk le vend per diskutim.
    Per versionin tek i cili ti mendon se eshte nje fakt historike, une nuk e kundershtoj qe kjo popullsi eshte detyruar nga otomanet te ngulen ne kete treve e te nxjerrin kripe, por une komentoj origjinen e ketyre “koloneve” te cilet i dhan edhe emrin ketij ngulimi.
    Otomanet nuk hezitonin qe te detyronin kedo qe kishin nen sundim, per ta shpergulur e detyruar qe te bej ato qe ata deshironin. Ketu nuk perjashtoheshin as greket as bullgaret as shqiptaret, madje ata me me egersi vepronin ndaj grupeve te caktuara shoqerore te cilet ishin rrebele ndaj rrepresionit shtypes otoman dhe pikerisht kjo treve ka qen e njohur per rrebelimin e saje ndaj tyre. Nuk eshte rastresi qe ne revolucionin grek te 1821 nga kjo treve dolen nje numer i konsiderushem udheqesish qe ju bashkangjiten atij per te shporrur sundimin otoman
    Pyetja shtrohet! Pse otomanet shperngulen greket dhe jo shqiptaret qe vinin nga kjo treve?
    Nese ti mendon se gjiri i Artes ne kete peridhe per te cilen flasim, banohej nga greke e jo shqiptare atehere, te jap te drejte.
    Pershendetje miqesore!

    Reply to this comment
    • Annita Seva February 22, 16:53

      Nuk deshiroj te flas shume, qe te mos zbeh komentin e Irenes, qe me siper, aq bukur e me realitet te sinqerte pasqyron ato qe te gjithe ne (N)Artioten ndjejme per c’ka jemi.
      Thjeshte le ta degjoj edhe njeher zoti Thana se, ne Narte nuk flasim greqishte te cale, por shqipe te cale. Ose akoma me qarte, te dyja gjyshet e mia, si edhe te gjitha gjyshet e Nartes, nuk flisnin fare shqip. Gjithsesi, ne the gjithe, si brezat e vjeter ashtu edhe brezat e rinj, jemi brymosur qe ti jemi mirenjohes Shqiperise, atij vendi qe u be djep i paraardhesve tane, qe na dha mundesine te arsimohemi, (kuadrot e larte te Nartes kalojne ne numer cdo vend a fshat tjeter ne Shqiperi, ne propocion me popullsine), qe na dha mundesine te arrijme skaje te larta karierash, (kuadrot e Nartes ishin nga me te vleresuarit ne rrethin e Vlores por edhe pertej tij). Ne e kemi treguar se cilet jemi, njerez te kulturuar, paqedashes, mjaft tolerant dhe human, qe i kemi bere vend vetes ngado qe jemi angazhuar. Keto jane arritur e fituar ne saje te kultures tone qe na karakterizon e na vecon. —- Te thenat rreth fise came e budallalleqe te tilla jane fantazira ne dite me diell. Nuk eshte keq te jesh came a origjine tjeter, the gjithe jane te respektushem per ate qe jane. Por eshte papjekuri dhe mosinformim total te vendosesh etiketa te nje origjine, tek nje popullsi qe i perket nje origjine tjeter. Konkretisht, gjuha, traditat, zakonet, veshjet, kenget tona, jane te gjitha greke dhe i perkasin nje zone te caktuar. Zoti Thana, do te ishte zgjuarsi prej jush, qe here tjeter te informoheni saktesisht per ato c’ka shkruani, Eshte pergjegjesia juaj per ta bere, nese doni te titulloheni gazetar, studiues a c’do gje tjeter qe keni deshire. Une shpreh opinionin tim persona, por jam e bindur se te gjitheve ne jemi te nje motivi, jemi ata qe jemi, pasardhes Grek, qe ushqejme respekt e dashamiresi per Shqiperine dhe krenari qe flasim Shqipen, gjuhen e Nene Terezes. Nuk jemi zhurmuesa, perkundrazi, leme gjurmet tona paqesisht, me lezet, me diplomaci dhe me kulture te admirueshme, ashtu sic edhe Greket e lashte. —- Dhe dicka tjeter si fund por me shume rendesi, harrojeni tezen se na sollen Otomanet, eshte vertetuar shkencerisht se jemi banues te zones shume me heret se sa periudha e pushtimit Turk. Per ata qe interesohen, materialet jane botuar zyrtarisht nga kerkues shkencor.

      Reply to this comment
  7. Nero December 5, 17:07

    Bruna,
    Kete informacion te meposhtem e gjen ne krye te gazetes tek fjala kontak. Perdor emailin e thanos e coja si email ate qe shkruajte me siper:

    Letrat dhe opinionet:

    SMS – 068 90 73 730, email: [email protected]

    Për marketing:

    Cel: 068 90 73 739, email: [email protected], [email protected]

    Shpërndarja:

    Erland Durishti, Cel: 068 90 79 813
    Media Sociale Ndaje me miqtë

    Reply to this comment
  8. Flori Abazaj February 22, 22:46

    Cfare ju ka zene me Nartiotet? Popull me fisnik nuk ka. Jane te kulturuar e mendjehapur. Une jam vlonjat dhe I njof mire. Banore te bukur dhe zemergjere. Dhe sigurisht qe jane grek, na pelqen sna pelqen. Nje jete grek i quanim ne Vlore. Per me shume, dhe emri I Vlores prej tyre ka ardhur, nga fjala Aulona, qe eshte totalisht fjale greke. Respekte nartioteve!

    Reply to this comment
  9. gogo May 22, 14:07

    Ketu po shpalosen ”teori” teper ”origjinale” dhe interesante: qe (n)artiotet erdhen si popull shqiptar nga Arta dhe ”rruges” u transformuan ne greke, me qe erdhen ne token shqiptare! Gjykim me te pabaze, nuk mund te gjesh! Dhe na vjen keq, qe nuk i ”morren leje” Jimit, per te emigruar brenda apo jashte Greqise! Lerini banoret fisnike te (N)Artes te flasin gjuhen e tyre, te cilen e kane trasheguar deri me sot, te besojne ne Krishtin, sic e kane traditen dhe merruni seicili me origjinen dhe kulturen (aq sa e kini!) tuaj! Respekt per kete fshat me kulture te lashte qytetare! Turp per shpifesit dhe shtremberuesit e historise, te cilen e kane shkruajtur vete banoret, ne rastin konkret, te Nartes dhe te Himares (sic ka zbuluar se fundmi Besniku, per gjuhen e huazuar nga shkembimet tregetare!).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*