Pasaporta false për personat në kërkim, pranga 6 oficerëve grekë

February 21, 2020 18:47

Pasaporta false për personat në kërkim, pranga 6 oficerëve grekë

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Operacioni përfundoi pas bashkëpunimit të mirë mes policisë helene dhe autoriteteve konsullore të huaja.

Janë akuzuar gjithsej 33 persona, ndërsa gjashtë oficerët ishin nga rrethe të ndryshme rreth Athinës, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Fitimet e bandës nga operacioni i paligjshëm vlerësohen në një milion euro. Në njërën prej rasteve, një pasaportë iu shit nje shqiptari, për të cilin ishte nxjerrë një urdhër arresti evropian. Pasaporta u shit tek shqiptari për 40 mijë euro.

l.h/ dita

 

 

February 21, 2020 18:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim