Pash Zotin, Agron

Ilirjan BLLOSHMI February 18, 2013 14:20

Pash Zotin, Agron

Në çastet e fundit të Franz Kafkës përshkruar nga miku i tij i ngushtë Robert Klopstock. “Ma jepni tani, ma keni premtuar prej vitesh i thotë Klopstokut – e kishte fjalën për një dozë të madhe morfine që do t’u jepte fund vuajtjeve. “…Mos më torturoni më, ç’kuptim ka zgjatja?” Për një çast iu bë se miku po largohej: “Mos ikni.” Tjetri iu përgjigj: “Nuk po iki”. Atëherë Kafka tha me zë të thellë “Por po iki unë.”.

Kjo fraze mu kujtua kur lexova shkrimin e Agron Tufës tek gazeta Panorama me titull “Kriza e kauzës dhe ish të përndjekurit” Z. Tufa nuk e njoh personalisht normalish Tufa tregohet i rezervuar ndaj kryeministrit tonë por vendos nën kritikë të gjithë aktorët politik midis të tjerash Tufa shkruan:

“Formacioni më i madh politik i së djathtës dhe partia e vetme që tradicionalisht i ka pasur me vete ish-të përndjekurit, dihet, është Partia Demokratike. Në fakt, është e vetmja parti që ka bërë diçka konkrete për këtë klasë, pavarësisht se tempi dhe gatishmëria, ose më mirë ndjeshmëria ndaj kësaj shtrese që thonë se mbush mbi 70% të votave të djathta, ka shkuar në rënie, në zbehje e shpeshherë në mosmarrëveshje në dy legjislaturat e fundit parlamentare, kohë kur PD rierdhi në pushtet. Ajo që të bie në sy në marrëdhëniet e PD-së dhe ish-të përndjekurve është përfaqësimi i tyre në Parlament dhe pushtetin qeverisës” (Agron Tufa gazeta Panorama, e shtunë16 shkurt 2013).

Pash zotin, Agron mos u tregoni kaq ironik në këtë shkrim se është mëkat o i udhi i perëndisë. Ne të përndjekurit politikë nuk kemi qenë kurrë kundër PD-së dhe Berishës, përkundrazi ata kanë qenë kundër nesh… Tani ka ardhur dhe është tejkaluar koha e këtyre raporteve aq shumë të keqpërdorura njëanshmërisht. Komunizmi që ata e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligësitë” Mirëpo tashmë është vonë. Fara e keqe e mbjellë prej tij tashmë ka mbirë ! Ka mbirë e është zhvilluar ! Ky që ka pushtetin po nxjerr të gjithë mllefin e akumuluar prej shekujsh në genet e tij dështakë dhe po zbaton urdhërin e Koçi Xoxes të vrisnin e të prisnin derisa t’i zhduknin reaksjonarët !

Kë përfaqëson ti, që na inkurajon “naivisht”, që ne të vazhdojmë vetëprangosjen tonë drejt zhgënjimeve pafund që na ka afruar me bollëk deri tani pushteti Berishian. Më kot mundohesh me dordolecin komunist të mbushësh mendjet e tejmbushura nga gogoli neokomunist e pseudodemokrat që kemi përballë. Shumëkush sot – rreth pas rrethi – është në gjendje të katalogojë krimet, mekatet dhe veset e ferrit komunist, të përshkruajë katastrofën totalitare dhe mangësitë që përjetuan brezat e pasluftës : mungesën e lirisë së fjalës, asgjësimin e hapësirës politike, atentatin ndaj pronës, shtypjen e ndërgjegjes individuale ose fetare, asgjësimin fizik të kundërshtarëve të rregjimit etj.. etj…

Ah se harrova Agrono kur ke përmendur liderin e opozitës ku midis të tjerve thua që “Edvin Rama, i cili u premtoi ish-të përndjekurve se të gjitha problemet e tyre do të gjenin zgjidhje në programin politik elektoral të PS-së, në rast fitoreje në zgjedhjet e vitit 2013. Madje Rama krijoi edhe një strukturë në Kryesinë e PS-së, ku shtresa e të përndjekurve do të përfaqësohej në program me një strategji gjoja konkrete, në krye të së cilës, që në fillim, u vendos përfaqësimi i tyre nëpërmjet militantes së kësaj partie, Keti Bazhdarit, vajzë e një prej të përndjekurve politikë nga Shkodra. (Agron Tufa gazeta Panorama, e shtunë16 shkurt 2013).

Perveç kritikave që ke bërë nuk ke përmendur që ka qënë kjo parti në 2004-n për ligjin e atëhershëm të dëmshpërblimit iu paraqit fatura e tejfryrë me 204 miliardë lekë të reja, kur pothuajse aq ishte buxheti vjetor i vendit ndërsa Berisha në 7 vjet e gjysë në pushtet nuk ka dhënë as 4 miliardë lekë kur buxheti i vendit është trefishuar. Ti bën thirrje dhe i trembesh frikës absurde se mos ndoshta ne bëhemi vegla të së majtës shqiptare, ose më mirë mendon se mund të kthehemi në rolin tënd, i cili me një shpirt shitje Kainiane (Kaini vrau Abelin), ka kapërcyer çdo kufi por çdokush ka mënyrën e vet për t’u kthyer në kaluarën: nostalgji për të rijetuar atë ëndërr që ndoshta s’ka egzistuar kurrë ose ironi për të krijuar distancë nga ëndrra ndoshta gënjeshtare.

Pash zotin, Agron se jemi dhe në kohë fushate ku lufta është e egër dhe neheroni që po drejton këtë shtet në mënyrë despotike po përdor çdo mjet për të qëndruar në pushtet. Lus zotin mos dhe ju keni ngrë ndonjë lugë çorbë dhe jeni futur në këtë lojë të ndyrë,

Në fund të këtyre radhëve desha të shfaq mendimin se për kryeministrin që ju nuk ja keni përmendur emrin, jeta e njeriut ose ka pak vlerë, ose s’ka aspak; se për të demokracia me pushte e institucione të pavarura është pak (në teori), ose aspak e pranueshme (në praktikë); se për interesat e tij si autokrat që për t’u ulur në frontin politik nuk e ka për gjë të copëzojnë atdheun ose të bëjë përpjekje për t’u rrëmbyer lirinë të tjerëve.

Ilirjan BLLOSHMI February 18, 2013 14:20
Komento

4 Komente

  1. Niko Maloku February 19, 03:57

    E lexova shkrimin e Agronit dhe me la nje shije te hidhur. Nese ata qe drejtojne sot te majten, perfaqsojne ish- sistemin komunist ( ne fakt, eshte vetem 5 % e vertete ), ky qe drejton qeverine sot, e perfaqson te shkuaren ne nje mase shume me te madhe ( te pakten 50%). Eshte e drejte e secilit te votoje per cilindo, por duhet guxim i madh te dalesh ne mbrojtje te nje qeverije qe ka vjedhur ( haptas ), ka vrare ( haptas ) dhe ka cenuar territorin kombetar ( haptas dhe vendosmerisht ). Morali i gjithsecilit shfaqet, jo vetem nepermjet atyre qe ben, por edhe atyre qe thote dhe atyre qe perkrah.

    Reply to this comment
  2. Teknokrati February 19, 18:35

    Pash zotin dhe ti Ilirjan. Me Tufen e gjete te humbesh kohen …..

    Reply to this comment
  3. Kol Tivari February 19, 20:02

    Jo pa qellim keta taratufet si A Tartufi shkruaj ne ato gazeta ku censurohen opinionet anti qeveritare. Nga PPSH kan ardhur te dy partite,por duke u vu nen trysni PS,ka ne gjirin e saje te rinje,qe nuk ishin kurre antare te PPSH. Edhe ata qe sot militojne ne lidershipin e saje,kurr nuk ishin te preferuar te bllokut,kurre nuk drejtonin varken ne Drilon si Saliu,kurre nuk paten nje pseudonim “Penicilina” ose “Dizenjatorja”. Ata nuk kerkuan litarin per Hysen Shoshorin,sic e kerkonte komunisti fanatik Sali Berisha. Agron Tartufi,Naim Cili etj,jane krymba qe ushqehen ne bythe te pushtetit. Ish te perndjekurit,mbeten te perndjekur per 23 vjet. Ish pronaret mbeten ish pronar per 23 vjet. Me Saliun do vazhdojne te mbeten te tille. Provoni njehere premtimet e PS,sepse asgja nuk humbni. Ndoshta jane ma antikomuniste se ish sekretaret e PPSH-se si Maloku psikopat i Vicidolit. Barazimin e sotshem,prap do ta keni,vecse po fituat,mos e humbni fitoren

    Reply to this comment
  4. Korab Sejdini February 20, 19:38

    Agroni eshte nga nje fshat qe ka patur ne tradite te mbante magjare (gomere) si kafshe pune. Keshtu si i rrritur midis gomereve (fisnike) mendoj se Agronit i pelqen te pellase si bashkmoshataret me te cilet asht rrite! Pra e thene shkurt Agroni po ngjan si “magjar Sohodolli” Tung Agron!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*