Pasi urdhëroi daljen e Dritan Dajtit nga qelia, shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

January 14, 2020 16:15

Pasi urdhëroi daljen e Dritan Dajtit nga qelia, shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Peqinit si dhe katër persona të tjerë, sipas burimeve të Top Channel. Vendimi është marrë pasi u lejua dalja nga qelia e Dritan Dajtit, për të shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Emin Shpata, drejtor i burgut, është shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë.

Të njëjtin fat kanë patur edhe drejtues të tjerë:

-Lirim nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

-Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

-Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.

-Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

-Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Ministria e Drejtësisë i akuzon ata për një sërë shkeljesh në vendimin për të lejuar daljen e Dritan Dajtit nga qelia, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në vitin 2009.

l.h/ dita

January 14, 2020 16:15
Komento

4 Komente

  1. Miku January 14, 16:47

    Mos e ka shkarkuar pa pyetur Taulantin kjo ministerja, se ky direkt do ta bej zv drejtor pergjishem policise.Ky mavria duket sikur ka punuar tek picat.Lereni te bej ndonje leke te varferin, ai akoma ska mbariar se ndertuari shtepine! Ju monistre do prisni shkarkimin, mos bej me koken tuaj si e forte, te tregon Taulani me Mozin ty! Shkoje urgjent ne zyre atij te gjatit ta dergoje ne bashkine e Mallakastres.

    Reply to this comment
  2. Genti January 14, 17:43

    Atyre duhet tu ndalohet pergjithmone punesimi ne shtet.

    Reply to this comment
  3. alphade January 15, 02:19

    Drejtori I burgut te Peqinit duhet te zere vendin e Dritan
    Dajtit.Ne qeli………!!!

    Reply to this comment
  4. demo January 15, 09:33

    Ka dale nje gjykatese ne Kruje,me e fuqishme se gjykata kushtetuese dhe Presidenti.Ajo te liron nga burgu per fare.
    Edhe me burg te perjetshem.
    Zini radhen ne Kruje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*