Dy vrasje në Tiranë. 81-vjeçari vetëvritet pasi vret nipin 20 vjeç për pronën

December 16, 2014 10:56

Dy vrasje në Tiranë. 81-vjeçari vetëvritet pasi vret nipin 20 vjeç për pronën

Gjyshi që vrau nipin e vet 20-vjeçar paraditen e sotme në Fushë Prezë, është vetëvrarë.

Policia ka qenë duke negociuar me 81-vjeçarin Ahmet Doda për t’u dorëzuar, por ai është vetëvrarë.

81-vjeçari qëlloi disa herë për vdekje me çifte nipin e tij, Rexhep Doda.

Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt pronash.

Konflikti ka degjeneruar në një sherr mëngjesin e sotëm dhe në gjaknxehtësi e sipër, 81-vjeçari ka qëlluar me çifte nipin e vet.

Mëngjesi i sotëm ka shënuar dy ngjarje të rënda.

Vec ngjarjes së rëndë në Fushë Prezë, një 50-vjeçar është qëlluar me armë mëngjesin e sotëm në Kamëz dhe ka gjetur vdekjen.

Viktima është Qerim Kaçi, ndërkohë që për momentin nuk dihen autorët e krimit.

Ai është qëlluar para shtëpisë së tij, që ndodhet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.

50-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Për momentin nuk ka asnjë të dhënë për motivet e vrasjes.

 

December 16, 2014 10:56
Komento

5 Komente

  1. Lul December 16, 11:15

    Tani i zoti tokes Nua Rroku…zevendesimi qe i beri Sali Kriminelei ligjit me kanunin e Lekes trauma te kesaj ketegorie do te kete cdo dite qe tani nuke perbejne as lajm, megjithate ngushellime familjes se djaloshit nderasa gjyshi te te semes vafte.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi December 16, 12:21

    Lul? Unë mendoj se në këtë rast, pavarësisht nga akti, ka gjyshi të drejtë? Niprit e sotëm janë bërë të padurueshëm,frymëzohen nga pangopësia dhe antimorali? Gjyshit i ka ardhur në majë të hundës!? Në moshën e gjyshit askush nuk ndërmerr akte ekstreme pa njê shkak të fortë? Tung!

    Reply to this comment
    • sebesoj December 16, 13:24

      dhe kjo eshte nje arsye pellumb te vrasesh nje djale qe ka dale nga adoleshenca , per token , atehre ti sqarojne problemet qe ka krijuar , mos funksionimi i shtetit ne vite , kur sali pordha la njerez qe bene mbivendosje te pronave e prona nuk vajti tek i zoti, la kanunin te mbizoteroje e jo ligji , e sot vuajne pasojat , tamam si bombe nukleare . po mendoj se ka ardh koha sikurse i kerkojme qe te denohen krimet e komunizmit e disa u futen ne burg , te denohet krimet e paqes qe ofroi kryekomunisti saliberisha , duke lene hapsire per manipulimin e dosjeve ne vite . ai i pari duhet te jete tradhetar , te tjeret te paguajne sipas demit qofte dhe me pasurine e tyre .

      Reply to this comment
  3. yot December 16, 13:30

    hengshi kokat me gjithe keto prona te perdhosura nga 7501 dhe korrupsioni.
    Mallkuar katovicianet e Shqiperise se pas 90-s qe kane shkaktuar me shume viktima se regjimi komunist

    Reply to this comment
  4. lul December 16, 13:30

    Gara vazhdon….vrasja e pare ndodhi ne bulevardin Sali Berisha ne kamez aty ngjitur me rrugen Silvio Berluskoni….ndersa dje Akademiku Xhelali i Vjollces dekoroi Lirie Berishen qe po e rjep dita dites fondacionin e femijeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*