Letër e hapur Pëllumb Kullës, mikut tim të “kohës së Enverit”

Paskal Milo November 17, 2014 00:05

Letër e hapur Pëllumb Kullës, mikut tim të “kohës së Enverit”

 

 

 Ja kështu, pas gati 40 vitesh pasi jemi njohur në Fier, ti në Amerikë e unë këtu ku kam qenë, duhet të këmbejmë disa mendime si dikur në “kohën e Enverit” në kafenetë e varfra të qytetit apo në mjediset e teatrit të tij. Unë, një djalë 26 vjeçar, i dëbuar nga Tirana si i biri i «armikut të partisë e të popullit», ti, diçka më i madh, i ardhur nga Vlora me detyrën e regjisorit në teatrin e estradës së Fierit. Unë bëja muzeologun, ti i mbaje njerëzit me humorin e shëndetshëm të parodive me ballistë, me Malot e Zalot.

 Habitem se duke qenë përmbi 20 vite në vendin më demokratik të botës, ti Pëllumb, një njeri tolerant, i letrave, e i butë nga natyra, në vend që t’i ruaje e t’i zhvilloje vlerat që unë kam kujtuar që i ke patur jo fasadë, i shfaq në antipodin e tyre, në mënyrë revanshiste e virulente.

 Unë jam historian që e kam shkruar dhe shkruaj historinë me dokumente e jo në mënyrë selektive. Historishkruarja është një proces shumë serioz. Nuk është humor rakie e me batuta kafenesh. Deri në vitin 1990, nuk kisha shkruar e botuar asgjë për Luftën e regjimin komunist, ndërsa ti, i dashur mik, me disa njerëz të letrave ishit në majat e lavdisë e të përkëdhelive të pushtetit, se talentin e artin tuaj e vutë thellësisht në shërbim të formimit të “njeriut të ri”. Unë dhe shumë të tjerë të kemi çmuar për vlerat krijuese e jo për shitjen e shpirtit.

Nuk kam nostalgji as për Enverin, as dhe për regjimin e tij, se në atë kohë askush nuk më duartrokiste dhe askush nuk më jepte çmime. Bëja mësuesinë e ligjëruesin e historisë si mijëra të tjerë për të mbijetuar. Por, miku im në atë kohë siç kishte burgje e internime prej të cilat nuk kanë shpëtuar as edhe njerëz të mi të afërt, kishte edhe humor, edhe teatro, edhe këngë, edhe valle, edhe dashuri, edhe dasma. Jeta nuk ishte vetëm zi e burg. Ajo vazhdonte dhe atë ti e ke jetuar si pak të tjerë.

Gradën “Doktor i Shkencave” e kam marrë me një vepër të mirëfilltë shkencore pas dhjetë vitesh studimi, të botuar në vitin 1992 për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në periudhën midis dy luftërave botërore, libër që është vlerësuar nga kritika historiografike e sidomos nga kolegët historianë nga Kosova.

Historinët e një vendi nuk mund ta shkruajnë një, dy apo pesë historianë. Është gabim e perceptim naiv t’i ndash historianët në të djathtë e në majtë. Ata për nga veprat e kontributet ndahen në historianë objektivë e jo objektivë, ndahen në shkolla e alternativa   mendimi e metodologjie. Historiografia është shkencë, e specializuar në fusha studimi që duan kohë e njerëz që të shkruhen e interpretohen ngjarjet.

Të shkruarit e historisë së afërt si ajo e regjimit komunist do kohë që të shkruhet. Në gjuhën e shkencës kjo quhet maturim i ngjarjeve. Dokumentacioni arkivor ka  rregullat e tij të shfrytëzimit. Përndryshe nuk bëhet rishkruarje objektive e historisë, por pamflete politike me sharje dhe etiketime.

Historianët seriozë që respektojnë historinë dhe historishkruarjen nuk nisen nga konsiderata politike, por udhëhiqen nga kodi profesional dhe etik i tyre në procesin historiografik. Ata që nuk e kanë këtë kulturë profesionale nguten e shkruajnë ose gjykojnë të tjerët. Është e drejta e tyre. Jetojmë në demokraci.

Ti e disa të tjerë me mënyrën si po reagoni nuk doni të rishkruhet historia, por të përmbyset ajo, të zhbëhen faktet e ngjarjet. Por i dashur mik, historia bëhet vetëm një herë e shkruhet e rishkruhet disa herë. Ti e gjykon historinë si amator, unë e analizoj si profesionist. Ti e sheh nga Nju Jorku, unë e kam gjurmuar dhe e gjurmoj përditë, këtu në vendin ku ajo është bërë, në këtë demokraci jo të plotë shqiptare, por gjithsesi me liri akademike.

Që të mësosh diçka më tepër për Luftën e posaçërisht për Mukjen përmes dokumentave më të fundit do të kisha dëshirë të të dhuroja librin tim të fundit të sapobotuar,

“Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Do të ishte një rast i mirë që do të nxiste për reflektim, në mos për të tërhequr mbrapsht epitetet e mllefet që të kanë pushtuar shpirtin, të bëjë në heshtje “mea culpa”-n. Ndihem i zhgënjyer për një mik të dikurshëm që ka humbur drejtpeshimin. Zoti e ndihmoftë!

 

********

Redaksionale: Ana e mirë e një përplasjeje

 

Që kur DITA vendosi që për këtë vit të hapë një rubrikë të veçantë ku herë pas here të pasqyrohen ngjarje dhe njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë e luftës për çlirimin e vendit 70 vjet më parë, gjithnjë e më shumë materiale dhe interesime ka patur në redaksi. Fokusi ynë, sigurisht, ka qenë një kujtesë dhe një nderim për ata që luftuan, por edhe një rikthim në ngjarjet dhe momentet kyçe të një kohe që do përcaktonte drejtimin që do merrte vendi për një epokë të tërë. Përgjatë këtyre muajve, afërmendsh që nuk kemi marrë përsipër as të shkruajmë, as të rishkruajmë e as ta përmbysim historinë. Ky është mision për profesionistët e fushës. Por kjo nuk na pengon që të shprehim një qëndrim të caktuar, kur e shohim të nevojshëm dhe të arsyeshëm shprehjen e tij.

Këtë gjë bëmë edhe numrin e djeshëm, me shkrimin që zoti Pëllumb Kulla dërgoi në redaksi. I përmendur në vetë të parë, duket se historiani i njohur Paskal Milo e pa të udhës të reagonte personalisht ndaj autorit, me këtë shkrim të dërguar në redaksi. Kjo është një e drejtë e tij dhe ne po i japim hapësirën e nevojshme, aq më tepër që shtysa e reagimit të Kullës erdhi pikërisht nga disa numra të mëhershëm në DITA.

Ajo që vlen të nënvizojmë në këtë debat, është pikërisht fakti që po bëhet një debat, i qytetëruar dhe me argumente. A është Milo aq “i fortë” në rromuze, apo a ishte Kulla aq rigoroz në shkrimin e djeshëm sa u përket renditjes dhe argumentimit të fakteve historike, këtë le ta vlerësojë lexuesi. Në materialet e këtyre faqeve kemi vendosur edhe intervistën e historianit Pëllumb Xhufi dhënë revistës Java, për arsye se ishte punimet e dy historianëve për LANÇ botuar në DITA disa javë më parë, ato që ngjan të kenë ngacmuar zotin Kulla.    

 

 

Paskal Milo November 17, 2014 00:05
Komento

55 Komente

  1. Labi Vlore November 16, 13:33

    Historine e shkruajne Fituesit dhe jo Humbesit.Konferenca e Paqes e Parisit e vitit 1946 ka njohur Boterisht luften Anti-Fashiste Nacional Clirimtare te Komunisteve Shqiptare.Dhe ne te njejten kohe ka denuar Boterisht dhe ne menyre perfundimtare Kuislinget dhe Kolaboracionistet e te gjitha llojeve me pushtuesin sidomos Ballisto-Zogistet.Kaq eshte e gjitha.Tani Humbesit e luftes ne cilesine e Lepujve te faktuar,kerkojne te shkruajne Historine ashtu si ju pelqen atyre.Une habitem se perse shqetesohet dhe u kthen pergjigje Profesor Paskal Miloja???Mos u merr me plehrat e Historise qe paguheshin me para kesh nga Gjermanet per sherbiume spiunlliku.Nuk mund te shkruajne Historine Lepujt Humbes.Por fitimtaret TRIMA.Dhe trimat ishin Komunistet.Lepujt ishin Ballisto-Zogist.Po te ishin trima,do kishin fituar luften.Edhe njehere tjeter.HISTORINE E SHKRUAJNE FITUESIT.Humbesve u mbetet vetem Vula e Zeze ne Balle.Vula e Bashkpunimit me pushtuesin sa per te lepire nje Kocke.Servila te neveritshem dhe LEPUJ me DAMKE.Qe kurre nuk Shqiptuan fjalet.VDEKJE NAZI-FASHIZMIT.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore November 16, 13:48

      Dhe me rendesishmja nga te gjitha.Konferenca e paqes e Parisit e vitit 1946 i njohu Shqiperise 28 mije deshmore te rene ne Luften Anti-Fashiste.Sigurisht qe midis ketyre te reneve nuk kishte asnje Ballisto-Zogist.Bota njohu vetem te renet nga radhet e Partizaneve Shqiptare.Ky numer me siguri eshte i ekzagjeruar.Por nuk ka shume rendesi numri.Rendesi ka radhitja jone kah Aleateve dhe kunder Nazi-Fashizmit.Perndryshe Shqiperia do ishte shqyer ne kater copa.Greqia do kerkonte si demshperblim ndaj Shqiperi bashkpunetore e Nazi-Fashizmit,kufirin minimalisht deri ne Vjose.Perfshi ketu edhe Vlore,Sazanin dhe Karaburunin.Jugosllavet do e kerkonin Kufirin deri ne Durres si demshperblim qe duhet te jepte Shqiperia Kolaboracioniste fitueseve Jugosllave te Luftes.

      Reply to this comment
      • Gjinkurti November 16, 20:37

        Eshte interpeceptualiste te pergjithesojme parano-gjenezen e trupave nderkatalitore per ceshtje qe edhe vet Nethan Spindelberg ka rezerva. Ky I fundit, ne studimin e famshem “Balkan, a toast of gunpowder'” (Ballkani, dolli baruti) aludon predispoziten se shqiptaret e 1930-1949 Nuk donin dhe nuk mund te pranonin teorine “Rrefenja nga Amerika” jo vetem si antiskrupuloze, por mbi te gjitha inkoherente.

        Reply to this comment
      • TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. November 17, 01:22

        “Labi Vlore ” !
        Desha te shkruaja dhe te komentoja ,por e pashe te rruges se ESENCEN e komentit tim ti e ke shkruar shume mire.
        Vetem do te shtoja se PULAXHINJTE dhe 28 Kamiona mi nda per 7 Batalona ,i ka marre Historia dhe i ka sistemuar ne krahun e PLEHRAVE .!

        Reply to this comment
    • dumba November 16, 15:24

      ik mer dangall vlore

      Reply to this comment
    • albano November 17, 13:00

      sa i zgjuar qe qenke more biri i MEHETIT ..DHE I KADRIUT .. A E DINI JU MORE COBAN NGA VLORA SE NE 1919 NE PARIS U MBLODHEN FITUESIT E LUFTES SE 1 BOTERORE .SERBIA RUSIA FRANCA ANGLIA GREQIA DHE E NDANE E COPETUAN SHIPERINE .. PO SE ISHIN FITUES DHE KISHIN TE DREJTE TE I REGONIN BOTES PERRALLA .. DO TE KISHIN TE DREJTE TE VIDHNIN TOKA MAJTAS DHE DJATHTAS DHE TJA JEPNIN SERBEVE DHE GREKEVE SE I LEPININ B ……… A E DIN MORE FILLO DHE ME QE NA FLISKE SE FRANCA E NJOHU L N C LUFTEN PARTIZANE … A E DINI JU COBAN NGA VLORA SE KUSH E MBROJTI TRADHETARIN E ENVERIT ABAZ KUPI ? ? HE E DIN MORE LAB I ZGJUAR ….. JO NUK MA HA MENDJA … SE EMBRUAN 2 AVOKATE FANCEZE .. DHE THANE TE VERTETEN SE ABAZ KUPI NUK ISHTE TREDHETAR ..SE LUFTOI PER SHQIPERINE ..POR NUK LUFTOI PER IDET E ENVERIT … NUK LUFTOI PER KAMUNISTAT … .. E KUPTON KUSH ISHIN TRADHETARET … APO JE I TRASHE …DHE DON TI BEJE ME VIZATIME ..ME PIKTURA NGJARJET

      Reply to this comment
    • kujtesa November 18, 13:39

      perseritje
      – Po e madhe shtypi. Te diskutojme vetem per luften! Atehere diskutimet do jene te sinqerta ne rast se Partizanet e Brigates se pare do shkojne ne nderim tek varri i Komandantit te tyre Mehmet Shehu. Komandanti real ne terren,ish luftetar i Spanjes Republikane.Ne regull atehere. Te perkujtohen emer per emer gjith komandantet e Komisaret e formacioneve luftarake.Te gjitha cetat luftarake te para 8 Nentorit te cilat nuk kane qene ceta partizane e as komuniste. As ceta e Myslim Pezes kur ka filluar Luften nuk ka qene komuniste. Te thuhet per luften e Cetes Plake te Vlores. Referohem Gazetes Zeri i Popullit, ne muaj Shkurt 1943 ku eshte artikulli : Bazi i Canes ( Abaz Kupi),Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, tre emra patriotesh te Luftes Nac-Clirimtare.
      Ose Zeri i Popullit ne Janar 1943 jep ne gjith shqiperine kush lufton armikun e bashkepunetoret e tij:
      Ne gjirokaster- Partizanet e vullnetaret,,Ne Korce po ashtu,,Ne Elbasan eshte Baba Faja Martaneshi e Kadri Hoxha,,Ne Diber i patundur Haxhi Lleshi,,Ne Lume lufton Muharrem Bajraktari me trimat e tij,,Ne Mat eshte ceta partizane,,Ne Krujen e Kastriotit e mban flamurin e luftes Abaz Kupi ashtu si me 7 Prill 1939.,Ne Tirane ,Durres Kavaje luftojne si petrite partizanet e Myslim Pezes,,Ne Berat e Skrapar eshte Gjin Marku me Mestan Ujanikun,,etj nga Vlora e Selam Musait…..keto jane shkruar ne “Zerin e Popullit” dhe nuk mund te mohohen.ka edhe tjera………..

      Reply to this comment
  2. Atdhetar November 16, 13:37

    Pumja ka curufjasur dhe ne monizem bente lolom per tembajtur partine gjalle dhe ne demokraci baba enver berishen dhe sot na del me rafishat ndaj nje miku por edhe studiuesi te mirefillt

    Reply to this comment
  3. Dardan November 16, 13:52

    z. Milo e ka kabim që e fshikullon mikun e tij . Sidomos nga që e ka pasur shok, as që duhet ti shkonte nëpërmënd që ti bënte kritikën më të vogël. Harroi ai sa shume ka qeshur me filxhanin e kafesë që mezi i gjetën emrin apo rakinë e fortë kur po martonim Malon, çunin e .???? Dale Milo dale!

    Reply to this comment
  4. feniks November 16, 13:56

    Zoti Milo!
    Nuk ke fituar bonus,qe ke permendur “biografine tende” te keqe,qe nenkuton se je “I NDERSHEM ” per sa shkruan!
    Sic e thua vete,HISTORINE E LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE E BENE PARTIZANET SHHQIPTARE NEN UDHEHEQJEN E PKSH-se DHE ENVER HOXHES!!!
    Pra historine e bene ata vete si CLIRIMTARE ndersa keta palo “nacionalistet”,ne vend qe te merren me baltosjen e CLIRIMTAREVE,le te tregojne BEMAT e tyre gjate luftes!
    Kane patur 24 vjet kohe,qe te vertetonin se KANE LUFTUAR APO BASHKEPUNUAR ME PUSHHTUESIT!
    Te kishin bere MONOGRAFIRA,ROMANE,POEMA,TREGIME,FILMA E DOKUMENTARE etj!
    Heronjve te tyre t’u kishin ngritur BUSTE e shtatore dhe ne fund te na e thone shqip:
    -PSE NUK BASHKEPUN UAN ASNJEHERE ME PARTIZANET GJATE LUFTES,POR NA DERDELLITIN PER MUKJEN,SIKUR AJO PASKA QENE GJEMA E TYRE???
    Ne Mukje ata tentuan te NDAJNE PUSHTETIN E ARDHESHEM,jo vetem pa hedhur nje pudshke kunder pushtuesve,por duke bashkepunuar me ata e duke DERDHUR GJAK PARTIZANI!!!
    MUKJA ESHTE NJE KALE TROJE,qe vetem ENVER HOXHA E NUHATI SHPEJT DHE E HODHI POSHTE ME NEVERI!!!
    Pse nuk kane bere keto 24 vjet,keta palo nacionalistet,ndonje MUKJE TJETER,por se bashku me ARMIKUN E ZI Sali Berisha i konsiderojne SOCIALISTET ARMIQ DHE REALIZUAN GRABITJEN DHE SHKATERRIMIN E SHQIPERISE???
    LAVDI LUFTEC NACIONAL-CLIRIMTARE ,PKSH-se DHE HEROIT LEGJENDAR ENVER HOXHA!
    MALLKUAR QOFSHIN BALLISTO-ZOGISTET,BASHKEPUNTORET ME PUSHTUESIT!!!

    Reply to this comment
    • MENTORES November 16, 14:51

      nuk e ke kuptuar mire Milon per ceshtjen e “biografise” dhe nuk e paske ndjekur debatin. Milo, megjithese edhe i vellai ka bere burg per ceshtje politike, rrefuzon ta quaje familjen e vet te persekutuar. Ndersa Pellumbi me shkrimin para dy ditesh, zyrtarisht numeroi pese familjare te persekutuar, duke u shpallur zyrtarisht edhe ai kunder regjimit. tani te jesh kunder regjimit nuk eshte ndonje gje e madhe, po te dalesh i persekutuar, ketu prit nje moment. Une jam rritur ne Fier dhe mbaj mend Pellumbin dhe gruan e tij, te veshur me cdo perfitim nga pushteti provincial komunist ne Fier. tani qe e mendoj, me vjen ti bertas qiellit kur Pellumbi me del i persekutuar!!!! ketu te ne ka vdek morali. ka qene i perkedhelur i atij regjimi, me jeten qe bente bashke me te shoqen do kishte vajtur 20 here ne burg po te ishte nen vezhgimin e regjiit. edhe Milo kete po i thote, qe i paske patur disa vlera per fasade.
      une nje gje kam, kam ndjekur Lubonjen dhe Pellumbin qe flasin kunder rishkrimit te historise dhe denojne regjimin, dhe bejne shume mire qe e denojne. problemi qe kam une eshte qe te dy jane ish te perkedhelurit e regjimit! kesaj si tja bejme? Lubonja nuk eshte i persekutuar, eshte viktime e lojrave te regjimit komunist! edhe Pellumbi nuk eshte i persekutuar sepse ciceroi gjate regjimit dhe po na del disident nga Amerika! kjo nuk ka asgje serioze.
      pas 50 vitesh, edhe pasardhesit e Berishes do kerkojne te bejne “modifikime” te vogla te historise duke u bere presion atyre qe e kane per profesion. dhe do thone se Berisha ishte i mire sepse udhehoqi levizjen demokratike prandaj analiza duhet te ndalet ne vitin 1991 dhe aty te dilet ne konkluzionin qe ka qene i mire per Shqiperine! keshtu edhe keta tani sulmojne luften duke thene qe Hoxha ka qene diktator. po historia eshe komplekse dhe diskutohen te gjitha periudhat dhe jo ato qe u interesojne ketyre personazheve. dhe e cuditshme eshte qe bashkohen te gjithe te kjo “metode” e gjykimit te historise!

      Reply to this comment
      • feniks November 16, 21:22

        @Mentores!
        As ti nuk me ke kuptuar mua!
        Milo nuk kishte pse e hapte debatin me Kullen duke rrefyer te shkuaren e tij!
        Se keshtu del,qe te drejte ketu kane vetem ata qe SOCIALIZMI i paska “Gervishur” gjate jetes!
        Historia nuk eshte pjese e jetes personale,por i takon nje populli te tere!
        Se shpejti festojme 70 vjetorin e CLIRIMIT TE SHQIPERISE,ku nderi u takon vetem CLIRIMTAREVE TE VETEM te saj,qe jane PARTIZANET,PKSH dhe udheheqesi i tyre ENVER HOXHA!!!
        Bashkepuntoret me pushtuesit ata ballisto-zogistet,jo vetem nuk u takon te jene arbiter,por ,ne se nuk i kerkojne falje popullit per TRADHETINE E KRIMET E KRYERA,te ulin koken dhe te heshtin!
        Derdellitjet e tipave si Kulla jane sa te FELLIQURA aq edhe anti shqiptare!
        Luften Nacional_Clirimtare e njohen FUQITE E MEDHA,prandaj derguan prane Shtabit te Pergjithshem gjeneralet e tyre!
        Ne se ballisto-zogistet pretendojne se historia e LANC-it eshte e RETUSHUAR apo me keq e fallcifikuar si LUFTE CIVILE,bujrum ,kane patur 24 vjet kohe te nxirrnin ne SHESH TE MEJDANIT faktet dhe argumentet e tyre e jo te mbrohen duke shpifur kunder PARTIZANEVE DHE PKSH-se!!!
        E kuptoj mire se keta pjellet e kuinslingeve kurre nuk do pranojne TRADHETINE E ETERVE TE TYRE,por edhe LUFTA JONE,e BIJVE TE ATYRE PARTIZANEVE HEROIKE duhet te jete po aq e furishme sa t’i demaskoje keta BIRBO,deri sa te mbyllin HALENE e tyre te felliqur!
        Me qellim ata futin ne nje thes LUFTEN ME SOCIALIZMIN!!
        He per he LANC-i eshte pjesa me e NDRITUR E HISTORISE SONE PER MBI 5 SHEKUJ dhe merita u takon vetem PARTIZANEVE,PKSH-se ,ndersa TURPI atyre ballisto-zogisteve qe bashkepunuan me pushtuesit!
        LAVDI PARTIZANEVE HEROIKE DHE DESHMOREVE TE LANC-it!
        LAVDI HEROIT ENVER HOXHA!!

        Reply to this comment
    • dn November 16, 21:40

      Po si te tregojne?i keni vra te gjithe,pikerisht per kete Pune:mos te kene mundesi me treguar se keni luftuar mbasi italia kapituloj e mbasi gjermani vendosi me u terheq!

      Reply to this comment
  5. Dilaver Goxhaj November 16, 14:05

    Pergjigjia e Pr.Dr. Paskal Milo dhene z. Pellumb Kulla eshte sa korrekte dhe me kulture aq edhe dinjitoze, gje qe e nderon ate si historian objektiv. z. Pellumb Kulla eshte mjeshter i humorit, por kurren e kurres mjeshter i historise, aq me shume qe eshte i njeanshem ne gjykimin e saj, ndaqe kerkon te pastroi sado pak paraardheist e tij qe bashkpunuan me fashistet dhe nazistet. Z. Kulla do te ishte mire te lexonte librin “Dosja e UDB”,botim i vitit 2005, ne Prishtine, “Koha”, i cili shitet edhe sot ne panairin e librit ne Tirane, dhe te njohi veprimtarine e parardhesve te tij edhe pasi iken bashke me gjermanet, te cilet i kane sherbyer vetem antishqiptarizmit.

    Reply to this comment
  6. limi November 16, 14:16

    Zoti Milo, pa na pershkruaj nje here se ne cfare pozitash ishte fisi juaj ? Vellai ku te ka punuar ? Gjykates !!! Sa te persekutuar paskeni qene ne kohen e Enverit ?

    Reply to this comment
  7. ibrahim November 16, 14:37

    rasti I Pellumb Kulles nuk eshte unik.Shume syresh I jane versulur te kaluares domethene vehtes.Ne shkrimet e ketij puthadori te sekretareve te parties e me pas te Saliut ka llogje.Une mendoj se ky palo pelivan ka lozur me dy porta dhe shenonte gol ku I duhej.Eshte bir ballisti dhe nip partizani(kusheri I pare I Servet Pellumbit)hidh e prit,shaj dhe mburr pa kandar…jo vetem qe nuk eshte serioze por tregon nje disekuiliber te dukshem shpirteror e mendor.Dicka e madhe e mundon kete dhe sojin e tije.Nuk eshte se I hapet barku per historine…lereni te bej llogje.

    Reply to this comment
  8. Sokrat Marina November 16, 14:44

    Keto dite po me habit fakti se si shume kuadro te kohes se ” Enverit” po na dalin te persekutuar. Po na dalin te persekutuar ata qe kane drejtuar institucione te rendesishme, qe kane shetitur me makina ne dispozicin e shoferin e perdornin si yzmeqar te tyre. Na qahen ata qe pergjeroheshin per ate parti e per ate Enver, kurse ne te tjeret, qe na conin fsh