Paskal Milo: Të majtën e kemi të gjithë bashkë. Rama telefonon vetëm kur e kritikon. PS, e mbushur me qurravecë

Redaksia Online May 14, 2013 17:05

Paskal Milo: Të majtën e kemi të gjithë bashkë. Rama telefonon vetëm kur e kritikon. PS, e mbushur me qurravecë

Paskal Milo ka lëshuar akuza të forta ndaj kryesocialistit Edi Rama. Duke folur për News 24, Milo ka thënë se Rama i ka shitur aleatët e vet për LSI-në.

Sigurisht jemi koshient që PS na shiti për LSI, këtë e dinë gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqitpare nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë. Duke fituar sa më shumë vota do kontribuojmë për fitoren e opozitës. Ne po vuajmë tradhtinë e radhës që aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare, por kjo tashmë nuk na ligështon”, ka thënë Milo.

Sipas tij, Rama nuk ia ngre më telefonin. Milo ndërkohë ka shigjetuar edhe disa persona të tjerë të PS, pa përmendur emra, duke thënë se nuk mund t’i tregojnë se çështë e majta.

Koalicionit po shkon siç po shkon, por tendenca e përgjithshme na favorizon, pavarësisht sjelljes së PS ndaj aleatëve të saj. Ne do shkojmë përpara. Ne kemi përgjegjësi ndaj elektoratit të majtë, pavarësisht kur gabon PS. Ne duhet të këshillojmë që të gabojë sa më pak. Tani atë po bëjmë, po e këshillojmë që të mos bëjë më gabime, se kushton shumë. Nuk e ka PS monopolin e së majtës shqiptare, por e kemi gjithë bashkë. Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec dhe më thotë. Dhe PS ka shumë qurravec. Telefoni i Ramës nuk funksionon më, vetëm kur ka ndonjë kritikë”, shtoi Milo.

Ai konfirmoi se Rama propozoi që të kandidonte në listën e PS-së, por nuk e ka bërë këtë gjë për respekt të partisë dhe asaj që përfaqëson.

Ne duhet të vështrojmë përpara dhe unë nuk mund të shitesha për një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Oferta ka qenë nga zoti Rama dhe e kam thënë se për një karrige nuk mund të shes partinë se ti tillë ishte kushti që të futesha në listë dhe të braktisja partinë. Unë nuk mund ta pranoja se ishte një detyrim që kam ndaj mijëra njerëzve që kanë luftuar me mua dhe përkrah PS që ka të bëjë me opozitën tonë. Nuk dua të qahem për një cështje që kam marr vendim të tillë”, deklaroi Milo.

Redaksia Online May 14, 2013 17:05
Komento

7 Komente

  1. keltis May 14, 17:17

    Obo bo cfare aleatesh.Keta Rama i la per ne fund te beje marrveshje.Ne fillin Rama beri marrveshje me nja 30 parti qe nuk kishin antare por vetem kryetare.Ne fund talli bythen me keta aleatet potencial dhe besniket e majte tradicional.Firmosi vec e vec sa per shou.I la jashte listash e ne fakt jashte parlamentit dhe politikes.Tani nuk ju hap as telefonin.
    Merre me mend po fitoji Rama keta aleatet as te enden ne bulevardin e Tiranes nuk ka per ti lene te kalojne.Por me qe Rama nuk fiton keta kane privilegjin te gjesdisin nga rruga parlamentin ministrite dhe kryeministrine se ne te kundert ne Kashar duhet te bejne edhe xhiron e mbremjes dhe te pine kafen e mengjezit. Meqense fiton prape Berisha keta kane te gjithe te drejtat si TIRANAS dhe te udhtojne pa viza ne Europe.

    Reply to this comment
  2. Bardhi Tolabi May 14, 17:54

    Me gjithe respektin per partite e majta, kam nje verejtje per kryetaret e tyre:Keni parti?Po, do te thoni.Keni elektorat?Perseri, po do me thoni.Atehere,beni koalicion per te shporur Berishen dhe fitoni aq deputete sa keni kellqe dhe elektorat.Ne se nuk keni elektorat dhe jeni te majte,shkrijini keto partickat dhe behuni nje Parti e vetme, e majte,social demokrate,(jo si ajo e Gjinushit).Aty edhe konkuroni, me ide dhe progrmame, per te fituar pozicionin drejtues qe mund te arrini.Perndryshe, e kam thene dhe here tjeter:Jeni pengje te mendjemadhesise dhe karriges se kryetarllekut,hem dhi e zgjebur,hem bishtin perpjete.Me keto qendrime corodisni elektoratin e majte a e kuptoni kete qendrim qe mbani?Ne se nuk ju pelqen marreveshja,perse e bete?Ju eshte thene, se do kini pjesemarrje ne qeverisje, sipas numurit te votave qe do siguroni,por jo keshtu duke u qurravitur.

    Reply to this comment
  3. lori May 14, 18:09

    Z.Milo n.q.se z.Rama u ka ofruar vend ne gjirin e PS harem ju qofte qe e keni refuzuar.Si njeri me mende lerini partiçkat e krijuara per t’ju krijuar komoditetin e te qenit krye.ar partiçke e bashkangjitjuni kauzes se majte jo per interesa personale se boll keni marr e rrjepur kete vend.Do isha i mendimit qe me dy parti ,sistemi demokratik do te funksiononte shume me mire se sot duke na dhene dy alternativa te majte e te djathte .Jemi i vetmi vend ne bote me rreth 50 e ca partiçka qe vjedhin taksapaguesin shqipetar.Per mua mjaftojne dy kahe e presidenti te zgjidhet nga populli e jo te dale nje fytyre e shemtuar e pa prestigj nga lojerat e pista te shkerdhatokracise se prostitucionit politik qofte ky Berishjan,Nanojan apo kushdo qofte legen tjeter.Bejani kete sherbim ketij vendi e do shikoni qe do jeni me te nderuar se sot.Lerini broçkullat se gjoja nuk mund te tradhetoni elektoratin qe kini ku ma do mendja me gjithe karriket nuk beheni 30 si shifer.Sherbeini vetem nje here ketij kodosh vendi.

    Reply to this comment
  4. LORA May 14, 18:44

    Nese keto fjale kane dale vertet nga Milo,uroj zotin ta ruaj nga mendte e kokes.Qurrash e shkuar qurrashit.

    Reply to this comment
  5. Landi May 14, 20:02

    Rama nuk e ka hallin fare tek idealet e se majtes, tek principet e saj. Biografia e tij ne Ps eshte deshmi e pelivanlleqeve qe ai ben me parimet me te vetmin qellim qe te marre postine kryeministrit. Kjo qe parashtron Milo i ngjan asaj situate kur ne rastin e zgjedhjeve te bashkis se Tiranes ai refuzoi bashkepunimin me PK dhe Hysni Milloshin dhe pastaj me qe humbi nga ky lloj fodulleku ja la dobiçin ne dere Pk dhe Hysni Milloshit. Ky njeri eshte i paprincipte dhe kesisoj mund te bej allishverishe me kedo force politike per ta pare njehere veten kryeminister, pavaresisht se keput dokra te majta propagandistike. Kompromosi me Hajdutin dhe kllounin politik Ilir Meta eshte me se kuptimplot per kete egoist te paprincipt.
    Une kam kohe qe dyshoj se me keto manovra, ky egoist do ta çoje rishtaz ne disfate te majten shqiptare. Le te mos harojme, ne vitet e para pas 90-es ai ishte krijuesi i parulles “pensionistet ne litar komunistet ne hanxhar”…

    Reply to this comment
  6. ORI May 14, 20:34

    HAHAHAH KETA ME SHKATERROJNE FARE MUA. POR MIRE MOR MILO XHANI A ISHIT JU QE E VOTUAT RAMEN SI KRYETAR TE PARTISE SOCIALISTE??? TANI QE IU PREKEN INTERESAT CUAT KOKEN LART DHE PO THONI JO KESHTU JO ASHTU. E BET PARTINE SOCIALISTE ASHTU SIC DONIT VETE DHE TANI ANKOHENI PERPARA POPULLIT… PUPUPUPUPUPU IKNI MOR SE LAT NAM MOR TE MJERE.

    Reply to this comment
  7. Ballshi May 14, 20:42

    Z. Milo, mos luaj te persekutuarin nga PS ne kete kualicion historik per permbysjen e saliut. Edi Rama pa dyshim do te luftoj qe PS te mbledh sa me shume vota , ndesa ju dhe te tjeret ne kete koalicion do te luftoni te mblidhni sa me shume vota per te identifikuar forcen tuaj politike. Ku qendron e keqja ketu ? Mos harroni se kur shprehni pakenaqesi ju aleat te Rames, ngrehin veshet perpjet dhe u qeshet buza islameve, dogjaneve, kadeleve dhe xhuveleve. Rama ka detyrimin ligjor dhe moral te respektoj mareveshjen me sejcilin aleat per tu perfshire ne Qeverine qe do te drejtoj pas 23 qershorit, prandaj lereni te qet te meret me te keqen me te madhe qe ka sot Shqiperia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*