Paskali, Mazniku dhe Seferi i FRD-së do jenë pjesëtarë të ekipit të Veliajt

July 29, 2015 08:29

Paskali, Mazniku dhe Seferi i FRD-së do jenë pjesëtarë të ekipit të Veliajt

Të enjten në orën 10:00 kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nis zyrtarisht detyrën e tij. Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak do të konfirmojë Veliajn në krye të kësaj bashkie, përmes betimit e më pas do të vijohet me zgjedhjet e drejtuesve të Këshillit Bashkiak.

Mësohet se Bashkia e Tiranës do të funksionojë me tre nënkryetarë, ku do të përfaqësohen tre nga partitë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik dje emrin e Brunilda Paskalit si një nga nënkryetaret e Bashkisë së Tiranës, aktualisht zv.ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Deri para pak ditësh përflitej se nga LSI nënkryetare e Bashkisë së Tiranës do të ishte ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, lëvizja e së cilës nga kjo ministri do të shoqërohej me një rikompozim të kabinetit qeveritar.

Duket se nuk do të kemi ndryshime të ministrave, ndërkohë që edhe Fryma e Re Demokratike, aleati më i ri i PS­së në këto zgjedhje do të ketë Andi Seferin në postin e nënkryetarit të Bashkisë, shkruan “Panorama”.

Arbër Mazniku mbetet njeriu më potencial për të qenë në krah të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, si nënkryetar, ndërkohë që ai aktualisht vazhdon detyrën e zv.ministrit të Arsimit.

Mësohet se ka qenë një këmbëngulje e Kryeministrit Rama që Mazniku të qëndrojë në Ministrinë e Arsimit, si personi që është marrë gjatë me reformën në arsimin e lartë, por duket se Kryeministri ka rënë dakord me propozimin e Veliajt që Mazniku të emërohet në Bashki.

July 29, 2015 08:29
Komento

4 Komente

  1. agron July 29, 09:15

    Kto postet e nenkryetarve jane qoka. Urime veliajt

    Reply to this comment
    • fiqo July 29, 11:18

      JA PRA ASNI SOCIALIST NE BASHKI. ERJONI DHE 3 TE TJERE QE S’JANE SOCIALISTA NE KRYE TE BASHKISE. SA TE JETE EDI RAMA NE KRYE, S’KENI PER TE PARE ME SOCIALISTA NE PUSHTET.

      Reply to this comment
  2. sk July 29, 11:38

    Rama mendon se me kompromise do mbaj pushtetin. Harron se jemi ballkanas….
    Sepse, keta koalicioniste, e rrezikojne forcen e PS ne pushtet, sic po ndoth me M.drejtesise, bujqesise, transportit….
    Ndaj duhet patur parasysh thenia e vjeter:
    “Balo te ngrente tenja, e ke te keqen brenda”.

    Reply to this comment
  3. Arben July 29, 14:01

    TANI PO, QE U KOMPLETUA EKIPI I KRIMINELAVE DHE GRABITESVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*