Pasojat e Brexit: 3500 vende të reja pune në Paris

July 11, 2018 20:04

Pasojat e Brexit: 3500 vende të reja pune në Paris

 

Mbi 3500 vende pune pritet të zhvendosen drejt Parisit, si rezultat i Brexit.

Këtë e ka konfirmuar Paris Euro Place, shoqata përgjegjëse për promovimin e tregut parizien.

Sipas presidentit të kësaj shoqate, Gérard Mestrallet, këto shifra janë të bazuara tek njoftimet që janë bërë tashmë nga grupet bankare, sigurimet dhe menaxhimi i aseteve.

Ndërkohë në njoftimet e fundit,  media britanike i ka bërë jehonë projekteve gjigande menaxhuese të aseteve amerikane ‘’ Blackrock’’ dhe të bankës amerikane ‘’ Citigroup’’ në forcimin e veprimtarive të tyre në Paris, gati nëntë muaj nga dalja efektive e vendit  jashtë Bashkimit Europian.

Duke parë vendet e punës indirekte, të krijuara nga zhvendosja Mestrallet shpreson të shohë qendrën financiare të Parisit të përfitojë më shumë se 20 000 vende pune.

“Kemi shënuar më shumë arritje në dy vitet e fundit në Paris, sesa gjatë trembëdhjetë viteve të mëparshme. Progreset e shënuara gjatë dy viteve të fundit kanë qenë vërtetë të jashtëzakonshme dhe e pozicionojnë Parisin në nivelin më të mirë të konkurueshmërisë’’, theksoi Mestrallet, duke theksuar më tej, përjashtimin nga tatimi i pasurisë për asetet financiare, taksën e sheshtë mbi të ardhurat kapitale ose reformën e tregut të punës.

l.h/ dita

July 11, 2018 20:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*