Pasojat e fjetjes në shpinë, në krah dhe në bark (Video)

October 9, 2017 11:07

Pasojat e fjetjes në shpinë, në krah dhe në bark (Video)

Të rrallë janë ata që flenë vetëm në një formë, mirëpo gjithsecili ka mënyrën e vet më të preferuar në të cilën e kalon pjesën më të madhe të natës.

Mjekja Janet Kennedy zbulon se cila formë e fjetjes është më e mira dhe cila më e keqja.

Ajo thotë që pikërisht fjetja në bark është varianti më i keq, sepse krijon shtypje të pakëndshme në qafë dhe shpinë.

Fjetja në bark bën presion shtesë në nyja dhe muskujt, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi therje gjilpërash dhe mpirje të gjymtyrëve.

Mund të ndihmojë vënia e jastëkut nën kokë, mirëpo kjo nuk është pozita e duhur  për të fjetur.

Kennedy shton se për boshtin kurrizor më së miri është fjetja në shpinë,mirëpo kjo pozitë shton shanset për gërhitje dhe, nëse keni probleme me të mos flini në shpinë.

Fjetja në shpinë nxit qarkullimin e gjakut në tru. Shpina, qafa dhe supet janë në një pozicion neutral, dhe në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e shfaqjes së dhimbjes së shpinës.

Përfundimisht pozitën  më të mirë të fjetjes Kennedy ka cilësuar fjetjen në krahë.

Në këtë pozitë kanalet e frymëmarrjes janë të hapura, andaj kjo pozitë është zgjedhja më e mirë për njerëzit të cilët kanë apne (pengesa në frymëmarrje në gjumë) dhe ata të cilët gërhasin.

Kjo pozitë mund të jetë problem edhe për boshtin kurrizor, mirëpo kjo mund të zgjidhet me vënien e jastëkut midis gjunjëve, në mënyrë që boshti kurrizor të qëndrojë drejt.

Personat të cilët flenë në krah nuk kanë arsye të shqetësohen, veçanërisht nëse flenë në krahun e majtë.

Mënyra më e mirë është që të përpiqeni të flini në një pozitë të caktuar, sepse do ta mësoni ngadalë trupin me pozitën e re të gjumit, dhe pas një kohe ajo do të bëhet një pozitë në të cilën do ta kaloni pjesën më të madhe të natës.

Për fat të keq, ne nuk mund ta kontrollojmë pozitën në të cilën flemë, por mund ta vendosim gradualisht në rutinën tonë të gjumit një pozitë të caktuar.

October 9, 2017 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*