“Pasojat e ndryshimeve të klimës nuk përballohen pa bashkëpunim rajonal”

November 17, 2017 16:37

“Pasojat e ndryshimeve të klimës nuk përballohen pa bashkëpunim rajonal”

Ballkani riafirmon angazhimin për bashkëpunim përballë sfidave të natyrës

Bonn – Autoritetet e Ballkanit Perëndimor përgjegjës për ndryshimet mjedisore dhe klimatike u mblodhën sot në panelin e nivelit të lartë në Bonn, Gjermani, duke shprehur përkushtim të fortë për veprim të përbashkët rajonal në përgjigje të sfidave mjedisore dhe klimaterike. Veprimtaria u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të Serbisë.

Pjesëmarrësit miratuan Deklaratën mbi Mjedisin dhe Veprimin Klimatik në Ballkanin Perëndimor duke rënë dakord për nevojën në rritje në rajon për të përmirësuar koordinimin e nismave dhe projekteve ekzistuese rajonale, si dhe ato që do të zhvillohen për t’i shërbyer qëllimeve të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020. Ata gjithashtu pranuan ndërlidhje të forta mes energjisë dhe politikave të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, duke kërkuar mënyra për të forcuar bashkëpunimin ndërsektorial në nivelin më të lartë politik.

Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i KBR, tha se veprimi i përbashkët përfaqëson përgjigjen e vetme të vlefshme që mund të çojë në rezultate të prekshme.

“Anketa vjetore e opinionit publik dhe të biznesit të KBR Anketa Balkan Barometer 2017 (BB) tregon se 73% e qytetarëve të rajonit e perceptojnë ndryshimin e klimës si një problem, duke vazhduar trendin rritës të regjistruar në 2015. 77% e bizneseve në Evropën Juglindore thonë se tashmë kanë ndërmarrë disa masa për të zvogëluar ndikimin e dëmshëm në mjedisin e tyre. Prandaj, ky është një moment i përshtatshëm, i cili duhet të përdoret për të identifikuar dhe zbatuar aktivitete të përbashkëta që do të përcjellin zbatimin e aksionit ambicioz shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor në fushat e tregtisë, investimeve , lëvizshmërinë dhe integrimin digjital, secili prej tyre që përfshin dimensionin mjedisor”.

Puna rajonale për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike tashmë është iniciuar përmes Grupit Rajonal të Punës për Mjedisin i bashkëkryesuar nga KBR dhe bashkëkryesimi i rradhës i ekonomive të Ballkanit Perëndimor. Grupi i Punës është i ngarkuar me zbatimin e Dimensionit Mjedisor të Strategjisë së KBR në Evropën Juglindore 2020.

Goran Trivan, Ministri serb për Mbrojtjen e Mjedisit, nënvizoi se duke ngritur një ministri kushtuar çështjeve të ndryshimeve në mjedis dhe klimë, qeveria serbe tregoi vendosmërinë e saj për t’i trajtuar seriozisht këto çështje.

“Jemi të kënaqur që kemi mundësi të diskutojmë sfidat e ndryshimeve mjedisore dhe të klimës me të cilat ballafaqohet rajoni, por gjithashtu të identifikojmë prioritetet rajonale dhe të vendosim se cila është mënyra më e mirë për të adresuar këto sfida. Të veprojë vetëm në nivel kombëtar pa koordinim të duhur rajonal nuk do të mjaftojë dhe për këtë arsye Serbia do të iniciojë një sërë iniciativash rajonale për t’u marrë me çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike në një shkallë më të gjerë. Rëndësia e bashkëpunimit në këtë fushë konfirmohet nga fakti se viti 2016 ishte viti më i nxehtë në rekord dhe në nivel global 1.1 ° C mbi periudhën paraindustrial, ndërsa pritet që viti 2017 të jetë një nga tri vitet më të ngrohta të regjistruara. Për më tepër, ne mund të presim që të shohim tendencat negative me rritjen e numrit të fatkeqësive për të vazhduar deri në vitet 2060”.

Takimi diskutoi zbatimin e Marrëveshjes së Parisit mbi Ndryshimet Klimatike, kontributet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor brenda agjendës së mjedisit dhe mënyrat për rajonin që të reagojë si duhet dhe të përshtatet me ndryshimet e pashmangshme klimatike.

Diskutimi përfshiu gjithashtu rezultatet paraprake të Studimit mbi Ndryshimet Klimatike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Ndikimi në Sektorët e ndryshëm të Ekonomisë, duke përfshirë përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Agjencinë Mjedisore nga Austria, Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Mjedisi i OKB-së dhe agjencitë dhe organizatat e tjera relevante që veprojnë në rajon. Gjetjet paraprake të projekt studimit tregojnë se rajoni është shumë më i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike se pjesa tjetër e Evropës në shumë sektorë, gjë që kërkon vëmendje dhe veprim të ngushtë të ekonomive të rajonit.

Në përfundim të takimit, Serbia dorëzoi bashkëkryetarin e Grupit Punues Regjional për Mjedisin në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë për vitin e ardhshëm.

November 17, 2017 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*