Pasojat e rënda të ngrohjes globale: Çlirimi i dioksidit të karbonit në nivele historike

August 2, 2018 21:01

Pasojat e rënda të ngrohjes globale: Çlirimi i dioksidit të karbonit në nivele historike

 

I nxehti i skajshëm që ka pushtuar edhe zonat veriore, apo temperaturat e larta që kanë kapur rekordet historike në disa shtete europiane, kanë një emërues të përbashkët, ngrohjen globale.

Shkencëtarët ngrenë alarmin se temperaturat e globit vijojnë të rriten vit pas viti, duke bërë thirrje për masa të menjëhershme për uljen e dioksidit të karbonit.

Sipas përllogaritjeve të Qendrës Amerikane për Informacionet Klimatike, ajri është i tejngopur me dioksid karboni.

Çlirimi i dioksidit të karbonit në atmosferë në 2017-ën ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë.

Çka ka bërë që 4 vitet e fundit të jenë më të ngrohtat në krahasim me 4-vjeçarët e të gjitha kohërave.

I njëjti raport vlerësoi se viti 2017 ishte viti ku u regjistrua niveli më i lartë i detit dhe temperaturat më të larta në rang global në një vit që për më tepër nuk ka në ciklin e tij El Nino, fenomenin e njohur klimatik që ka në ciklin e tij ngrohjen e Paqësorit.

Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë vitin e kaluar ishte në nivelin më të lartë në 800.000 vjet.

a.s/dita

 

August 2, 2018 21:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*