Tërmeti/ Financimet shkurtohen me 23 mln euro, preket…

January 14, 2020 08:15

Tërmeti/ Financimet shkurtohen me 23 mln euro, preket…

Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive dhe Sistemit të Drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera në shumën e 23 milionë eurove, si pasojë e rishikimit të buxhetit 2020, për llogari të mbulimit të pasojave, që shkaktoi tërmeti.

Sipas tabelave të institucioneve, shkurtimi më i madh i fondeve është bërë për ministrinë e Arsimit dhe atë të Mbrojtjes. Fondet për arsimin u shkurtuan nga parashikimi fillestar më 2020 me 555 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Ndërsa për ministrinë e Mbrojtjes shkurtimi i fondeve ishte 790 milionë lekë ose 6.4 milionë euro.

Tek Ministria e Infrastrukturës u shkurtuan 285 milionë leke ose 2.1 milionë euro, tek ministria e Brendshme u shkurtuan gjithashtu 2.1 milionë euro.

Fondi shqiptar i Zhvillimin pas rishikimit të buxhetit 2020 do të ketë rreth 3 milionë uro më pak fonde.

Për Ministrinë e Shëndetësisë janë shkurtuar 0,6 për qind e fondeve ose 2.8 milionë euro.

Në ministrinë e Arsimit janë shkurtuar fondet për arsimin e 9-vjecar, atë të mesëm dhe programet për shkencën teksa është lënë i paprekur fondi për arsimin e lartë.

Janë shkurtuar mbi 700 mijë euro fonde të prokurorisë dhe gjyqësorit, por janë lënë të paprekur fondet për institucionet e reja të drejtësisë SPAK dhe KLP-së.

Përllogaritjet paraprake tregojnë së dëmet që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë vendin, tashmë i kanë kaluar 700 milionë eurot, teksa shumë banesa në zonat e prekura nuk e kanë kaluar vlerësimin teknik, çka do të thotë se fatura do të rritet frikshëm në ditët në vijim.

Duke ia lënë kohës faturën e saktë, ekspertët dhe institucionet janë duke analizuar se si dhe nga mund të gjenerohen burimet financiare për të përballuar situatën e krijuar, sidomos në drejtim të emergjencës dhe rindërtimit. Ky proces do të shtrihet në disa faza, por në fazën e parë, financimet pritet të arrijnë një shumë prej 200 milionë eurosh, ku shumica pritet të jenë burime të brendshme nga buxheti i shtetit.

Qeveria është vënë në lëvizje në dy drejtime, donacionet që përfshijnë një fushatë me qytetarët dhe bizneset në portalin E-Albania dhe një sensibilizim mes donatorëve publikë dhe privatë në vendet e huaja. Nëpërmjet donatorëve Kryeministri Rama ka njoftuar se pret të grumbullojë në periudhën afatshkurtër 7 miliardë lekë, afërsisht 56 milionë euro, ndërsa 20 miliardë lekë (165 mln euro) janë rialokuar nga buxheti i vitit 2020.

 

O.J/DITA

January 14, 2020 08:15
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 January 14, 10:10

    ore njerëz shikoni e bëjini hall vetes e mos shpresoni ke kriminelët e politikës!!
    keni për të mbetur rrugëve njëlloj si e kemi parë në itali!!
    qëntë ju premtojnë sa për të kaluar lumin,sa për tu shuar flaka,se pastaj kanë për tju treguar gishtin e mesit!!
    vetëm mos harroni ti votoni prapë!!se gjithnjë “nesër” do të hyni në shtëpitë e reja!!

    Reply to this comment
  2. MH January 14, 15:01

    Shume e “drejte” shkurtimi i financave per eleminimin e pasojave te termetit.
    (2/3) dy te tretat jane eleminue.1/3 i mbetet konferences donatorve andej nga fundi ne muajin shkurt,ne mos e shtyshin per vitin tjeter. Kaq! dhe dolme ne selamet.
    Te rroje pushteti dhe xhepi i vet.
    Te mos harrojme qe pushteti hallegjite e termetit i pergezoj ne turista.C’ka nuk i kishte shkue mendja se do behen ndonjihere turiste e aq ma teper ne vendin e vet perball,ne prezence te rrenojave te shtepiave te tyre.
    Persa ma siper te falenderohet mjekrra e Ismail Rames.Per aresyen se nuk po din si me ja ba mjekrres ne gjithefare stilit ne surratin e tij plot me batuta.

    Reply to this comment
  3. LEON January 14, 17:27

    te shkurtosh fondet per arsimin,mbrojtjen,shendetsine dhe te mos shkurtosh Koncessionet dhe PPP te grabitqare miljarda euro.Vetem anullimi i Koncesionit Milot Balldre 300 miljon euro e ngren Durresin nga themelet .
    Nuk preken vjedhja e buxhetit te shqiptareve nga oligarket dhe Mafiua shteterore.

    Reply to this comment
  4. mirel January 14, 18:46

    Prape Ramut kurva i vjedh fondet per termetin nga fondet per popullin.
    PPPve dhe koncesioneve jua shton. Shkurton sherbimet publike.
    Termeti ka rene mbi gjithe shqiptaret, po nuk e kuptojne.
    Dhe tavani u ra ne koke, e prape heshtin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*