Pasojat e tërmetit, Ministri i Jashtëm grek vjen në Tiranë

November 26, 2019 11:40

Pasojat e tërmetit, Ministri i Jashtëm grek vjen në Tiranë

Vendi është goditur sot  në orët e para të mëngjesit, nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur.

Sot në mëngjes, rrjetet më të mëdha në botë e kanë nisur duke raportuar live nga Shqipëria.

Ndërkohë Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka njoftuar se do të vizitojë Shqipërinë për të parë në vend pasojat e tërmetit.

“Me urdhër të kryeministrit, Greqia do të ofrojë menjëherë ndihmë konkrete ndaj Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit që goditi vendin”, njofton Dendias me një mesazh në Twitter.

“Komunikova me ministrin e mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrysohoidis, ndërsa për të njëjtën arsye do të shkoj urgjentisht në Tiranë, në vazhdim të vizitës time në Shkup”, vazhdon ministri i jashtëm grek.

j.l./ dita

November 26, 2019 11:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim