Pastori: Flori nuk ishte në depresion

November 21, 2014 08:31

Pastori: Flori nuk ishte në depresion

Pastori i kishës ku shkonte Florian Kondi, Fitor Muça, thotë se këngëtari i njohur nuk kishte shfaqur shenja depresioni.

Sipas tij, Flori kishte plane për jetën.

Flori nuk ka pasur fare lëkundje apo çështje që kanë të bëjnë me depresionin apo gjëra të tjera të kësaj natyre. Ditën e premte unë kam qenë me Florin tek Panairi i Librit, blemë librat që donim, pimë edhe kafe bashkë dhe ai nuk kishte asnjë problem. Me sa di unë, ditën e diel, Flori ka dalë me gjithë bashkëshorten e tij dhe kanë shkuar në një qendër tregtare dhe kanë bërë pazare. Të gjitha këto përcjellin tek unë mesazhin që Flori nuk ka pasur asnjë problem”, ka thënë ai për “GSH”.

Sipas pastorit, Flori mund të ketë pasur një lëkundje të momentit, gjë që çoi edhe në vdekjen e tij.

Ndërkohë, duke u ndalur tek denoncimi për mjekët, ai thotë se nuk kërkon ndëshkimin e askujt.

Por, sipas pastorit, ky rast duhet të shërbejë për mjekësinë, që të mos përsëritet rasti dhe të kemi Flora të tjerë.

November 21, 2014 08:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*