“Pastrim, ndëshkim e luftë”, Rama njofton operacionin e madh që do të nisë

October 7, 2017 11:48

“Pastrim, ndëshkim e luftë”, Rama njofton operacionin e madh që do të nisë

Pasi ministrat prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, fjalën e mori kryeministri Rama, i cili i bëri një përmbledhje objektivave të qeverisë së tij në këtë periudhë kohe.

Kryeministri tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një ndër objektivat kryesore të Qeverisë që ai drejton në 100 ditët e para të saj.

“Për të bërë një përmbledhje të asaj që është substance e këtyre 100 ditëve, por që do të mbetet e tillë edhe në 300 ditët e para, na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, por edhe në institucione. Fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar. Pastrim strukturor të të gjithë mekanizmave të pushtetit ekzekutim. Na duhet shërbim dhe këtu nuk duhet të neglizhojmë asnjë detaj, asnjë marrëdhënie të askujt me shtetit dhe na duhet ndëshkim në të gjitha nivelet, lidhur me çdo shfaqe të korrupsion, abuzivizmit dhe çdo shfaqe edhe të padenjë edhe në sjellje me qytetarët”, tha Kryeministri.

Rama përsëriti në fjalën e tij, atë që ministri Xhafaj tha më herët, për Vettingun në polici brenda 100 ditëve të para.

“Në 100 ditë të para duhet të përcaktojmë edhe lidhur me negociatat për anëtarësim në vitin që vjen. Duhet të pastrojmë kornizën që do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të çliruar qytetarët nga barra e burokracisë, e sorollatjeve, e procedurave, e zvarritjeve. Duhet ta çojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re, në raport me ekonominë tonë. Duhet të përcaktojmë kornizën e Vettingut në policinë e shtetit për të hyrë në qelizë të kancerit në policinë e shtetit. Ta çojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kombëtare në një fazë të dytë për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë”, tha Kryeministri.

October 7, 2017 11:48
Komento

10 Komente

  1. Arber I October 7, 12:25

    Persa i perket spastrimit te korrupsionit ne Polici, praktika qe ndiqet ne SHBA mbi konkurimin e policeve te cdo komisariati dhe votimi i tyre nga banoret e bashkive perkatese. Ne Tirane duhet te kete po aq Komisariate sa ka edhe Njesi Bashkiake. Po ashtu, cdo Njesi Bashkiake duhet te kete Prokurorine dhe Gjykaten e vet. Tirana po shkon 800 000 banore.

    Reply to this comment
    • Arben October 7, 12:45

      NE AMERIKE POLICI MERR AQ PARA SA

      MUND TE NDERTOJE NJE JETE NORMALE ME

      TO, E NE SHQIPERI PAGUHET 300 DOLLAR,

      QE NUK MJAFTOJNE AS ILAC PER RROBAT

      QE TE VIJE ME RROBA TE LARA E TE

      HEKUROSURA NE PUNE DITE PER DITE.

      RAMA, TE VETMEN NDERHYRJE QE

      BERI TE VETINGU (I VETMI PROJEKT QE MUND

      TE JEPTE REZULTAT, PASI E KISHTE HARTUAR

      AMBASADA USA), ISHTE QE PAGAT NGA

      2000 DOLLARE NE MUAJ JA ULI NE

      400 DOLLAR/MUAJ.

      JA ME THUAJ TI, A BEN NJERI PUNEN NE

      NJE PUNE QE NUK I SIGURON JETESEN???!!!!

      SI PERFUNDIM, RAMA PER LESH DO TE

      SHKOJE, SEPSE ESHTE HAJDUT, POR

      MJERE ATA QE I ZE SHKOPI I TIJ, JU FIK DEREN.

      EDHE NJEHERE

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

      I KA HAK MASHTRUESAT DHE HAJDUTET

      SEPSE I TILLE ESHTE EDHE VETE.

      Reply to this comment
      • Open your mind October 7, 22:52

        Sa negative qe je o trim. Sa paguhet polici ne US sipas teje? Paguhet diku nga 35-40 mije dollare ne vit. Tingellojne si shume kur e degjon, por te marresh parasysh qe qiraja apo mortgage e shtepise vertitet diku tek 1 mije dollarshi, shto ketu dritat, ujin, gazin, telefonin, internetin, siguracion makinash, karburant per makinen,ushqimet. Mi bej pak llogari dhe me thuaj se si ia del polici amerikan. Ne e dime qe nje 450 mije lek qe merr nje polic shqiptar nuk jane shume, por edhe pak nuk jane per nje shtet te varfer si Shqiperia. Mos I prit gjerat te ndryshojne me shkopin magjik, por jep idete dhe kontributin tend si shqiptar.

        Reply to this comment
        • Your mind is fucked up October 8, 01:01

          Mos fol brockulla. Nje polic ne Amerike mer 30 Dollare ora. Pastaj mos krahaso koston e jetesen ne Amerike me gazepin ne Shqiperi. Ne Shqiperi me 400 mije leke nuk ha dot as buke, e jo me te te shkoj mendja per gjera te tjera. Ngelet duke bere propagande. Futjuni punes qe te rregulloni ekonomine dhe te ulni barren e taksave dhe cmimet skandaloze te korrupsionit monopol politike, se e rropet e lebetitet ate popull. Te shikojne njerezit ne drite te syrit kur vete ne Shqiperi. Si su vjen rende njehere. Po ku keni cipe ju, ju jeni monstra gjakpirese qe duheni rrjepur te gjalle ne kripe.

          Reply to this comment
  2. L.H October 7, 12:35

    KE ARRITUR ,KA KOHE.NE STACIONIN E FUNDIT PO NUK ARRIN TA KUPTOSH QE TE ZBRESESH AQE ME TEPER QE NUK ARRIN TA KUPTOSH QE AUTOBUZIN E NGASIN SALIJA E LIKE FLORIJA e si pronar eshte Elez Biberaj e SERBIJA! LU ESHTE THJESHT FATORINO!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. DASHAMIRESI October 7, 19:30

    Suksese ne mandatin e dyte z.Rama ! Vetem kam nje merak, qe nuk me rrihet pa e thene : Duke qene se “fidanishtja ” qe siguron filizet e shendoshe , si per ne strukturat e PS-se, ashtu edhe ato te administrates shteterore jane strukturat e PS-se neper rrethe e qarqe , mendoj se puna duhet filluar qysh prej atje , sepse neper ato struktura ka shume myk , korrupsion dhe njerez te kompromentuar , gje qe nuk eshte aq e lehte per t`i zbuluar dhe akoma me e veshtire per t`i luftuar . Njerez te tille kompromentojne edhe gjithe keto pune te medha , qe ke marre persiper dhe shpresojme t`ia dalesh ne krye . Edhe nje here , SUKSESE !

    Reply to this comment
  4. spectrum October 7, 20:59

    Vetting leri profkat nuk ka reforma pa garanci amerikane

    Reply to this comment
  5. A October 7, 21:15

    EDI RAMA eshte njelloj si SALI BERISHA, FATOS NANO, qe kerkon te mbushi xhepat e tij dhe te klanit te tij mafioz.
    Ne kete menyre Shqiperia dhe populli i saj vazhdojne te varferohen dhe te mjerohen.
    Me komente militantesh partish nuk shkohet hiç gje kundi, sepse teorite e tyre jane te jeni mire ju drejtuesit e partise se pastaj jemi mire edhe ne.
    Si perfundim me tipa qe ja lajne trurin dhe mendjen te tjeret shkohet neper hale dhe gjirize.

    Reply to this comment
  6. Merqez Katunari October 8, 00:20

    Ashtu qofte!

    Nuk dua te besoj se edhe kjo eshte demagogjia e radhes se kemi nja 80 vite qe po hame te njejten corbe te prishur

    Reply to this comment
  7. alphade October 8, 01:26

    Zoti ” A” ,kryeministri Edi Rama e perserit ne cdo fjalim
    e intervista te tijat se na akuzojme se te “gjithe jemi nje-
    soj” dhe po vete pergjigjet se “Ne nuk jemi njesoj” dhe
    numuron nje sere argumentesh qe na bindin ne qyteta-
    ret se Edi nuk eshte “njesoj si Berisha dhe Fatos Nano”
    Se pari, Edi Rama nuk eshte as vrases dhe as kriminel,
    ndersa Sali Berisha eshte kryekrimineli numur nje i Shqi-
    perise: numurohen dhjetra emra te pervecem, vitin 97-te,
    nje gjenocid i vertete ku lane jeten 4-5 mije djem nenash,
    Gerdecin,21 Janarin, etj.etj.
    Se dyti, Edi Rama me fakte ka treguar se eshte nje patri-
    ot i padiskutueshem: qendrimet ndaj Kosoves,detin,cesh-
    tjen came duke i nderkombetarizuar keto probleme, nder-
    sa e kunderta ka ndodhur me Sali Vicidolin: kunder LCL.
    te Kosoves dhe UCK , ku duke zbatuar urdherat e padro-
    nit te tij,Milloshevici dhe UDB, ka burgosur udheheqesit e
    UCK : Thacin, Adem Jasharin,etj.etj. Ka qene dhe mbetet
    antikosovari i deklaruar me vepra. Cuditem qe shume ko-
    sovare ende i besojne ketij antishqiptari e antiatdhetari.
    Se treti: Edi Rama,pavaresisht se c’thote opozita qe fabri-
    kon,shpif,mashtron , ka nje reputacion te padiskutue-
    shem ne planin nderkombetar. Kritika ka patur e do te ke-
    te gjuthemone nga nderkombetaret per nje pune me te
    me te mire qe duhet te beje qeveria,por rendesi ka besimi
    Dhe besim ka kryeministri nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe kjo nuk diskutohet. Berisha dhe Basha e kane humbur
    besimin nga nderkombetaret ,pVaresisht se c’thone ata,
    vetem rrena e mashtrime per konsum ndaj elektoratit te
    tyre qe cdo dite e me teper po firon
    Se katerti,Edi Rama eshte pa pike dyshimi Ai qe ka cuar
    perpara Reformen ne Drejtesi dhe Ligjin e Vettingut duke
    bere nje lufte kembengulese kunder bandes saliste dhe
    leseiste qe pergjate dy vjeteve nuk vune shkopinj por
    KERCUNJ nen rrotat e ketyre dy reformave vitale per
    Shqiperine e shqiptaret. Nese Rama do te ishte aq i kom-
    prometuar , sic perpiqet ta paraqise opozita ,Saliu me
    banden e tij, edhe Rama do te ishte bashkuar me korin
    e gjykatesve,prokuroreve politikaneve qe edhe sot po
    luftojne per t’i sabotuar keto reforma duke “hedhur mish
    dhie” per cdo nen duke u perpjekur te futin lloj-lloj amen-
    ndamentesh,arnash ,me qellim qe te shpetojne lekuren .
    Kete qellim kane propozimet e fundit te Unionit te Avoka-
    teve : nulizimin e ligjeve qe prekin interesat e tyre qe sic
    thote nje filosof:”Sikur aksiomat gjeometrike te preknin in-
    teresat e njerezve ,ata do t’i pergenjeshtronin”!?
    Merite te padiskutueshme ne luften kunder korrupsionit,
    nje rol vendimtar kane luajtur e po luajne nderkombetaret
    SHBA dhe BE,permes ambasadoreve te nderuar : LU e
    VLAHUTIN ,te cilet me nje zhargon direkt e kane detyruat
    klasen politike shqiptare te aprovojne reformen ne Drejte-
    si me qind per qind te votave te parlamentareve gje qe
    nuk ka bere vaki ne parlamentin shqiptar qe te 140 depu-
    teve ,te votojne 140 deputete. Kjo me kujton nje shprehje
    te Teodor Rusvelit qe thoshte: ” buzeqeshi bashkebisedu-
    esit por mbrapa kurrizit mbaj fshehur nje shkop beisbolli”.
    Edhe ne shqiptaret, e kam fjalen per klasen politike
    shqiptare ,duhet ” kopani” pas shpines qe te marrin
    vesht se ndryshe, njeri bie gozhdez ,tjetri patkoit. Keshtu
    jemi ne,ndryshe nuk do te egzistonte refreni qe “shqiptari
    per nje plesht djeg jorganin” ,edhe duke mos patur jorgan
    Dhe se fundi, Edi Rama, ma do mendja,megjithese nuk e
    ve doren ne zjarr as per kerkend ne kete toke, se nuk ben pjese ne 4 klanet dhe 20 familjet mafioze shqiotare
    per te cilet foli ambsadori LU , se ndryshe duhet te “zbar-
    konte NATO ne Tirane per cliruar Shqiperine nga mortaja
    e zeze e mafias dhe korrupsionit.
    Ndersa shqiptaret jane te sigurte se ne keto 4 klane dhe
    dhe 20 familje mafioze vendin “number one” e ze pa as
    dyshimin me te vogel familja BERISHA ..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*