Pastrimi i mbetjeve në hapësirë

September 10, 2018 11:26

Pastrimi i mbetjeve në hapësirë

 

Shkencëtarët e hapësirës thonë se satelitët dhe objekte të tjera të hapësirës që fluturojnë rreth Tokës, përfshirë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndodhen në një rrezik përherë e më të madh për përplasjen me mbeturina në hapësirë.

Inxhinierët janë duke punuar me intensitet për heqjen e mbeturinave që kërcënojnë satelitët me vlerën e miliona dollarëve.

Problemi i mbeturinave të hapësirës mund të zgjidhet me dy mënyra, thotë Luisa Innocenti, drejtoreshë e zyrës për një Hapësirë të Pastër, në Agjencinë Europiane të Hapësirës, ESA:

“Pikësëpari, ne duhet të ndalojmë ndotjen. Së dyti, duhet të heqim mbetjet nga hapësira”, thotë ajo.

Të dyja këto metoda janë të vështira për t’u zbatuar.

Nuk ka ende një marrëveshje ndërkombëtare për minimizimin e mbetjeve në hapësirë, megjithëse vende të veçanta kanë rregulla për heqjen nga orbita të pajisjeve jo funksionale, apo eleminimin e të ashtuquajturave “varrezave në orbitë”.

Ndërkohë, sasia e mbetjeve vazhdon të rritet, ngaqë përplasjet e ndryshme në hapësirë lenë pas copra të vogla, të pakapshme.

Shkencëtari i ESA-s Jesus Gil Fernandez, thotë se agjencia po eksperimenton me një krah robotik, që kap copra të mëdha mbetjesh dhe i çon ato në zona më të sigurta.

“Ne përdorim kamera, që vendosen tek krahu robotik, për të riprodhuar lëvizjen e satelitit rreth objektit që duam të kapim dhe ta nxjerrim nga orbita”, thotë ai.

Shkencëtari italian Michele Lavagna thotë se satelitët e vjetër mund të kapen me rrjeta speciale.

Koncepti është i ngjashëm me veprimet e peshkatarit në det. Kemi një rrjetë shumë të madhe dhe nga distanca përpiqemi të mbështjellim me të satelitët”, thotë Lavagna.

Të tjerë shkencëtarë të ESA-s, si Benoit Bonvoisin, po studiojnë mundësinë e ndërtimit të satelitëve më pak të rrezikshëm, duke pakësuar ndotjen si të hapësirës, edhe të Tokës.

“Tani po përpiqemi të kuptojmë se ç’ndodh me materialet që përdorim. Pastaj do të shohim se si t’i përmirësojmë ato, – si mund të punojmë për një koncept sateliti. Duam të kuptojmë si lidhen apo si shkëputen pjesët e satelitit nga njëra-tjetra në mënyrë që të kemi satelitë më të sigurtë kur i afrohen fundit të jetëgjatësisë që krijojnë më pak mbetje në Tokë“, thotë Bonvoisin.

Por tani për tani, nuk është caktuar ndonjë datë për operacionin e parë të mbledhjes së mbetjeve hapësinore në botën reale.

a.s/dita

September 10, 2018 11:26
Komento

3 Komente

  1. MH September 10, 13:46

    Ne hapsinen e pa fundme ku gjinden mbeturina vendosni ne kryqezimet te semaforve kazana mbeturinash.
    Ku te shenohet.Kazan per hyrje te vullnetshme te mbeturinave jetime te hapsires ne ruajtjen e pasterise ne gjithe rruget e universit.Qe te kemi nji univers aromatik e te kendshem.
    Ketu posht njerzit po vdesin urijet ne pisllek e ndotje.Shkenca shqetesohet per ambientet e Zotit ne qiell.Kur nuk i zgjidhe vete Zoti hallet e veta ne nuk mund te dalim ma te ditun e ma punetor se Zoti.Zoti i din vete punet e veta.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 10, 16:00

      MH
      ti gjëthnjë e më tepër po e ngre nivelin tënd të inteligjencës dhe të dijes!
      me njerëz si ti njerzimit i ngrihet mesatarja e IQ!
      “Ketu posht njerzit po vdesin urijet ne pisllek e ndotje.Shkenca shqetesohet per ambientet e Zotit ne qiell.”
      nuk është aq e thjeshtë sa e kupton ti or njeri!
      ato mbetje që janë atje rrezikojnë këtë komunikimin tënd në internet!si fillim,dhe nëse ti je në merak për urinë dhe papastërtinë në botë!?do të ishte mirë të lije përdorimin e internetit dhe paratë që do të kurseje,plus punën tënde vullnetare,do ta ndihmoje shumë njerzimin!!
      një nga këto mbetje,qoftë dhe një copër ngjyre e shkëputur nga ndonjë satelit,lëviz me njëshpejtësi marramëndëse!!ja kalon disa herë shpejtësisë së plumbave të prodhimit të fundit!rrreth 4-5 herë!!
      një përplasje e një cope të tillë mund të shkatërrojë një satelit që kushton miliarda!!nuk është thjeshtë problimi i ndotjeve,thjeshtë si ndotje,por është problemi, i problemeve që ato shkaktojnë!!
      MH nuk është aq e thjeshtë e aq më pak nuk është një mendim,dëshirë,kozmetike e disa snobistëve që nuk kanë se çbëjnë!!është pothuajse po aq jetësore sa pastrimi i ndyrësisë në tokë!!

      Reply to this comment
  2. MH September 10, 22:48

    anticensurë25642654
    Faleminderit per konsideraten.
    Po vertet dyshoj qe po eci me rritje intiligjence.Aq ma teper kur ma thone edhe ne komente.Me garanci kjo vjen krahas arritjeve te shkences qe une i komentoj me mjafte modesti e me bukuri.
    Pershendetje.Shifra sekrete anticensurë25642654.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*