Pastrimi i parave: 115 të kallëzuar në Prokurori, mes tyre deputetë dhe zyrtarë

May 1, 2020 16:53

Pastrimi i parave: 115 të kallëzuar në Prokurori, mes tyre deputetë dhe zyrtarë

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka dërguar në prokurori 115 zyrtarë për shkak të dyshimet për pastrimin e parave.

Kjo shifër jepet në raportin vjetor të ILDKP-së i depozituar në Parlament.

”Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2019, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, 430 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Drejtorë Drejtorie etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 115 raste kallëzime penale dhe referime të tjera”, thuhet në raportin e ILDKP-së.

Ky institucion jep një shifër të përgjithshëm, por nuk përcakton se është numri i deputetëve të denoncuar.

Ndërsa janë vendosur 54 masa administrative “gjobë” dhe depozituar 115 referime penale dhe referime të tjera pranë institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Nga këto, janë ankimuar pranë organeve gjyqësore vetëm 15 vendime, prej të cilave, deri në momentin e raportimit, gjykata ka vendosur në mbështetje të vendimeve të marra nga ILDKPKI, për 14 vendime, duke shfuqizuar vetëm një numër të pakonsiderueshëm vendimesh me sanksion “gjobë”.

Inspektorati i Lartë, gjatë vitit raportues, ka administruar 3.868 deklarata të interesave privatë.

j.l./ dita

May 1, 2020 16:53
Komento

2 Komente

  1. alphade May 1, 18:11

    Shenim: Prokurori ben mire qe ka pergatur dosjet e 115 de-
    puteteve e zyrtareve duke filluar nga viti 2014-2019 qe du-
    ket ashiqare tendecioziteti i ketij Prokurori, i cili duhet ta
    kishte filluar me dosjet qe bejne muuuu nga vitet e para te
    sundimit Berishian dhe Nanonian dhe pastaj le te merrte edhe dosjet e tanishme,te cilat per hire te se vertetes ende
    ka kohe per t’u perfshire ne hetim te pastrimit te parave. Por me sa duket Prokurori Yne eshte perfshire nga COVID-
    19 ne kuptimin metaforik te fjales. Dhe kete qendrim te tij
    parcial une si qytetar anonim e shpjegos per dy aresye: Ose zoti Prokuror ka frike t`i hyje punes per te “gjuajtur”
    ” Peshkaqenet e Medhenj” ose eshte i impenjuar e njesuar
    me parti te caktuara politike ! Ne keto dy raste ky Prokuror
    e ka zeruar qenjen e tij si i tille dhe mire do te ishte qe ky
    te shkoje te beje ate pune qe di te beje me mire,si noter apo avokat……sepse te jeshe prokuror i pergjithshen duhet
    me pase kellqe e guxim, te tipit GASTON te Spanjes qe pa iu dridhur qerpiku i syrit leshoi urdheri per arrestimin e
    xhelatit Pinoshet bash i strehuar ne shtepine e Margaret
    Thacer,ish-K/ministres se Anglise. Keshtuqe do te ishte ne
    nderin e tij te merrej me pinoshetin shqiptar te gjenocidit te 97-tes, me Gerdecin,21 Janarin, pa perfshire ketu emrat
    e pervecem te remzive, xhindeve, santosve, etj.etj. si dhe
    haklajve te Tropojes ……! Ketu nuk po permend gjemen qe
    i ka bere ketij vendi ne fushen ekonomike,politike e shoqe-
    .rore duke e konsideruar si percaresin me te madh te shqiptareve nga Veriu ne Juge. Nga 35 dosje qe jane mbi tavolinat e SPAK-ut,te cilat jo pa qellim jane grumbulluar nje sasi kaq e madhe per te coroditur mendjet e vobekta te
    shqiptareve qe i gelltitin fare lehte brockullat e politikaneve
    duke u mashtruar qe ne mashtrimet e para qe te dalin me
    teori te panumurta se gjoja kane pune te medha mbi keto
    dosje. Shqiptari anonim si puna ime qe perbejne 95 % te
    shqiotareve u thone SPAK-ut dhe Prokurorit te Pergjith-
    shem : mos u lodhni kot ! Merrni ne shqyrtim vetem 4 dosje dhe ju e keni kryer detyren pet 2-3 vjet apo me shu-
    me: Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh dhe
    jane politikanet me te korruptuar ne arenen shqiptare.
    Problemi shqiptar eshte kaq i thjeshte por Drejtesia Shqip-
    tare jo pa qellim i zvarrit ceshtjet qe me sa duket e kane
    lexuar disa here Makiavelin dhe Talerianin…,,,,,,…!?

    Reply to this comment
  2. alphade May 1, 18:56

    Korigjim: jo 35 dosje por 35 mije dosje qe ka ne dispozicion SPAK-u ……..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim