Pastrimi i parave, sekuestro hotelit dhe llogarisë 1.5 mln euro

December 5, 2012 17:03

Pastrimi i parave, sekuestro hotelit dhe llogarisë 1.5 mln euro

Strukturat e antikrimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Tiranës sekuestrojnë një hotel dhe një llogari bankare prej 1.5 mln euro.

Sekuestrimi erdhi pas një operacioni të ndërmarrë nga antikrimi ekonomik kundër pastrimit të parave në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e krimeve të rënda. Lidhur me këtë rast burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar disa persona.

Ky hap i ndërmarrë vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit antimafia, ku dyshohet se asetet e sekuestruara janë krijuar në mënyrë të paligjshme.

Ndërkaq një informacion të detajuar pritet të kemi nga Policia e Shtetit, e cila do të dalë në një konferencë për shtyp në 16:00.

December 5, 2012 17:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*