Pastron armën e gjahut, plagos aksidentalisht të shoqen

April 9, 2018 14:11

Pastron armën e gjahut, plagos aksidentalisht të shoqen

Rreth mesditës së të hënës 50-vjeçari  P. Bregu ka pastruar armën e gjahut, por aksidentalisht ka plagosur në këmbë bashkëshorten e tij, L. Bregu, 39 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht të Devollit dhe ka qenë pikërisht i shoqi që ka shoqëruar në spitalin e Korçës 39-vjeçaren.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur bashkëshorti, shtetasi P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut. Shtetasja L.B, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”, njofton policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

April 9, 2018 14:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*