Pasuria e Arben Dollapajt, prokurorit që u konfliktua me Llallën

August 2, 2018 17:04

Pasuria e Arben Dollapajt, prokurorit që u konfliktua me Llallën

 

Prokurori Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës në Shqipëri.

Ai do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 3 gusht, si pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Hetimi administrativ për prokurorin Dollapaj është kryer nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.  Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Birm publikoi skedën grafike të ndryshimit të pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Dollapaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

a.s/dita

August 2, 2018 17:04
Komento

4 Komente

  1. fteri August 2, 21:19

    Njeri më i poshtër nuk ka se A.Dollapi ,i ndyrë ,provokator ,i korruptuar ,i ka shërbyer vetëm familjes mafioze të klanit kriminal Berisha ,duke filluar nga Gërdeci që ndihmoi me të gjitha marifetet Berishën e Shkelzenin dhe deri te bandat e zeza të vrasjeve,drogës e krimit të kurbint- Laç-Milot .

    Më 2007 -tën ka kryer krimin më të madhë duke nxjerr të pa fajshëm një vrasës nga Miloti ,dhe sot ai shetit i lirë ,falë parave që pagoi prokurorit A.Dollapi.
    Prokurori A.Dollapi është prokurori më i sofistikuar për punë të mbrapështa ,është kryetar i banditve më të flliqur të drejtësisë ,dhe një kriminal me damkë.

    Ka dokumenta e vendime që ky kriminal ka bashkëpunuar me avokat të krimit që jan dënuar për të ndryshuar autorit veprës penale (nenin ) , akuzën nga vrasje që dënohej 25 vjet ja ka ndryshuar me tre vjet ,duke i afruar 25 mijë euro .

    Kjo është një e vërtet e madhe që qëndron më këmbë ……. don apo nuk don krimineli A.Dollapi .!….Hejë historia jonë e trishtë e kokëfortë e pleksur me vuajtje me prokurorin e krimit A.Dollapi që ka mbirë në prokurorinë e Tiranës që në 7 prillë 2007 e vazhdoi 2008-tën ,qëndron aktual si krim makabër i rëndë ,duan s’duan të tjerë kriminelët e drejtësisë,krimi qëndron më në këmbë .

    Në rast se ky prokuror do vazhdoi detyrën ,atëherë mjerë wetingu dhe drejtësia në shqipëri.

    Ky prokuror duhet të jetë në kokërr të burgut. Jam gati të ballafaqohem .

    Mbetem me shpresë se ky demnancim do të shërbejë për komisionin e wetingut për ta hetuar e përjashtuar njëherë e përgjithmon këtë mashtrues nga organet që i bëri pis të zeza të drejtësisë shqipëtare .

    Reply to this comment
    • Cen Maxhuni August 4, 01:11

      TI JE NJE PLEH I SHKERDHYER NGA TRUTE, MJE SHPIFES EDHE ME KRIMINELE SE FAMILJA JOTE E SHERDHYER
      NESE ESHTE E VERTETE PSE NUK DEL ME EMER E MBIEMER MORE SHKERDHATE E ADRIATIK PALLES E LIKE FLIRIRIT !

      Reply to this comment
  2. Nike Sokoli August 4, 01:14

    ARBEN DOLLAPAJ SIMBOL I DREJTESISE DHE LIGJIT

    Arben Dollapaj eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares e co ne Lushnje, duke e vene ne fije te perit edhe jeten e vet…
    Ai nuk u dorezua ss para miliona dollareve te ofruar nga sekseret e nje kryemafiozi kur ishte kryeprokuror i Durresit.
    Ishte Arben Dollapaj qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur sekseret e Mafias politike e biologjike te Gerdecit i ofruan Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    U hoq menjehere nga grupi i hetimit nga qeveria regjizore dhe Mafia politike e biologjike krejt jashte kontrollit e Gerdecit bashke me tre prokurore te tjere te pakorruptueshem !
    Ishte Arben Dollapaj qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Konferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapajt te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe jo vetem bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, dhe qe ne mbledhjen e turpshme te 15 marsit 2016 te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, u bene bashkepunetore te Lalles me hir ose me pahir .
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapajt !
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perballe krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush ishin ( jane ) protektoret e tij qe edhe pas vendimit te Gjykates Administrative qe u fitua nga Arben Dollapaj nuk zbatuan vendimin e saj!
    A nuk deshmon edhe ky fakt per ndershmerine dhe personalitetin e paperlyer te Arben Dollapajt si simbol i drejtesise, ligjit dhe ndershmerise se sprovuar te tij perballe korrupsionit dhe degjenerimit total te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar.
    A nuk po e verteteton kete Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu me faktet tronditese per Mafian me toga te zeza dhe Mafian politike e biologjike shqiptare qe kishte dale krejt jashte kontrollit !

    Reply to this comment
  3. Nje koleg nga Vlora August 4, 01:17

    NESE DO TE BINTE ARBEN FOLLAPAJ NUK DO BINTE ARBENI PO VETE VETINGU

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim