Pasuria e ish-Ministrit të Tregtisë para dënimit: 11 mijë lekë kursime dhe 100 lekë në shtëpi

Kujtim Boriçi October 30, 2013 08:48

Pasuria e ish-Ministrit të Tregtisë para dënimit: 11 mijë lekë kursime dhe 100 lekë në shtëpi

Në rubrikën Dossier nga Arkivat, Dita po boton këto ditë për herë të parë dokumentet zyrtare të shtetit komunist për gjyqin ndaj atij që u quajt “grupi armiqësor në ekonomi”, Abdyl Këllezi, Kico Ngjela, Vasil Kati e Koco Theodhosi. 4 zyrtaret e lartë komunistë u arrestuan në 1975 gjyqi u zhvillua në 1977.

Një nga dokumentet e botuara në numrin e sotëm është procesverbali i sekuestrimeve pas arrestimit në shtëpitë e familjeve Këllezi e Ngjela. Dokumentet përshkruajnë me detaje deri edhe numrin e lugëve dhe pirunëve të sekuestruar. Mes dokumentave të gjyqit është edhe deklarimi i së shoqes s ëish-ministrit të Tregtisë, Kico Ngjela.

I akuzuari Kiço Ngjela, një nga katër drejtuesit e ‘Grupit armiqësor në fushën e ekonomisë”, menjëherë pas arrestimit, i bëhen njëkohësisht dy kontrolle banesash (shoqëruar me sekuestrime), një në Tiranë dhe një në Vlorë. Ndërsa të akuzuarit Abdyl Këllezi, i cilësuar si kryetar i grupit armiqësor i ushtrohet kontroll në banesën e tij në Tiranë, ku krahas sekuestrimeve të orendive e pajisjeve, i sekuestrohen dhe literaturë e huaj. Po ashtu, në proces-verbalet përkatëse që ‘Dita’ ka mundur t’i sigurojë e që botohen për herë të parë, literaturë e huaj (ruse dhe kineze), ashtu si Ngjelës, i gjendet dhe të akuzuarit Abdyl Këllezi. Referuar dokumenteve ‘Tepër sekret’(faksimilet shoqëruese të shkrimit), konstatohet se në listën e inventarit të kontrollit dhe banesave dhe sekuestrimet e realizuara, rezultojnë pajisje të modelimit të banesave, pajisje elektro-shtëpiake, batanije e jorganë(dhe ngjyra përkatëse e tyre), pjata(me cilësimin të thella e të cekëta) e deri dhe radiot e dorës e tituj librash të huaj… Gjithashtu, nisur nga lista e inventarëve dhe objekteve të sekuestruara, rezulton se Abdyl Këllezi ishte më i varfri për sa i përket pasurisë në banesë…

 

NË BANESËN E NGJELËS

Kontrolli dhe sekuestro në banesën e të akuzuarit Kiço Ngjela në banesën e tij në Tiranë është bërë në datën 10.10.1975 dhe drejtohej nga Dhimitër Beshiri, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Asistentë dhe firmëtarë të procesverbalit janë dhe Isa Halili, Rrapi Dhima dhe sekretari i Këshillit Popullor të lagjes nr. 5 Tiranë, Ibrahim Tafa. “Kontrolli e procesverbali bëhet në prani të pronares së shtëpisë shoqes Shpresa Topulli dhe Drita Nashi. Mbajmë këtë procesverbal mbi vënien e sekuestros së sendeve që i arrestuari Kiço Ngjela ka lënë në ruajtje në shtëpinë e vajzës së tij”, thuhet mes të tjerave në procesverbalin e inventarizimit e sekuestros së pasurisë.

Në listën e inventarit në këtë banesë rezultojnë gjithsej 18 objekte, ku mes të cilave bien në sy: 12 filxhanë çaji e pjata, 7 filxhanë kafeje, 36 pjata të bardha, 7 pjatanca, 4 filxhanë kafeje druri, 3 ibrikë porcelani, 5 vazo qelqi, 5 supjere, 2 tabaka, 4 tavlla duhani, 9 thika buke, një komplet pijesh “Partinin”, pirunë, etj… “Të gjitha këto mallra u vendosën nën sekuestro. Ato i takojnë familjes së Kiço Ngjelës, gjë që u shënua në procesverbal, të cilat i kanë sjellë në ruajtje para dy javësh”, thuhet në dokumentin e firmosur nga të asistuarit në këtë kontroll-sekuestro. Është interesant se gjatë një kontrolli të bërë mbi këto mallra të sekuestruara, rezulton një pirun mangut nga verifikimi fillestar!!…

 

KONTROLLI NË VLORË E TIRANË

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, përkatësisht më 10 tetor 1975, bëhet kontrolli i banesës së Kiço Ngjelës në lagjen ‘28 nëntori’ rruga ‘Sadik Zotaj’ nr 454 në Vlorë. Kontrolli bëhet në prezencë të zonjës së shtëpisë Vera Ngjela. Kontrolli dhe sekuestro drejtohet nga hetuesi Nuredin Brakaj, ku janë prezent anëtarja e KP lagjes Atika Luçi, shefi i ndjekjes së krimeve Dilaver Kulla, punëtori operativ Zalo Matraku, punëtori i policisë Kasem Alija si dhe dëshmitarët Qateme Lajthia e Veli Nazaj. Në listën e sekuestros(mbështetur në VKM nr. 1836 datë 22.3.1954) mes të tjerave rezultojnë: Televizorë, frigorifer, kanape, kolltukë, makinë shkrimi, kostume e pallto burrash e grash, dy radio, qilima, tavolina, batanije, pjata porcelani(12), disa aparate fotografikë, literaturë, radio-gramafonë, etj… Po ashtu, më datë 18 tetor 1979 nën drejtimin e hetuesit Rrapi Dhimo, ushtrohet kontroll dhe sekuestro po për llogari të Kiço Ngjelës, dhe në banesën e Vasil Nashit, ku i arrestuari Ngjela ka lënë nën ruajtje disa materiale. Në listën e sekuestros, mes të tjerave rezulton dhe literaturë e huaj si Historia Botërore në gjuhën ruse(8 volume), ‘Enciklopedia e Madhe Ruse’ e disa libra të tjerë në gjuhën ruse. Në deklaratën e firmosur po këtë ditë nga Vera Ngjela, mes 10 artikujve të lëna në ruajtje(sekuestruar), është dhe një bibliotekë me libra të ndryshëm.

SEKUESTROT TEK ABDYL KËLLEZI

Kontrolli dhe sekuestro në banesën e të akuzuarit Abdyl Këllezi, drejtohej nga hetuesi Hektor Shehu dhe është bërë në datën 4.9.1975 në banesën e të arrestuarit Këllezi në Kotë të Vlorës. Sipas dokumentit të firmosur nga kontrolluesit e autorizuar, u sekuestruan gjithsej 19 artikuj, mes të tjerave: 7 libra të huaj ‘Histori Pourtous’, një libër i Kim Ir Senit, bobina shiriti magnetofoni, dy palë dylbi gjermane, dorëshkrime(dosje), albume fotografike, makina shkrimi, dy radio, pajisje kuzhine, kolltukë, veshmbathje, etj…

DSC08804

DSC08805

 

DSC08806DSC08813

 

Kujtim Boriçi October 30, 2013 08:48
Komento

11 Komente

  1. Gezimi October 30, 12:07

    Cdo gje eshte e qarte! Tani mund te beni krahasimin me keta te sotmit! No Koment!

    Reply to this comment
  2. Mesuesi October 30, 13:45

    Ja kush e paskerka shypur popullin ! JA c’ka bere ”diktatura KOMUNISTE! Po 5000 leke te reja kursim i kisha edhe une ,pa kishte edhe te tjer punetore qe koshin edhe 10 000 leke te reja………… Pa shikoni ministrat e sotem sa kursime kane e krahasoini me popullin e thjeshte!

    Reply to this comment
    • Daj Ceni October 30, 14:51

      Vetem aparatet fotografike dhe dylbite (per ate kohe, viti 1975) jane sikur me pase sot makina luksoze….. popullit sic ju pelqen ju ta quani, ne fakt ishte kopeja qe i shkonte mbas bariut qoftelarg, mezi i dilte 15-diteshi. Ne ate kohe qarkullonte shprehja “Surrat fund 15 diteshi” qe tregonte gjendjen e familjeve ne fund te 15 ditshit. Sa shpejt harrohen gjerat nga ky popull krenar…..

      Reply to this comment
  3. iliri October 30, 14:26

    Nqs ata i kan pasur te vetat,dhe jane denuar me vdekje, keta qeveritaret e vitit 1990_ 2013 qe kane djersen e popullit duhet te digjen ne mes te Tiranes,vec nje fjale e kan se djersen e popullit do te vije nje dite qe do ta paguajne,ose me drejtesi varje ne litare,ose nqs nuk do te kete drejtesi ne kete shtet,eshte Zoti i madh qe do ti ndeshkoje.

    Reply to this comment
  4. Koz Dynjaja October 30, 21:07

    – O cuna ! Botimi i ketyre historive nuk ka qellim te krahasoni me sot – E para shikoni emrat e mbiemrat e hetuesve dhe funksionarve qe i denojne keto (flas edhe per botimet e kaluara ) . e dyta po nga historia na tregoni se a kishin te drejte keto qe u denuan apo ato qe denuan -Konkretisht – Denohen Kellezi e Ngjela se tentojne lidhje me firma te huaja ! -Sot Partia socialiste nxit marrdheniet te tilla . – Denohet Tuk Jakova per qendrim liberal ndaj besimeve fetare – Sot PS ben vizita per festa fetare – Denohen Fadil Pacrami e Lubonja per liberalizem ne kulture e arte -Sot PS eshte ne perkrahje te ketij liberalizmi e keshtu me gjith raste —Pyetja del pasi lexon keto – Ka patur te drejte Enver Hoxha dhe pasuesit e tij apo gjith keto po Komuniste por me keto qendrime kundra ?????

    Reply to this comment
    • Marin October 31, 00:56

      Historia e shembjes se modelit bunker – socialist te Enver Hoxhes, ka vertetuar kateciperisht se asnje nga te ashtuquajturit “grupe armiqesore” nuk kishin bere tradhti ndaj atdheut e popullit dhe denimi i tyre u be per te mbuluar deshtimet e sistemit te gabuar te aplikuar me injorance ekonomike e politke mendjemadhi e megallomani paranojak Enver Hoxha. Une s’kam asnje lidhej me te denuarit, perkundrazi ne ate kohe kam mbeshtetur qorrazi udhen e Partise; ketu flas si historian.

      Reply to this comment
      • gezim October 31, 13:26

        O Marin, qenke leshko historian. Ne ate kohe ishte e rregulluar me ligj dhe nuk ndertoje dot o njeri. Por, edhe sikur te ndodhte qe te ndertoje, ishte shume e thjeshte: N.q.s ndertimi e kishte kaluar pragun e dritares, a.t.h nuk e shembte me njeri, por merrje nje gjobe. Por nje gje duhet te kesh parasysh, sepse mund edhe te me kundershtosh me kete qe them, se: E lejonte ndertimin pa leje, por kjo nuk ishte biznes lojerash fati, hotel ne bregdet, resort turistik, por nje banese per te futur koken kalamajte. Qenke dhe historian?!

        Reply to this comment
    • gezim October 31, 13:20

      O “Koz dynjaja”, beje emrin Koqe me mire, dhe dil e komento, bej rolin e avokatit te hajnise. Do zoti del ndonje burre dhe tu tregoje vendin per vjedhjet dhe abuzimet te gjitheve qe kane perfituar nga abuzimi, dhe nderkohe te konfiskoje gjithcka kane perfituar nga pushtetit dhe ne emer te tij. Te zente edhe ty mor “Koz dynjaja”. Urime Qeverise dhe Kryeministrit. Keni bekimin e popullit dhe mos u terhiqni nga çjerrjet e abuzuesve.

      Reply to this comment
  5. lisdushku October 31, 08:28

    Keta e kane ngritur pabarazine mbi vjedhjen e jo mbi punen.Do te rikujtoj vetem shfrytezimin e naftes dhe kromit,per 8vjet grabitesit private,i kane paguar 0 lek takse shtetit.Kjo toke eshte pasuria jone,eshte e popullit.Me keto pasuri nje mesues sot duhet te merrte 2000 dollare ne muaj dhe jo 400.

    Reply to this comment
    • Daj Ceni October 31, 15:56

      O ju ia futni si e ema e Zeqos maje thanes, e pse 2000$ e jo psh 4000$ ose edhe 5000$ ose edhe 100000$……si i bere llogarite me qafsh, apo ashtu te desh b.itha (si duket me 2000 ti i mbaron hallet) ashtu ia fute….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*