Pasuria e Nishanit: 12 milionë në vit nga qiratë

April 27, 2016 10:28

Pasuria e Nishanit: 12 milionë në vit nga qiratë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar si të ardhura shtesë qiratë, ndërsa vijon të paguajë një kredi dhe ndryshimet në pasurinë e tij janë vetëm ato prej pagës.

Në deklaratën zyrtare të pasurisë për vitin 2015, ai ka deklaruar se të ardhurat e tij vjetore kanë qenë nga paga si president i Republikës 2015 në vlerën 2 302 752 lekë, si dhe të ardhura të përfituara nga dieta për udhëtime jashtë vendit në shumën e 2 760 dollarëve dhe 1 140 eurove.

Një pjesë e të ardhurave për Nishanin janë edhe ato nga drejtimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerë neto 102 000 lekë.

Presidenti disponon edhe të ardhura nga interesa bankare të shtuara me 372 euro dhe 227 780 lekë.

Si burim tjetër të ardhurash, familja e presidentit ka edhe ato nga dy qiratë.

Bëhet fjalë për qiranë e një apartamenti në Durrës me shumën e 600 000 lekëve të rinj, si dhe një dyqani po në Durrës me vlerën prej 660 000 lekëve të reja.

Ndërkohë që bashkëshortja Odeta Nishani, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga puna në Bankën e Shqipërisë i ka deklaruar në vlerën e 1 484 080 lekëve, ndërsa ato nga dietat në vlerën e 930 eurove, si dhe 1140 dollarëve.

Në deklaratën e pasurisë rezulton se Nishani ka shtuar dy llogari rrjedhëse me 46 755 lekë dhe 64 442 lekë, si dhe një tjetër në emër të bashkëshortes me 52 802 lekë.

Është deklaruar edhe pakësimi i një depozite bankare me 3000 euro, ndërkohë që gjendje cash në banesë çifti presidencial ka vetëm 250 000 lekë.

Nishani ka deklaruar edhe një kredi të paguar vitin që kaloi, në vlerën e 285 810 lekëve, si dhe detyrimi i mbetur është në vlerën e 3 598 788 lekëve.

April 27, 2016 10:28
Komento

1 Koment

  1. vidi April 27, 13:06

    A kukudh a kukudh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*