Pasuria fundos gjyqtaren e Tiranës: Kredinë për apartamentin ma paguante motra

February 23, 2021 10:56

Pasuria fundos gjyqtaren e Tiranës: Kredinë për apartamentin ma paguante motra

Pasuria penalizon një tjetër gjyqtare.

Marjana Shegani, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës është shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme të thella me pasurinë e saj, të cilat gjyqtarja i cilësoi si pakujdesi të paqëllimshme.

Shegani e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për gati tre dekada rresht ajo ka vazhduar ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI të dorëzuar në KPK, subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin, nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje pasurie por nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur për pasuritë e subjektit ku është përfshirë një apartament 113 m2, i blerë në tetor 2002 me vlerë 50820 USD dhe i shitur në janar 2019. Sipas deklarimeve periodike të subjektit ky aset eshtë blerë me kredi të marrë në vitin 2003, ndërkohë që KPK ka zbuluar se dy këstet e para janë paguar në vitin 2002.

E pyetur nga KPK gjyqtarja ka deklaruar se për mbulimin e kësteve ka shërbyer nje kredi nga e motra me vlerë 2 milionë lekë, e cila nuk është deklaruar në deklaratat periodike dhe në deklaratën veting dhe është shlyer mes viteve 2003-2008.

Sipas KPK-së për këtë aset subjekti i rivlerësimit nuk ka pasur burime të ligjshme në vlerën 1.6 milionë lekë dhe nuk ka deklaruar kredinë nga e motra, si dhe ripagimin e kësaj kredie gjatë viteve 2003-2008. Shegani e cilësoi mosdeklarimin e  ndihmës financiare nga e motra si pakujdesi që vinte si rrjedhojë e marrëdhënies së veçantë.

Gjithashtu KPK theksoi se subjekti nuk ka deklaruar në deklarimin periodik të vitit 2004 një garazh me vlerë 8000 USD.

Probleme në deklarim KPK konstatoi edhe për sa i përket burimeve financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Kavajë.

Gjithashtu KPK konstatoi probleme në dokumentimin e ligjshmërisë së të ardhurave nga qiradhënia e vjehrrës së subjektit që kishin shërbyer për një investim në pasuri të paluajtshme me vlerë 2.6 milionë lekë, duke xjerrë një mungesë burimesh financiare për subjektin me vlerë 1.35 milionë lekë.

Nga hetimi i transaksioneve për blerjen e automjeteve KPK ka konstatuar mosdeklarimin e gjendjes cash me vlerë 1 milionë lekë në vitin 2008, si dhe mungesa burimesh financiare ndër vite në vlerë 240 mijë lekë dhe 101 mijë lekë .

j.l./ dita

February 23, 2021 10:56
Komento

2 Komente

  1. [email protected] February 23, 12:07

    Keta gjykatesit dhe prokuroret, do na i tregojne ne c’pylle i kane fshehur theset me para te marra ryshfet per cdo gjyq dhe investigim qe kane bere?

    Reply to this comment
  2. Adih February 23, 17:42

    Dhurate nga politikanet tane shqiptare .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim