Pasuria, ish-gjyqtari i Kushtetueses nën hetim nga Krimet e Rënda

May 1, 2018 15:00

Pasuria, ish-gjyqtari i Kushtetueses nën hetim nga Krimet e Rënda

 

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj është vënë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Hetimet ndaj tij nisën pak pasi Imeraj dha dorëheqjen nga detyra që mbante, për të mos iu nënshtruar procesit të vettingut që ka të bëjë me verifikimin e pastërtisë së figurës së tij.

Por pavarësisht dorëheqjes, dokumentet e grumbulluara rreth tij, i kaluan Prokurorisë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ish-gjyqtari po hetohet për korrupsion, lidhur me pasurinë e tij.

Besnik Imeraj, që i përfundonte mandati në vitin 2022, u dorëhoq në vitin e pestë të mandatit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Motivet e kësaj dorëheqjeje argumentohen për shkaqe personale dhe shëndetësore.

Gjyqtari kushtetues, Imeraj, së bashku me gjyqtarin Gani Dizdari ishin dy gjyqtarët kushtetues që gjatë shqyrtimit të ligjit të Vettingut votuan kundër me argumentin se gjatë këtij procesi kishte ndërhyrje të ekzekutivit.

Më herët, Gjyqtari Imeraj ka qenë pjesë në trupat gjyqësore ku janë shqyrtuar dosje të bujshme si “Gërdeci”, dosja “Meta” apo ajo e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

a.s/dita

May 1, 2018 15:00
Komento

6 Komente

  1. intelektuali May 1, 15:34

    E zuri Mallkimi i Zotit per viktimat e Gerdecit, race e keqe enveriste, spiuna te Sigurimit te Shtetit qe i la Saliu dhe badnda e tij per te vjedhur meduar dhe kembe shtetin tone te telendisur nga MURTAJA bolshevike.

    Reply to this comment
  2. ZULLUMI May 1, 16:23

    KRIMINEL,PINJOLL KOMUNISTI,HETUES,SAHANLEPIRES I BERISHES HAJDUT ORDINER PA MORAL QE SHET CDO GJE …PEWR INTERES

    Reply to this comment
  3. lodina May 1, 16:53

    Nje hajdut i pashoq, nje pervers qe abuzon me kusherinjte e tij, burgun e ka pak

    Reply to this comment
  4. eno May 2, 06:55

    Si nuk e arrestojne kete Qen po ku ka peshk me te madh se ky kokelope.

    Nese ka ne hajdut dhe kriminel ne rradhet e gjyqesorit eshte ky dhe Artan brozi. Burg perjete per te dy

    Reply to this comment
  5. pavlin May 2, 08:40

    si ka mundesi more qe nje gjyqtar ne nje gjykate kaq te rendesishme eshte i ketij niveli? e pabesueshme

    Reply to this comment
  6. Bureto May 2, 09:52

    Në kohën kur në Gj. e Lartë do shqyrtohej dosja e Bashës për rrugën e Kuksit, relator ishte B. Imeraj. Ndërkohë, Saliu ulërinte se ai nuk mund të lejonte që në gjykatat .shqiptare të ishin akoma hetuesit e diktaturës (kujtojmë se B. Imeraj ka qënë drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme, degë e Sig. Shtetit), dhe për këtë inicoi ligjin e lustracionit, me synimin direkt për t’i bërë presion atij. Siç dihet ajo dosje u mbyll me procedurë! I pyetur mbas kësaj Imeraj, sesi ka mundësi të ndodhte kjo, kur akuza me 28 shkelje ishte bërë në Prokurori nga KLSh, ky u përgjigj: Kemi edhe ne fëmijë! Merret me mend se deri ku kishin shkuar kërcënimet e Saliut, veç të tjerave dhe mjeshtër i shantazhit. Dhe nuk vonoi shumë që efekti i shantazhit solli mbylljen e dosjes, dhe mbas mbarimit të mandatit të Imerajt, ky u shpërblye me propozimin dhe votimin nga Saliu si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Dhe aty, kur ia kanë kërkuar ustallarët, përsëri ka shërbyer siç qe rasti i Vetingut kur votoi pro rrëzimit të tij, ndonse pa efekt se ishte në minorancë bashkë me të deleguarin tjetër aty, gjykatësin e Saliut Dizdari. Ja pra kështu janë ndërtuar dhe kanë funksionuar gjykatat tona për 25 vjet demokraci, kur duhet të ishte krejt ndryshe. Por mafia politike shqiptare e dinte se çdo bënte, do fitonte së pari pushtet dhe nëpërmjet atij pasuri, por këto duheshin siguruar dhe për këtë u duhej drejtësia, sidomos kur për t’i fituar e mbrojtur ato bënë edhe krime. Ndaj dhe prej dy vjetësh nuk lënë gur pa lëvizur që të pengojnë Reformën në Drejtësi, e cila nën drejtimin e amerikanëve ka filluar të japë efektete e para. Dhe kjo i ka tmerruar ata që deri dje konsideroheshin të paprekshëm. Drejtësia vonon por nuk harron!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*