Pasuritë e ambasadorëve, kur vjehrri të fal 7 apartamente…

August 27, 2017 10:03

Pasuritë e ambasadorëve, kur vjehrri të fal 7 apartamente…

 

Pas deklaratave të sigurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve, edhe një pjesë e diplomatëve shqiptarë të atashuar në vende të ndryshme zotërojnë prona të paluajtshme me vlerë disa mijëra euro, sikundër disa të pastrehë ose me banesa të blear me kredi, që ende si kanë shlyer.

Nga deklaratat e pasuritë të disa prej ambasadorëve, pronësia mbi apartamente, dyqane apo garazhde është e trashëguar.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes.

Shtatë apartamentet ndodhen në Durrës dhe kanë një sipërfaqe prej 67.5 m2, 87.3 m2, 94.1 m2, 38.5 m2, 23.1 m2, 66 m2 dhe 66 m2. Gjithashtu, ambasadori rezulton pronar i 1/5 së një dyqani, me sipërfaqe 40 m2 në Durrës si dhe i një tjetër dyqani me sipërfaqe 28 m2 në Durrës, trashëguar gjithashtu nga prindërit e bashkëshortes. Ambasadori Reka është pronar edhe i tre apartamenteve të tjera në Tiranë dhe Durrës, me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, me vlerë 27 000 dollarë, me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro dhe me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro, shkruan shqiptarja.com

Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, rezulton se është pronar i pesë apartamenteve dhe i dy qyqaneve në Greqi. Ai thotë se këto pasuri i ka përfituar me trashëgimi nga familja.

Ambasadori i ka dhënë pesë apartamentet me qira, ku vetëm brenda një viti kalendarik deklaron 180 mijë euro të ardhura nga qiratë. Ndërkaq, nga dhënia me qira e dy qyqaneve, po në Greqi, deklaron 36 mijë euro të ardhura brenda një viti.

Ai deklaron gjithashtu një tjetër parlament në Durrës, ndërsa bashkëshortja e tij, zonja Iris Trako ka depozituar në bankë 142 mijë euro nga shitja e një terreni në Greqi, për të cilin ajo thotë se është gjithashtu pjesë e trashëgimisë. Ambasadori deklaron edhe një garazh si dhe një depo të papërfunduar në Tiranë.

Fatos Reka, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 67.5 m2 në Durrës trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 87.3 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 94.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 38.5 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 23.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 më në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 546.2 euro.

Obligacion 2-vjeçar në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë.

Edmond Trako, Ambasadori i Shqipërisë në Portugali (pasuria në disa vite)

Qira në vlerën 36 000 euro për dy dyqane në Greqi, përfituar me trashëgimi.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për tre apartamente banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Lura shpk për një apartament të papërfunduar në Durrës.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Beta shpk për një garazh dhe depo të papërfunduar në Tiranë.

Bashkëshortja zonja Iris Trako para të depozituara në vlerën 142 061 euro pas shitjes së një terreni në Greqi pjesë e trashëgimisë.

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

Të ardhura nga shitja e apartamentit në Kopenhagen, Danimarkë, vlera 236 000 euro.

Djali Sidrit Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, vlera 22 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, vlera 73 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, vlera 30 000 euro.

Arben Gazioni, ambasadori i Shqipërisë në Rusi

I pastrehë (deri në marrjen e detyrës aktuale më 16.01.2015, ka jetuar në Tiranë, në apartamentin e vjehrrës).

Leonard Demi, ambasador i Shqipërisë në NATO

Vijon shlyerje e kredisë për shtëpi.

Paga si ambasador 1 810 euro në muaj.

Ermal Dredha, ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Bashkëshortja Ani Hasanaj, biznes familjar.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një shtëpi banimi në proces legalizimi me sipërfaqe 110 m2, vlera 140 000 euro.

Tonin Beci, ish-ambasador në Mal të Zi

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 430 639 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 542 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci paga nga mësimdhënia në vlerën 104 883 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 249 135 lekë./

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 3 945 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 293 dollar.

Raporti i ILKDP për fshehjen e pasurisë nga ish-ambasadori në Sllovaki, Agim Isaku

Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 268 m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.

Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 USD në Bankën Intesa San Paolo.

Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej  2.049.087 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 USD në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 57.084 Euro në Union Bank.

Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.

Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 USD në Bankën Credins.

Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sipërfaqe 110,94 m, në pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.

Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010.

August 27, 2017 10:03
Komento

2 Komente

  1. Didi August 27, 12:42

    E cuditshme, harrohet qe vjehri i nje ambasdori eshte babai i gruas se ambasadorit

    Reply to this comment
  2. ELIOT February 25, 10:23

    HAJDUTAT E RAMES DHE TE BERISHES …. I KANE VJEDHUR POPULLIT DHE BEJEN SIKUR I KANE TRASHEGUAR ….SKA KONTROLLE NE SHQIPERI APO EDHE ATO JANE TE KORUPTUAR ….RAMA NA TREGON FOTO TE BUKURA NGA DETI SHQIPTAR … DHE SBEN PUNEN QE TE KONTROLLOJE KORRUPSIONIN … JA KULTURA E RAMES ..NE VEND TE FUSI NE BURG HAJDUTAT TE HAPI VENDE PUNE DHE TE RREGULLOJE TE VARFERIT ..RAMA FLEN GJUME ….MJERE SHQIPTARIA NE CFARE DERRI KA RENE … MJERE JU ..DHE DONI TE HYNI NE EUROPE ..ME DERRTAT QE KENI NEPER KEMBE …. EDHE NE ARABI SJU FUSIN ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*