Pasuritë e “kryeprokurorëve”: Shtëpi, biznese, dhurata dhe para nga bastet

December 14, 2017 16:09

Pasuritë e “kryeprokurorëve”: Shtëpi, biznese, dhurata dhe para nga bastet

 

Disa prej kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm zotërojnë pasuri të patundshme dhe llogari bankare deri edhe në shumë të konsiderueshme, ndonjë tjetër ka deklaruar pasuri më modeste.

Arqilea Koça është pronar i 5 apartamenteve që ka shitur ose janë dhënë me qira, pasi në një tokë të tij është ndërtuar një pallat, ndërkohë që ka blerë edhe një sipërfaqe toke të konsiderueshme në Voskopojë.

Ferdinand Elezi zotëron 3 apartamente, 1 në tiranë dhe 2 në Durrës, ndërsa në vite ka shitur dhe blerë disa automjete si dhe ka marrë e shlyer disa kredi së bashku me bashkëshorten.

Besnik Muçi zotëron një apartament të cilin e ka zgjeruar, por në vite ai ka blerë sipërfaqe tokë truall në Tiranë dhe Pogradec.

Edhe Prokurori i Krimeve të Rënda ka detyrime financiare për të shlyer.

Artur Selmani i Prokurorisë së Përgjithshme ka për të shlyer një kredi me afat 25 vjeçar por nga deklaratat e tij të pasurisë të bie në sy se rreth 10 mijë dollarë prokurori i ka fituar në baste sportive në 3 raste.

Granit Shahu ka shlyer një kredi prej 26 mijë dollarësh për blerje banese si dhe posedon edhe një automjet ndërsa në gjendje “cash” ka rreth 1.7 milion lekë.

Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

Prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani ka disa llogari bankare si dhe posedon një biznes që është dhënë me qira ndërkohë që në deklarime nuk mungojnë dhuratat për të nga familjarë të saj.

December 14, 2017 16:09
Komento

10 Komente

  1. Guri Naimit D December 14, 17:44

    Me falni o njerz te mire qe lexoni keto njoftime,shume te drejta qe nnjerezit mos akuzohen,pa te drejte.
    Sa mesoj me siper, keta juriste pacin miresine per drejtesine e sinqeritetin e tyre qe deklarojne pasurine e tyre.Tani jemi ne ekonomine e lire e mbi bazen e aftesive te secilit,vihet pasuria.Keta nuk ka te dhena qe si kane me mundin e tyre, deri tek ai rasti i Artur Selmanit me llotari.Besoj se ia vlen, t’u besosh njerezve te tile te sinqerte,Drejtimin e drejtesise vendit.
    Me konsiderate
    Guri Naimit.D.

    Reply to this comment
    • Artur December 14, 18:23

      He?! Si minimum nuk mund te pranohet si kryeprokur nje bixhozgji. Mjafton qe keta zonjat dhe zoterinjt te tregojne ai i kane blere apartamentet. Tre jane mundesite: pune te ndershme dhe me kursimet e tyre dhe e lehtesisht e verifikueshme. E dyte me pune private te padklaruar qe minimumi do te thote evazion fiskal. Dhe e treta me korrupsion.

      Kuptohet qe nga artikulli nuk mund te nxirret asnje konkluzion.

      Reply to this comment
  2. Guri Naimit D December 14, 18:00

    Pasuria me djerse balli i takon secilit ta trashegoje!

    Me falni o njerz te mire qe lexoni keto njoftime,shume te drejta qe njerezit, mos akuzohen,pa te drejte.
    Sa mesoj me siper,keta juriste pacin miresine per drejtesine e sinqeritetin e tyre,qe deklarojne pasurine .
    Tani jemi ne ekonomine e lire e mbi bazen e aftesive te secilit,vihet pasuria.Keta nuk ka te dhena qe i kane me mundin e tyre,deri tek ai rasti i Artur Selmanit me llotari.Besoj se ia vlen,t’u besosh njerezve te tile te sinqerte,Drejtimin e drejtesise vendit.
    Me konsiderate
    Guri Naimit.D.

    Reply to this comment
    • Toger Lukashi December 14, 20:44

      A e di ti more zoteri sa e kane pas rrogen prokuroret keto 25? 600.000 leke te vjetra. (Kjo eshte maksimumi i viteve te fundit) Shtoji kesaj dhe rrogen e gruas dhe me hater po ja bejme 1.200.000 leke te vjetra. Hiqi ketyre shpenzimet per ushqim qe minimalisht ne nje familje me kater persona shkojne 400-500 mije leke te vjetra , shpenzime per veshje dhe plazhe, nafte e mirembajtje makine, ineteresa kredije etj qe minimalisht per te blere nje shtepi (me kredi) me vlere 80.000 euro te duhen minimalisht 15-deri 20 vite.
      Tani na i shpjegon dot ti si jane blere nga 4 apartamente, truall e makina, e qe po ti shikosh jeten qe bejne gjyqtaret e prokuroret me makina luksoze, shtepi e qejfe jashte shtetit, bizhuteri etj nuk u mjaftojne jo 20 vite por as 200 vite per te bere nje jete dhe akumuluar pasuri te tilla, vecse nqs u ka rene lloto te gjitheve dhe ua kane bere dhurata njerzit “e dashur”.
      Nga cili planet ke zbritur ti or mik?

      Reply to this comment
  3. Adih December 14, 20:01

    GURI I NAIMIT D….PSE NUK TREGON AI PROKURORI ;SE SA PARA ;KA LENE ;;PER TE FITUAR ATO SHUMA :NE BIXHOZ:????!!!!
    Llogjika e juaj eshte , si ti thuash derrit daje..
    TURP .Sinqerisht me vjen turp ,nga ky nivel?????!!!!

    Reply to this comment
  4. Arber December 14, 20:14

    Une jam i mendimit qe kandidatet te pyeten : “A do t’i hetoni 3 peshkaqenet e medhenj, apo jo?” Se per peshqit e dime qe do te hetohen dhe do te daalin pa faj.

    Reply to this comment
  5. Arben December 14, 21:27

    PERSE PO KERKOJNE GJE NJEREZ TE VARFER

    PER PROKUROR, PATJETER.

    TALLNI BYTHEN ME KETE POPULL.

    JU JENI HAJDUTA PER VETE, POPULLI QORR

    PRET TE ZGJIDHNI PROKUROR TE NDERSHEM.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  6. FORSTER December 15, 00:04

    Me nji fjale po te zjidhen keta “prokurore”ne rrangun e prokurorit te pergjithshem ,ne si popull Iju themi :O hajdut kape ,”hajdutin”dhe ai na pergjigjet:une e kam kapur por ai s’me leshon.

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 December 15, 09:35

    “Artur Selmani i Prokurorisë së Përgjithshme 10 mijë dollarë prokurori i ka fituar në baste sportive në 3 raste.”
    unë nuk e kuptoj si ka paturpësinë të deklarojë se luan bixhoz një prokuror,bile i prokurorisë së përgithëshme!!
    kush vë baste ka përparësinë të jetë i kërcënushëm!një njeri i tillë është i mvarur nga bastet dhe këthehet në subjekt të bandave kriminale!!
    përzgjedhja,ose vërtingu si e quani ju,në një nga pikat e saj duhe të ketë dhe pyetjen nëse personi vë baste,luan bixhoz!!

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 December 15, 09:39

    më i pastri duket i pari!
    më i pishti duket bixhozxhiu që duhet të pushohet menjëherë nga puna!!
    ky të merr në qaf kur të duash!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*