Patatinat, e vërteta e hidhur pas produktit të preferuar nga fëmijët

Redaksia Online April 13, 2013 16:13

Patatinat, e vërteta e hidhur pas produktit të preferuar nga fëmijët

Përveçse bomba kalorike, patatinat mund të jenë edhe të dëmshme për shëndetin. Ekspertët e lidhin konsumin e tepërt të tyre edhe me problemet e zhvillimit te bebet e palindura endem hiperaktivitetin apo edhe rrezikun e kancerit tek të rriturit.

Shoqërueset e shijshme të pasditeve apo mbrëmjeve para televizorit përmbajnë në yndyrë, kripë dhe sheqer në sasi të mëdha. Por një studim i kryer në Britani nxori se të hash një pako patatina në ditë është njësoj sikur të kesh konsumuar pesë litra vaj në një vit.

Pas ambalazhit plot ngjyra dhe joshës sidomos për fëmijët fshihet një produkt jo i shëndetshëm, nga i cili mund të bëhemi të varur.

Kështu shprehet Michael Moss në librin “Kripa, sheqeri, yndyra. Si na mashtrojnë gjigantët e ushqimit”.

Kombinimi i kripës, sheqerit, yndyrës dhe kërcitjes në gojë është mënyra më e mirë për të ngjallur dëshirën në tru / Përgatiti: Gazmira Sokoli.   

Redaksia Online April 13, 2013 16:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*