Patos-Marinzë, raporti i ISHP: Banorët në rrezik për jetën

July 15, 2018 17:44

Patos-Marinzë, raporti i ISHP: Banorët në rrezik për jetën

Banorët e Patoz-Marinzës në Fier janë në rrezik të vazhdueshëm për jetën.

Top Channel shkruan se në këtë zonë naftëmbajtëse prej 160 km katror, janë hapur 2000 puse nafte.

Numërohen gjithsej 2279 banorë dhe 417 familje.

Pas shpërthimit të një pusi në datë 1 prill të vitit 1015, për herë të parë janë publikuar të dhënat e një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pasi u bënë analizat laboratorike në gjak dhe urinë, tek banorët rezultoi se ata kanë nivele të larta fenoli në gjak.

“ Tek individi që nuk është pjesë e punës në këtë industri, niveli i fenolit duhet të jetë zero. Mua më ka rënë në sy nxënësja 13-vjeçare, e cila e ka 158 nivelin e fenolit”, thotë Elida Mataj, specialiste e ISHP-së.

Studimi tregon se në këtë zonë çlirohet 115 ton gaz sulfurik në atmosferë, çka bën që të lindin fëmijë me keqformime kongenitale.

Në 301 foshnje të lindura gjatë vitit 2015, 8 prej tyre kanë lindur me probleme në zhvillimin psikomotor.

Ndërkohë që, janë konstatuar edhe sëmundje të shtuara tek banorët, deri tek ato kancerogjene.

Instituti i Shëndetit Publik pritet të investigojë edhe tek produktet që prodhohen në këtë zonë, të cilat konsumohen dhe tregtohen nga vetë banorët.

s.a/dita

 

July 15, 2018 17:44
Komento

1 Koment

  1. Shtet Kurvash ,qe vret qytetaret e vet qysh per 28-vjet July 15, 19:21

    Dilni perpara Kryeministrise ose verini flaken Bankier putanes mafiozeve te botes
    po ju marrin pasurine e tokes dhe ju vrasin ,

    edhe ne shkretetire beduinet ja arriten te behen sheika

    ju rrini si m.t e prisni vdekjen . po nuk reaguat te vrisni edhe ju s’fitoni asnji te drejte kurr .
    kjo politike putane e kanibalesh njef vetem plumbin
    qe te kthej rruge .
    Mjerishte ky eshte realiteti .
    i vjedhin pasurine e nentokes dhe i helmojn !
    Ky eshte Gjenocid !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim