Patozi i përvishet Bashës: Thasët me euro dhe shitja e mandateve

March 6, 2018 18:52

Patozi i përvishet Bashës: Thasët me euro dhe shitja e mandateve

Lulzim Basha reagoi sot për herë të parë lidhur me zërat se Astrit Patozi dhe politikanë të tjerë të larguar nga Partia Demokratike mund të themelojnë një forcë të re politike.

Basha tha se çdokush është i mirëpritur të bashkohet në PD, por duke u distancuar nga krimi.

Reagimi i Astrit Patozit është sa i papritur aq edhe i ashpër. Patozi pyet Bashën se nëse “distancimi nga krimi” është kushti për të “jetuar nën një çati”, a duhet të distancohen nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin”.

Postimi i plotë

“Mos kërko kaq pak, Lulzim!

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.

Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbushim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?

Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.

Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.

E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë.

Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.

Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme.

Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të tu.

I yti Astrit Patozi

o.j/dita

March 6, 2018 18:52
Komento

13 Komente

  1. Koba March 6, 19:02

    O Z.Astrit lexo romanin e Hans Falades:DUHEJ LUFTUAR NDRYSHE., mos bej pamflete.E keqja ma e madhe eshte Vete Sali Vucidoli .Se Lulka eshte nje Marionete ne duart e Tij..Pra mblidh mendjen dhe fillo luften si duhet.

    Reply to this comment
  2. NJE POPULL March 6, 19:32

    E keni gabim, z Patozi, nuk mund te ndodhin keto gjera ne partine e vlerave demokratike , dhe aq me teper me nje kryetar vizionar ,dhe me perfaqesues te denje te popullit qe me aktivitetin e tyre sidomos ne parlament , po ja ngrene vlerat kesaj partie qe ju ne nje fare menyre, me te pa drejte po e njollosni .

    Reply to this comment
  3. jAm i Bindur se Patozi fiton cdo sfide kunder sharlatanit lylsuma March 6, 19:47

    lulit ka me ju marr goja para Patozit .

    Me mir Patozi se ky kurva serbe

    Reply to this comment
  4. TROPOJANI March 6, 20:32

    O ASTRITO !!! A I NJEF TROPOJANET MIRE TI APO ???
    A E DI QE MUND TE BEJNE GJITHSHKA PER PUSHTET ??
    LULI ESHTE NJE MARIONETTE E GITES DHE ZENIT.
    KUR QE KRYETAR BASHKIE AS CICIN NUK BENTE PA URDHER TE ZENIT.FORMOJE ATE PARTINE TENDE PO U FUT ZENI NE BIRUCE JO ME PARE.

    Reply to this comment
  5. Z/K March 6, 21:22

    Teper e pa besushme.Mbas nji cerek shekullit dalin sheshit nga brenda stomakut te krijejses P.Demokratike turli pislleqesh qe nen emrin Demokraci me ne fitojne te gjithe paskeshin shite e bler mandate,korrupsion me Tendera,thase me euro enji mije e nji te zezat e krimit e te korrupsionit.E shume s hume te tjera që mund të mos më vijë ndërmend tani.Ah si nuk u krijue kjo Republika e re.Pa do te kishin dalur ne selamet me hapje liber te ri llogaritjesh.
    Yxhym mbi njeritjetrin Krueshi kryet e nxjerrshi trut ne cafre derengjejet keni perfundu.

    Reply to this comment
  6. demo March 7, 05:14

    PD u formua me rrugace te hurit e te litarit,burgaxhij ordinere,hajdute xhepash nen burine e Sali Berishes dhe Azem Hajdarit(Do te doja ti quaja kriminele,por nuk i kishte lene usta enveri te beheshin kriminele,sepse ja kishte vene prangat qe ne fazen e hajdutllukut).Kriminele,biznesmene,drogmene i beri Sali Berisha.Per cfare ankohet Astrit Patozi,sikur po zbret nga Marsi dhe nuk i ka njohur militantet e Mamurrasit,Shijakut,Bathores,Kamzes,,nuk ka degjuar per vrasjet e Tropojes,eleminimet pas shpine brenda PD.Rri Patoz,,mos hap tefteret se je gjalle.

    Reply to this comment
  7. sokol March 7, 05:36

    E pate Edhe pd.mori funde .ska me’ oppzitare.
    Monizmi me mire.
    Te gjith jemi per nje rruge socializem.
    Me mire nje parti.
    Muart vesh o shqiptare

    Reply to this comment
  8. fteri March 7, 07:06

    E ke marr serjozisht misionin e udhëheqësit të PD-së ?
    A’ je i vendosur për dyluftim me Lulin ?
    shpatën a’e ke gati e të mprehur mirë ?
    Më parë duhet duhet të vrasësh dy armiq,
    njëherësh :
    Me një të goditur Saliun dhe Lulin !
    Astrit, ti qërosh të dy njëherësh !…

    Revulicini me dy mendje është i humbur ,
    Po ja fillove ajo kërkon të ecësh vendosmëri ,
    vendosmëria është ar, vlen sa gjysma e betejës.
    OSE,OSE !
    Merr kitaren dhe bjeri i shoqëruar me një gotë verë !

    Reply to this comment
  9. fteri March 7, 07:09

    E ke marr serjozisht misionin e udhëheqësit të PD-së ?
    A’ je i vendosur për dyluftim me Lulin ?
    shpatën a’e ke gati e të mprehur mirë ?
    Më parë duhet duhet të vrasësh dy armiq,
    njëherësh :
    Me një të goditur Saliun dhe Lulin !
    Astrit, ti qërosh të dy njëherësh !…

    Revulicini me dy mendje është i humbur ,
    Po ja fillove ajo kërkon të ecësh me vendosmëri ,
    vendosmëria është ar, vlen sa gjysma e betejës.
    OSE,OSE !
    Merr kitaren dhe një melodi i shoqëruar me një gotë verë !

    Reply to this comment
  10. sypeshkaqeni March 7, 08:51

    kur e mesoi patoz llozi se luli ka euro me thas,qe mer % nga pallatet,qe kunati e ka pd si shtepin e tij.
    pse ka hesht deri tani apo nuk e linte krimineli sali te fliste.
    tani do te krahasoj pasurin e lulit me te tijen,xheloz se ka vjedh me shume.
    prokuroret rrijne e veshtrojne.

    Reply to this comment
  11. Arben March 7, 12:36

    Ti ku ishe o Astrit, kur beheshin keto pune,

    apo ne ate kohe, te hidhej edhe ty ndonje kocke

    e rrije urte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*