Patozi: Mbroj gjithçka kam thënë për zgjedhjen e Bashës kryetar

May 16, 2014 20:03

Patozi: Mbroj gjithçka kam thënë për zgjedhjen e Bashës kryetar

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, në një intervistë në emision “Fakt” të gazetarit Çim Peka, ka folur për aksionin opozitar dhe detyrën që ka opozita për të qenë e ashpër kundër qeverisë. Ai thotë se Rama ka përgjegjësi si kryeministër ta ndalë këtë valë trafiku, edhe pse beson që Rama nuk është i përfshirë pesonalishtë në këtë trafik. Ai thotë se nuk i heq asnjë presje krtikave që i ka bërë procesit që nxori në krye të PD Lulzim Bashën, por pret që ky i fundit si kryetar partie të dëshmojë personalitetin e tij politik.

A ka motiv opozita pas këtyre akuzave për të kërkuar realisht dorëheqjen e qeverisë vetëm tetë muaj pasi ka ikur nga qeveria?

Një opozitës është në të drejtën e saj legjitime që të fillojë protestën që në ditën e rënies së saj nga pushteti. Opozita e ka detyrim që të udhëheq një pakënaqësi popullore, e cila nuk mund të jetë ndryshe përsa kohë që në Shqipëri sot ekziston dilema që po shendohemi ne dita ditës në një Kolumbi të Europës apo jo. Dhe përsa kohë që qeveria na ka dhënë shumë prova që situata e rendit në këtë vend është dramatike dhe që të gjitha llojet e trafiqeve nga Shqipëria në drejtim të brigjeve fqinje, nga ajri, deti dhe toka janë tashmë realitet opozita e ka detyrim të udhëheq një pakënaqësi në rritje të popullit të vet. Ne jemi në të drejtën tonë, sigurisht që nuk është shumë komforte për një opozitë që në muajin e nëntë të kërkoj dorëheqjen e kryeministrit por nuk ka pasur një projekt të PD-së as afatgjatë as afatmesëm dhe as afatrshkurtër që të ndodhet në këtë situatë. Në kemi pasur një reagim të detyrueshëm. Të ndodhur në rrethana të jashtëzakonshme kemi marr vendime të jashtëzakonshme. Kjo është e vërteta dhe besoj se opozita sot me gjithë ringritjen e saj të përditshme me gjithë ripërtëritjes e saj që pritet të ndodh shumë shpejt opozita është prapë më e vogël sesa populli i pakënaqur nga kjo qeveri. Të mbetemi tek çështja kardinale që është çështja e trafikut të drogës. Kam parë kryeministrin në tre pamje, dy herë si komik dhe një herë si tragjik. Pra e kam parë në parlament kur tha se çështja e avionëve të drogës është dizifektim mushkonjash. E pashë dje kur tha se ai ishte gati të bënte të gjitha llojet e testeve dhe ishte gati të shkonte në prokurori për të treguar se nuk ka gisht në trafikun e drogës dhe sigurisht e kam parë dhe në atë pamje tjetër, dill të verdh ku i përgjërohej popullit të tij por edhe opozitës ndoshta që ta besonte se ai nuk kishte lidhje me trafikun drogës. Është qesharake dhe nuk ka situatë më komike se për një kryeministër i cili kërkon që t’ia dimë për nder apo t’ia njohim si meritë faktin që ai vetë nuk merret me trafik droge a thua se treçereku i kryeministrave në botë merren me trafik droge dhe ky i joni që nuk merret duhet t’ia njohim si avantazh. Kjo është jashtë çdo logjike. Kryeministri nuk tha që ky vend të mos jetë transit i narkotrafikut që po bëhet dita ditës, por tha që unë vetë nuk merrem me drogë. Përsa kohë që kryeministri e fsheh të vërtetët përsa kohë që ai thotë që nuk ekziston, opozita është në të drejtën e saj që të dyshoj dhe opozita sigurisht e ka detyrim të dyshoj, është votuar që të mos e besoj qeverinë, mos e besoj kryeministrin. Përderisa ti thua që nuk ekziston dhe të bie avioni i Riformatos, një javë pasi ti ke thënë që ka vetëm avion që dizifektojnë mushkonjat do të thotë ti fsheh diçka dhe në çastin që ti fsheh diçka unë kam të gjithë të drejtën që të dyshoj sepse ndoshta jo ti vet por segmente të qeverisë tënde apo segmente të forcave të rendit janë të implikuara në trafikun e drogës. Dikush duke bërë sikur nuk sheh, dikush duke shoqëruar trafikantët, dikush duke i hap portin, dikush aeroportin e kështu me radhë.

Kur ju akuzoni zotin Rama për trafik droge apo për drejtim të trafikut të drogës, është një akuzë politike sepse ai është i paaftë të menaxhojë shtetin dhe të ndal trafikun apo është një akuzë personale se ai me grupe të caktuara kriminale le të themi bashkëpunon, i lejon të veprojnë. Akuza është politike apo personale?

Nuk mund ti ndajmë të dy gjërat. Së pari kryeministri mban përgjegjësi sesi menaxhon postin e tij. Pra në rast se Shqipëria është kthyer në një vend ku bëjnë qejf trafikantët e drogës edhe sikur asnjë segment i shtetit të mos jetë i përfshirë, kryeministri duhet të largohet sepse është i paaftë se do të thotë që vendi është jashtë kontrollit, pra që qeveria nuk kontrollon as hapësirën ajrore, as tokësore dhe as detin. Pra në këtë rast kryeministri është i paaftë dhe qeveria e tij është e paaftë dhe për këtë arsye duhet të largohet. Kjo është pjesë edhe politike edhe logjike. Pra me një logjikë normale edhe njerëzit që nuk merren me politikë presin nga kryeministri i tyre që fëmijët që ata rrisin të mos jenë nën ethet e trafikut të drogës sepse këtu në rast se legjitimohet dhe zyrtarizohet që Shqipëria është dispeçere e drogës ndërkombëtare do të thotë që të gjithë fëmijët e atyre një milionë shuplakave janë në rrezik sepse droga i sjell të gjitha me vete, sjell vrasjen, dhunën, përdhunimin dhe gjithçka tjetër. Në këtë rast kryeministri edhe sikur të mos jetë fare në dijeni edhe sikur qeveria të mos të ketë gisht duhet të largohet për paaftësi. Unë kam të drejtën të dyshoj si opozitë dhe si opinion publik. Unë nuk kam prova dhe nuk mendoj që Edi Rama është i përfshirë tek skandali i avionit të Reformatos.

Keni qenë kryetar i grupit parlamentar të PD-së deri në momentin që dhatë dorëheqjen. A keni një gjykim mbi mënyrën si funksion grupi parlamentar i PD-së?

Ne nuk them që jemi të përkryer, PD ka defektet e veta përshkak se ne erdhëm nga një humbe e thellë e pa menduar prej nesh por edhe nga kundërshtari dhe në këtë gjendje traumatike ne jemi ringritur më shpejtë nga seç mund të mendonin kundërshtarët tanë në radhë të parë. Grupi ynë parlamentar është një lloj pasqyre e përjavshme apo e përditshme e aksionit politik të opozitës. Mendoj se grupi parlamentar kompativitetin, të qenit luftarak e ka me shumicë. Mund të ketë edhe ndonjë moment që mund ta kishte menaxhuar edhe më mirë por gjithsesi është një grup që funksionon dhe që bën betejë parlamentare dhe që ka kthyer vëmendjen e opinionit publik tek institucioni i opozitës dhe kjo nuk është pak. Ne kemi kthyer opinionin publik tek opozita, pra njerëzit ditën e enjte i kanë sytë se çfarë themi ne dhe si përgjigjet kundërshtari.

Kur thoni rritje në çfarë mase? Kjo rritje vjen përshkak të gabimeve të qeverisë, vjen në bazë të një analize që ju keni bërë?

Ne marrim meritë për atë që bëjmë vetë jo për atë që bën keq qeveria se po të qe për atë punë ne do të ishim dyfish më të fortë sot, sepse nëse do të merrnim atë që humb qeveria do të ishim dyfish më të fortë dhe do ishim gati për tu rikthyer në pushtet sepse gafat, skandalet dhe keqqeverisja është në përmasa të frikshme dhe kur thashë që në parlament, ndihet opozita me gjithë defektet që mund të ketë është shumë më e motivuar dhe luftarake sesa pala tjetër e cila ka ministra që heshtin ose flasin vetëm kur u vjen mesazhi, shumë rrallë, dhe ka shumica e heshtur e grupit parlamentar që është goxha i madh te PS me disa përjashtime shumë të rralla që në një farë mënyre janë kthyer në superpersonazhe.

A jeni i kënaqur me cilësinë që ka grupi parlamentar i PD-së dhe a mendon se funksionon një lloj dualizmi i panevojshëm ku kryetar grupi de juro është zoti Paloka por de fakto është zoti Berisha?

Nuk jam i kënaqur asnjë herë me atë që bën grupi parlamentar i PD-së dhe këtë e kam thënë edhe kur isha kryetar i këtij grupi. Nga forca ime politike pretendoj gjithmonë më shumë.

A ja ul grintën dhe cilësinë fakti që zoti Berisha është aq aktiv?

Zoti Berisha është një politika i një kalibri të gjithë pranuar. Është njeriu që i ka dhënë tonin politikës për 23 vjet rresht dhe në politik aktive, si në pushtet dhe në opozitë.

Keni qenë në korrik të vitit 2013 kundër zgjedhjes së zotit Basha si kryetar i PD-së, por sot flisni për një PD që po performon mirë në parlament. Jeni bërë pishman që nuk e mbështetët zotin Basha?

Unë nuk kam thënë kurrë që nuk kam mbështetur zotin Basha dhe nuk kam thënë kurrë që kam mbështetur dikë tjetër. Kjo është e vërteta. Kam kundërshtuar procesin dhe nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Zotin Basha e kam dashur që ditën e parë dhe do ta dua deri ditën e fundit që do të jetë kryetar i partisë time. E kam dashur, si ish-ministër, si kryetar bashkie, si koleg. Zgjedhjen e zotit Basha nuk e kam vënë asnjë herë në dyshim që është legjitime.

A ka gabime të zotit Basha në drejtimin e PD-së në këto 8 muaj?

Zoti Basha më shumë se kushdo tjetër është në provë. Është shumë më tepër në provë sesa Rama në qeveri. Sepse Edi Rama ka provuar për shumë vite të jetë udhëheqësi i PS-së dhe ishte normalitet që u bë kryeministër. Zoti Basha është më tepër në provë sepse ka një eksperiencë fare të re dhe të papritur nuk është se erdhi si një projekt i paracaktuar. Është në provë sepse është një eksperiencë e re, partia që ai drejton vjen pas një rezultati jo të këndshëm dhe është në një linjë normale të rritjes së tij si lider politik.

A i plotëson zoti Basha pritshmëritë tuaja në këto tetë muaj?

Zoti Basha po bën ato që duhet në këto muaj, po sigurisht do të kemi më shumë mundësi për ta gjykuar rezultatin e projektit të tij. Kemi nevojë edhe për disa prova të tjera për të thënë një gjykim më të plotë për mënyrën sesi ka drejtuar zoti Basha.

May 16, 2014 20:03
Komento

2 Komente

  1. Temo May 16, 20:58

    Eh,mor Z.Patozi,por nuk na the asnje arsyje te humbjes se PD-se,per vjedhjet dhe krimet qe kan bere idhujt e tu BERISHA-BASHA,te cilet udhehiqen nga lobi SERB,por i turresh Rames per drogen qe u mboll,u korr,paketua dhe ne Lazaratin PD-ist.Por ti je nje llapaqen qe di vetem te mbash fjalime,se elbete ke qene gazetar i RD dhe me qense shaje shume opoziten,qeverin e majt,u ngrite lart.Dhe pasi u vra Olldashi nga ata qe mburr ti,tashme u ben hosana eproreve te tu qe i kan bere gjemen ketij vendi ne keto 23 vite.Por ju nuk keni turp,ate e keni ngren me buk qe ne ’97,’98,2 prillin,Gerdcin,21 janarin,vrasjet e Hajdarit,Xhindit,R.Hoxhes,Trebickes.Per eproret e tu te rrojne gjykatat se do te ishin ne burg me kohe.Jan edhe arsyje te tjera qe u dha 1 mil.shuplaka me 23 qershor.Ju jeni te pandreqshem dhe ky popull nuk do shikoi nje dite te mire nga ju,pasi jeni turpi i kombit

    Reply to this comment
  2. Neser May 16, 21:30

    Bajge me ngjyre blu.Ti s je kriminel por hyn tek njerezit e poshter qe dhe gruan e spiunon per partine e qelbur demokratike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim