Patozi mesazh demokratëve: Nuk kemi askënd për të humbur!

July 2, 2017 09:16

Patozi mesazh demokratëve: Nuk kemi askënd për të humbur!

 

Pasi deklaroi se ishte gati të merrte në dorë “frenat” e PD dhe renditi gjashtë kushtet që do e bënin të mundur, deputeti Astrit Patozi ka një tjetër mesazh tjetër për gjithë demokratët.

Duke falenderuar mbështetësit, ligjvënësi demokrat shkruan në Facebook se zgjodhi të garojë vetëm se beson që partia duhet ringritur dhe bashkuar, por që të bëhet kjo, ai thotë se nuk duhet humbur askush brenda saj.

“Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike”, thekson Patozi.

ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR

Të nderuar miq,

Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin.

Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë:

Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. NUK KEMI ASKËND PER TË HUMBUR, DHE DUHET TË MARRIM GJITHËKËND PËR TË FITUAR.

Me shumë respekt dhe konsideratë ASTRIT PATOZI

 

July 2, 2017 09:16
Komento

3 Komente

  1. intelektuali July 2, 09:40

    O Patozi deputeti i Vores se Gerdecit,

    Po PD-ja enveriste e Sali VARKARIT e ka humbur davane qe kur zgjodhi ne krye te Partise nje spiun te Sigurimit te Shtetit, qe ishte pjella origjinale e Enver Hoxhes, qe e kishte zdrypur nga Bjeshket e Nemuna per ta stervitur ne palestrat e Sigurimit si nje besnik te Partise se Punes dhe per ta bere mjek spiun te Bllokut dhe ta ngjiste si pulle postale nga pas Hysni Kapos more mavri katundar dru me pre.

    PO GERDECIN E HARROVE O PATOZ DEPUTETI?

    Po pse nuk fole atehere more mavri, kur Saliu&Son groposi ne Gerdec 26 njerez dhe femije te pafajshem ne firmen e tij kriminale nga lakmia per te bere LEKA si nje kulceder komuniste? Perkundrazi atehere ti mbureshe se Gerdeci votoi perseri per Saliun dhe per ty pa piken e turpit te deputetit properendimor qe aspiron bashkimin me BE-me antikomuniste dhe demokratike. Te pakten Presidenti Bamir Topi u fsheh si SKUTH poshte krevatit ku ja kishte futur me gjume dhe deklaroi se nuk e dinte se ku bie ne harten e Botes Gerdeci, ne vend qe t’i kerkonte Bushit dhe Mafiozeve te tij te pakten demshperblime te majme per gerdecaret, njashtu sic kane bre Presidente te tjere ne raste shume me te lehta.

    PO TI CFARE BERE PER GERDECIN O PATOZ MAVRIA?

    prandaj:

    Mos fol per Eduard Selamin qe nuk eshte kandidatura me e duhur, se ti je kandidatura me e shpifur qe njeh Historia e Shqypnise dhe e Botes per nje Kryetar Partie.

    Reply to this comment
  2. Boston July 2, 14:53

    Sahan lepiresi I Saliut, nuk mund te ndrushoje asgje ne PD. Ai nuk ka forcen dhe moralin e duhur.

    Reply to this comment
  3. Adri July 2, 15:18

    Nuk e di kush ju mbeshtet ju ,e nga kush merrni mesazhe por njoh mijera e mijera qe jane kunder jush.Veshtire te behesh kryetar i pd kur gjate fushates elektorale ju grupi anti -Basha thuret kurthe dhe intriga kunder PD ju bete fushate qe Pd te humb pasi etja per pushtet e para jua qerroj syte e ballit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*