Patozi paralajmëron Bashën: Nuk ke për ta gëzuar fitoren me vota të vjedhura

July 27, 2017 17:01

Patozi paralajmëron Bashën: Nuk ke për ta gëzuar fitoren me vota të vjedhura

Kritiku i Lulzim Bashës, Astrit Patozi vijon akuzat e tij ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Patozi shprehet se Basha i vodhi zgjedhjet e 22 Korrikut, ndërsa e paralajmëron hapur kur shprehet se “kushdo që ka fituar duke manipuluar votat, nuk e ka gëzuar fitoren”.

E duke vijuar akuzat, Patozi thotë: “Janë tashmë të provuara rastet e rënda të Vlorës, Korçës dhe Durrësit, ku rezulton se janë hedhur ne kuti më shumë se dyfishi i fletëve të atyre që kanë shkuar të votojnë”

STATUSI I PLOTE

ASKUSH NUK E KA GËZUAR MANIPULIMIN E VOTËS
Manipulimet dhe deformimet flagrante të votës nuk i ka gezuar askush në Shqipëri. Në të gjitha llojet e zgjedhjeve. Si kur kemi qenë ne në pushtet, ashtu edhe kur kanë “fituar” socialistët.

E kujtova këtë histori, pasi shoh se Lulzim Basha po përpiqet më kot ta lërë të harrohet farsën e 22 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Janë tashmë të provuara rastet e rënda të Vlorës, Korçës dhe Durrësit, ku rezulton se janë hedhur ne kuti më shumë se dyfishi i fletëve të atyre që kanë shkuar të votojnë. Por këto nuk kanë qenë raste të izoluara, sepse ajo ka qenë epidemi kombetare.

Të kërkosh ta fshehësh këtë flamë me iluzionin se shqiptarët janë me pushime dhe nuk e kanë shumë mendjen tani, është teprim i madh. Sepse opozita nuk mund të jetë në asnjë rast me pushime. Nuk e ka këtë luks. Me vakanca le të shkojë qeveria, por ndoshta edhe ata që e ndihmuan Edi Ramën që të jetë sot politikani më i relaksuar, megjithëse ka qeverisur shumë keq.

Në këtë përpjekje të dëshpëruar për të fshehur kokën në rërë nuk ndihmon as protagonizmi i Jeminit. Madje, ai bën të kundërtën, i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit.

Jo thjesht për cilesinë e ligjërimit, sepse ajo nuk habit askënd dhe ka pak rëndësi. Fakti që ai ka qenë njësoj si dikush tjetër nxënës i mirë në fillore apo që dikush nga ne nuk paska qarë sa duhet kur atë e hoqën nga lista e 2013-ës, nuk e bëjnë më të mirë farsën e 22 korrikut.

Dikush duhet t’i thotë Jeminit se gjyqtari nuk flet asnjëherë, nese do që ndeshja të mos quhet e trukuar. Dhe ai nuk ishte gjyqtar i thjeshtë, por kryegjyqtar i Lulzim Bashës. Fakti që ai mendon se duke sulmuar kritikët e kryetarit po hap kutinë e zezë të Partisë Demokratike, është mjerimi dhe faqja e zezë e Lulzim Bashës dhe e gjithë procesit farsë të 22 korrikut.

Dhe është gjithashtu një arsye më shumë se përse demokratët e nëpërkëmbur e kanë detyrim që të ngrihen e të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Vetëm gara reale sjell bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. Kjo ka për të ndodhur shpejt.

July 27, 2017 17:01
Komento

4 Komente

  1. demo July 27, 19:02

    Ketu rri!Tek kutia e zeze e Partise Demokratike.Juve ju eshte rrezuar avioni dhe duhet te shikoni kutite e zeza.Ato zene fill me Sali Berishen,me perjashtimin e Mocionisteve nga Partia,me vrasjet e SHIK,me grabitjen e pasurise kombetare,me grabitjen e fajdeve,me grabitjen e zgjedhjeve ,me luften civile e deri tek vrasjet ne bulevard.Kete ta beni per MEA CULPA,se pushtet nuk merrni me ju.Aq sa ringrihet nje avion i rrezuar,qe eshte katandisur tek kutite e zeza.

    Reply to this comment
  2. Demokrat i sfilitur... July 27, 19:22

    Akoma me “dyshime” per manipulime ju z.Patozi ? Po manipulimi u be i qarte qysh pa filluar votimi, o zoteri.

    – Kush eshte ai sylesh qe beson se PD ka rreth njeqind mije anetare te vertete ?

    – Si mund te quhen qefseret dhe hajdaret e Bathores anetare partie, kur ata refuzojne ate me minimalen, pagesen e koutave te anetaresise ?

    – Si ka mundesi te flitet per zgjedhje te ndershme brenda partise suaj, kur kryetari “de juro” ua mbajti te fshehur listen e anetaresise, dhe nuk pranoi t’ua bente te njohur, si detyrim i tij perkundrejt kontrollit te brendshem?

    Jepi duart sa me shpejt cetes PiDi zoti.Astrit, se ajo tashme gjendet ne buze te gremines. Nje ultimatum nga “lart”, dhe e merrni vesh mire se sa shpejt behet e paligjshme dhe shkrihet pa i mbetur as nam e as nishan.

    Me Lül 21-shin ne krye, protagonistin e “Rruges se Korbit”, sovrani ka per tu dhene cdo kater vite vetem kartonin e kuq. Per kete te jeni te sigurte.

    Pse nuk jep si burrat doreheqjen, zoti Patozi?

    Seriozisht e kam, pse nuk kontakton “Ramen se 1-re te Surrelit”, se kushedi ndoshta i prishet mendja dhe ju ben ndonje oferte speciale? 😉

    Reply to this comment
  3. * July 27, 19:23

    Ende pa komente? Ver8 ?

    Reply to this comment
  4. lili July 28, 12:12

    demokratet e vertete kane vetem nje detyrim :te ikin sa ma shpejt nga kjo parti bije e PPSHse edhe te shkojne tek partite historikisht te Djathta, me vlera te djathta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*